Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Energjia, 3-4 herë më e lartë në tregun e lirë, rekordi në nëntor

3 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Energjia, 3-4 herë më e lartë në tregun e lirë, rekordi në nëntor

Çmimet e energjisë në tregun e lirë kanë arritur nivele rekord të larta të paimagjinuara ndonjëherë për bizneset, por edhe kompanitë publike të sektorit. Deri më tani, rekordin e mban muaji nëntor i vitit të shkuar, kur çmimi i një kilovat/orë ishte 38.73 lekë.

Dhjetori ka rezultuar me një ulje të lehtë çmimi, i cili rezulton të jetë pak më shumë se 33 lekë/kwh. Këto janë tarifat me të cilat Furnizuesi i Mundësisë së Fundit (FMF) furnizoi kompanitë që kanë detyrimin e daljes në tregun e lirë (të lidhura në 35 kilovolt) dhe nuk kanë gjetur furnizues. Bëhet fjalë kryesisht për kompani publike që ofrojnë shërbime të rëndësishme dhe për të cilat FMF është e detyruar t’i mbajë në rrjetin e saj, por duke u faturuar me çmime tregu.

Çmimet me të cilat po blihet energjia sot janë të paktën 3-4 herë më të larta se çmimet me të cilat furnizohen, si bizneset në tregun e lirë, edhe ato në tregun e rregulluar. Në tregun e lirë janë subjektet që kanë tensionin 110 kv dhe janë shkëputur shumë vite më parë, ndërsa nga viti 2018 në këtë treg janë bizneset e lidhur në tension 35 kilovolt.

Bizneset e radhës, që do të përballen me çmime më të larta sesa kur ishin në tregun e rregulluar, janë ata të lidhur në tension të mesëm, për të cilët qeveria vendosi shtyrjen e liberalizimit deri në qershor, në mënyrë që t’i mbrojë me një çmim më preferencial.

Pas një tryeze me përfaqësuesit e shoqatave, qeveria vendosi që deri në qershor, bizneset e lidhur në tension 20,10,6 kv të furnizohen nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) me një çmim më të ulët sesa ai i tregut të lirë, por më i lartë gjithsesi se tregu i rregulluar.

Modeli që do të funksionojë, sipas OSHEE, është shkrirja e çmimit me të cilin sigurohet energjia nga KESH për këtë grup biznesesh, së bashku me çmimin me të cilën sigurohet diferenca në tregun e lirë. Sipas përfaqësuesve të OSHEE, kjo do të japë një çmim prej 18-22 lekë/kwh, që është sa gjysma e atij me të cilin u sigurua energjia në nëntor.

Nëse çmimet do të pësojnë ulje, atëherë pas qershorit qeveria do të vijojë negociatat me bizneset për liberalizimin dhe daljen përfundimtare të këtyre bizneseve në treg.

Nëse këta të fundit nuk gjejnë furnizues, atëherë FMF do të sigurojë energjinë edhe për ta përmes një tarife që është miratuar nga Enti Rregullator i Energjisë (ERE) dhe që përfshin në të koston e energjisë së blerë në treg, kostot operative për procesin, tarifën e shpërndarjes si dhe një mazh minimal fitimi. Në çdo rast, aplikimi i kësaj formule ka në thelb dekurajimin e bizneseve për të qëndruar tek kompania publike, duke tentuar gjetjen e furnizuesve privatë.

ERE: 26 furnizues me të cilët bizneset mund të lidhin kontrata 

Bizneset në tregun e lirë, përveç alternativës që u ofrohet nga kompania publike, mund ta blejnë vetë energjinë te furnizuesit privatë në çdo moment që e shohin të arsyeshëm. Nëse nuk arrijnë të sigurojnë një kontratë, ata mund të qëndrojnë për dy vjet pranë Furnizuesit të Mundësisë së Fundit(pjesë e OSHEE Group).

Enti Rregullator i Energjisë, në kuadër të përparimit të liberalizimit me fazën e dytë, që përfshin 7420 subjekte, bëri të ditur pak kohë më parë se aktualisht janë të licencuara 26 kompani, si furnizues dhe me të cilat bizneset mund të marrin shërbimin.

Sa u takon atyre që do të preferojnë të qëndrojnë te FMF, ky i fundit do të blejë energjinë në tregun e lirë me çmimin që vendoset nga kërkesë-oferta dhe do t’i shtojë kësaj edhe një marzh fitimi, duke respektuar formulën që ka miratuar.

Viti i shkuar shënoi rekordin e çmimit me të cilën shtetit dhe bizneseve të liberalizuar u është dashur të sigurojnë energjinë elektrike, për shkak të përshkallëzimit të një krize globale në sektor, nxitur nga shumë faktorë. Aktualisht bizneset kanë blerë energji me kosto 38.7 lekë lekë/kwh.

Shumë prej bizneseve kanë shprehur shqetësim lidhur me kostot e larta të shkaktuara nga energjia, diçka që po reflektohet në koston e prodhimit, teksa numri i atyre që do të kenë këtë problem do të rritet. Gjasat janë që të gjithë këtë barrë ta mbajnë konsumatorët, të cilët do të paguajnë koston shtesë në produktin final që blejnë ndërkohë që janë paralajmëruar edhe mbyllje biznesesh, sidomos në disa sektorë ku konsumi është i lartë dhe goditja po vjen në disa kahe. Industri si ajo minerare po goditen fort edhe nga energjia.

Burimi: ERE

 

Platforma për Bursën Shqiptare të Energjisë (ALPEX) do të ofrohet nga një konsorcium grek

Procedura, e cila hasi një sërë “ngërçesh”, ka një kompani fituese, duke i hapur rrugë konkretizimit të një prej hallkave më të rëndësishme të sektorit.

Në faqen e Agjencisë së Prokurimit Publik (APP) është publikuar njoftimi, ku rezulton se me një ofertë prej 220 milionë lekësh, bashkimi i tre operatorëve nga shteti fqinj është fituesi. Mbyllja e procedurës rezulton më 13 dhjetor 2021, kur është bërë edhe njoftimi drejtuar konsorciumit.

Bëhet fjalë për kompanitë HELLENIC ENERGY EXCHANGE S.A (Bursa Greke e Energjisë), ENEX CLEARING HOUSE (Kompania për platformën e rakorim/likuidimit financiar) dhe HELLENIC EXCHANGES – ATHENS STOCK EXCHANGE S.A (Bursa e Titujve e Greqisë).

“Monitor” kontaktoi me përfaqësues të Bursës Shqiptare të Energjisë, të cilët konfirmuan se tashmë ka një kompani fituese, sikurse rezulton nga web-i i APP.

Ofruesi i shërbimit do t’i mundësojë ALPEX platformën e tregtimit të energjisë elektrike, e përshtatshme për t’u aksesuar në tregjet europiane në formën e rakordim/likuidimit financiar, menaxhimit të riskut. Po kështu do të asistojë në krijimin e një strukture më të përshtatshme, si dhe këshillimin mbi rregullat e tregtimit. Ofruesi i shërbimit do të garantojë që ALEPX, sipas modelit europian, të organizojë tregun e ditës në avancë dhe brenda së njëjtës ditë si fillim për tregun e Shqipërisë dhe më pas bashkimin e tregjeve Shqipëri-Kosovë.

Referuar termave të përcaktuar më herët në dokumentet e procedurës së prokurimit, kompania do të ketë në dispozicion 9 muaj kohë pas në nënshkrimit të kontratës për të bërë operacionale Bursën. Kjo do të thotë që, me shumë gjasa, nënshkrimi i kontratës, nëse respektohen afatet e paracaktuara në dokumente, të bëhet në fillim të shkurtit.

Nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve, Shqipëria do të ketë një bursë funksionale në nëntor të këtij viti. Bërja funksionale e Bursës është një hallkë shumë e rëndësishme e tregut të energjisë dhe e kërkuar me ngulm nga pjesëmarrësit potencialë të saj, ku bëjnë pjesë prodhuesit, furnizuesit apo bizneset në tregun e lirë. Ndikimi nënvizohet sidomos në aspektin e rritjes së konkurrencës, por edhe transparencës së çmimeve.

Me kërkesat që ALPEX ka përcaktuar në dokumentet e tenderit e bën Shqipërinë dhe Kosovën ndër vendet e para brenda Ballkanit Perëndimor që të kenë një treg të bashkuar, si dhe pas dy vitesh të kenë tregun brenda së njëjtës ditë të bashkuar.

Shqipëria dhe Kosova janë duke krijuar tregun e përbashkët të energjisë elektrike, në mënyrë të ngjashme me modelin e vendeve nordike.

“Ky treg i përbashkët do të jetë dy herë me i madh, si dhe me diversitet më të lartë në lidhje me natyrën e gjeneruesve të energjisë, duke sjellë më shumë likuiditet dhe tendencë për çmime sa më konkurruese, si rrjedhojë e ndërveprimit që do të kenë pjesëmarrësit në treg.

Kontratat dypalëshe të tregtimit të energjisë elektrike, të cilat pasqyrojnë realitetin e sotëm, do të kalojnë në një treg të organizuar të energjisë elektrike, ku palët nuk do ta njohin më njëra-tjetrën. ALPEX do të luajë rolin e palës qendrore, e cila do të lidhë transaksionet e pjesëmarrësve të tregut.

Tregtimi i energjisë nëpërmjet ALPEX garanton siguri dhe transparencë, duke shmangur manipulimin dhe çështjet e abuzimit të tregut, eliminon riskun e pagesave, rrit përfitimin socio-ekonomik të së gjithë shoqërisë (social welfare) si për shitësit, blerësit dhe konsumatorët, si dhe ul kostot e prodhimit për gjeneruesit dhe shfrytëzimin e kapaciteteve ndërkufitare” do të nënvizonin më herët përfaqësues të ALPEX të pyetur për ndikimin Bursës në sektor. /Monitor

Tags: biznesetenergjiaOSHEE

TË LIDHURA

Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë
Aktualitet

Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë

19:28 | 24/07/2025
16-vjeçari u mbyt në Lagunën e Patokut, polumbarë të RENEA-s dhe familjarë në kërkim të trupit të adoleshentit
Aktualitet

16-vjeçari u mbyt në Lagunën e Patokut, polumbarë të RENEA-s dhe familjarë në kërkim të trupit të adoleshentit

19:07 | 24/07/2025
Detaje nga krimi makabër në Fier/ Nëna pastroi trupin e bashkëshortit pasi e mbyti vajza me tel, shoqërohet nga policia
Aktualitet

Detaje nga krimi makabër në Fier/ Nëna pastroi trupin e bashkëshortit pasi e mbyti vajza me tel, shoqërohet nga policia

18:13 | 24/07/2025
Next Post
Diell dhe temperatura deri në 14 gradë

Diell dhe temperatura deri në 14 gradë

Euro e nis javën në rënie, shënon rekord të ri për 14 vitet e fundit

Rënie e lehtë e dollarit dhe euros/Njihuni me këmbimin valutor për sot

Basha: Bashkëpunim me Ramën, do të thotë të bëhesh ortak në vjedhje

Basha: Vendimi për Tahirin konfirmoi akuzat për kan*bizimin e vendit

JU REKOMANDOJMË

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

15:49 | 18/07/2025
“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

15:47 | 18/07/2025




TË FUNDIT

Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë
Aktualitet

Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë

by mirseda
19:28 | 24/07/2025
0

Është gjendur pas disa orë kërkimesh nga polumbarët e RENEA-s, trupi i pajetë i 16-vjeçarit që u...

16-vjeçari u mbyt në Lagunën e Patokut, polumbarë të RENEA-s dhe familjarë në kërkim të trupit të adoleshentit

16-vjeçari u mbyt në Lagunën e Patokut, polumbarë të RENEA-s dhe familjarë në kërkim të trupit të adoleshentit

19:07 | 24/07/2025
Detaje nga krimi makabër në Fier/ Nëna pastroi trupin e bashkëshortit pasi e mbyti vajza me tel, shoqërohet nga policia

Detaje nga krimi makabër në Fier/ Nëna pastroi trupin e bashkëshortit pasi e mbyti vajza me tel, shoqërohet nga policia

18:13 | 24/07/2025
Poliçan/ Zjarr në pyllin e fshatit Lybeshë, në ndihmë edhe zjarrfikësit e Beratit. Flakët vihen nën kontroll

Poliçan/ Zjarr në pyllin e fshatit Lybeshë, në ndihmë edhe zjarrfikësit e Beratit. Flakët vihen nën kontroll

18:00 | 24/07/2025
Vrau babanë e saj duke e mbytur me tel dhe e kallëzoi në polici si ngjarje aksidentale, arrestohet 26-vjeçarja

Vrau babanë e saj duke e mbytur me tel dhe e kallëzoi në polici si ngjarje aksidentale, arrestohet 26-vjeçarja

17:49 | 24/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com