E premte, 23 Tetor, 2020
22 C
Tirana

‘Endrin e ha për mëngjes’, Shabani-Spiropalit: S’janë dhëmbët e Elisës, por protezat e Ramës

Më të lexuarat

Ilona Staller, pornostarja që u zgjodh deputete në Itali (VIDEO)

E lindur në vitin 1951 në Hungari, Ilona u rrit nga nëna e saj dhe njerku i saj, një zyrtar i Ministrisë së Brendshme....

Meta te berberi/ Artan Hoxha i nxjerr foton: Garda e Republikës rrethon zonën

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka publikuar një foto të presidentit Meta i cili ndodhet tek berberi. Fotoja është shkrepur nga larg, dhe kjo për...

Turqia eksporton armë anti-dron në Shqipëri

Një kompani që vepron në qytetin Antalya të Turqisë, armët kundër dronëve të dizajnuar nga inxhinierët turq që i ka prodhuar për Forcat e...

Vdes vullnetari që iu injektua vaksina anti-covid e prodhuar nga AstraZeneca

Autoriteti shëndetësor brazilian Anvisa, tha të mërkurën se një vullnetar i cili mori pjesë në një provë klinike të vaksinës COVID-19 të zhvilluar nga...

Plas sherri në studion e ‘Top Channel’, konkurrentët largohen nga emisioni

Puntata e radhës në ‘Përputhen’ ka përfunduar me sherre dhe me largim nga studio të djemve dhe vajzave që kanë shkuar për të gjetur...

“Hetues amerikanë asistojnë në çështjet e SPAK dhe BKH”, flet Yuri Kim

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ka shprehur edhe një herë mbështetjen e SHBA ndaj institucioneve të dala nga reforma në drejtësi. Ajo u shpreh se...

E akuzuan për vrasjen e Remzi Hoxhës, reagon ashpër Sali Berisha

Ish kryeministri, Sali Berisha i është përgjigjur akuzave të familjarëve të biznesmenit të njohur Remzi Hoxha. Ai ka hedhur poshtë akuzat se ka gisht...

Ja cila grupmoshë po infektohet më shumë me Covid-19

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, dr. Skënder Brataj, pohoi se virusi ka pësuar mutacion gjatë gjithë këtyre muajve, dhe tani shfaqet me simptoma të ndryshme...

“Muajt e ardhshëm do jenë të vështirë”, Mitsotakis: Nga e shtuna me kufizime

Jo vetëm Italia, por edhe Greqia vijon me shifra të frikshme të të infektuarve. Masa të tjera do të hyjnë në fuqi, duke kufizuar...

“Pas 10 ditësh del dhe nuk infekton të tjerët”/Epidemiologu jep lajmin e mirë

Epidemiologu Ilir Alimehmeti, në një lidhje ‘Skype’ në ‘Wake Up’ në Top Channel, sqaroi udhëzimin më të fundit nga ekspertët e shëndetit, i cili...

Pak ditë më parë, një situatë e tensionuar u krijua në emisionin “Open” ndërmjet Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe aktivistit të ‘Nismës Thurje’, Endri Shabani.

Teksa Shabani po argumentonte mashtrimin e Rilindjes me listat e hapura, duke marrë si shembull ministren, ai tha: “unë si qytetar dua të kem të drejtën të gjykoj për ju, pasi keni votuar për shembjen e Teatrit dhe futjen e plehrave, këto janë listat e hapura”.

Teksa debatonin, në një moment Spiropali i thotë Shabanit: “Me gjithë respektin, unë ju ha për mëngjes, me gjithë vota”.

Debati nisi kur Spiropali i tha Shabanit që e njeh atë shumë mirë, ndërkohë ai iu kthye duke i thënë se ka vjedhur kur ajo ishte tek doganat.

Në kohën kur u duk se gjithçka ishte lënë pas krahëve, Endri Shabani i rikthehet kësaj çështje, duke thënë se ‘nuk janë dhëmbët e Elisës, por proteza e Ramës’.

Me një shkrim të ndërthurur me nota ironie, aktivisti pohon më tej se ndaj i mbajmë me para dhe privilegje Elisën me shokë, qe të kujdesen veçanërisht për ata që nuk ia kanë dalë dot vetë në jetë.

E më tej ai shfryn dufin duke cituar se ministres nuk i hyjnë në sy diplomat e tij, pasi sipas tij, çdo gjë matet me pasurinë që posedon. E mbi të gjitha e vënë qyl, në kurriz të të tjerëve!

Statusi

Nuk jane dhembet e Elises, por proteza e Rames

Kete jave qe shkoi, nje fragment debati ku une isha protagonist u be viral, duke krijuar nje gallate ne rrjet qe nxiti shume fantazi.

Behet fjale per nje moment gjate debatit ne emisionin Open ne TCH, kur ministrja Elisa mu drejtua duke me thene se (i) per ate qe une jam, dhe (ii) per vota, ajo “me ha per mengjes”.

Te jem i sinqerte kam qeshur shume keto dite me statuset dhe memet qe me dergonin miqte. Ne fakt, kjo shprehje e perkthyer nga anglishtja, e thene per te treguar nje vetekenaqje pertej kapacitetit te kercenuesit, vetvetiu te ben per te qeshur.

Mirepo, e pare nga nje kendveshtrim tjeter, kjo arrogance ka edhe disa nota serioziteti.

Nuk arrij ta imagjinoj dot se cfare do te ndodhte ne Britani nese nje minister do i thoshte ne nje televizion kombetar nje pedagogu dhe aktivisti qe “une ty te ha per mengjes”. Ne bindjen time ai minister nuk do ishte me i tille deri ne dreke. Por ne nuk jemi Britani.

“Ku e gjejne gjith’ k’te guxim, mor jahu?” me pyeti dikush.

(i) Ne lidhje me pjesen e pare, per ate qe une kam arritur, mendoj se nje qytetar nuk duhet te jete dikushi qe ministrja mos ta haje per mengjes (!). Une mendoj qe edhe sikur une ta kisha kaluar jeten duke numeruar yjet, tespiet, apo pllakat e bulevardit, perfaqesuesi me i larte i shtetit, sic eshte nje minister, duhet te me trajtoje me respekt dhe dinjitet. Ne prandaj i mbajme me para dhe privilegje Elisen me shoke, qe te kujdesen vecanerisht per ata qe nuk ia kane dale dot vete ne jete.

Mirepo, qellon qe une kam nje doktorature nga Universiteti i Oxfordit, nje burse Clarendon, dhe nje karriere si pedagog ne disa nga universitetet me te mira te Botes, dhe si konsulent i organizatave me te medha nderkombetare. Pra, per nga formimi dhe per nga arritjet akademike besoj se kam nje karriere pak me te merituar se te Elises. Por une nuk kam qene doganier… Keshtuqe aq sac kushtojne cantat e ministreshave, nje pedagog si une nuk i fiton dot as ne nje vit.

Lexo edhe :   Rama i përgjigjet Bashës për inceneratorët: Do kthejmë malet me plehra në parqe
Lexo edhe :   Rama u thotë 'PO' naftëtarëve të Ballshit, por me një kusht

Diplomat e mia Elises nuk i hyjne as ne sy dhe as ne stomak, pasi metri mates nuk jane as shkollimi dhe as puna e ndershme, por pasuria materiale, e vene qyl, ne kurriz te te tjereve.

E sigurisht, qe sikur une te kisha punuar edhe dy jete, nuk do krahasohesha dot me ata qe levizin me makina 150 mije euroshe, apo ata qe parate e buxhetit te shtetit i fshehin neper bodrume dhe streha fiskale.

Ne boten me cudira ku jeton Elisa, ne jemi thjesht miza qe iu prishim qetesine me zukatjet tona per trajtim te barabarte, demokraci, dinjitet e brockulla si keto…

(ii) Ne lidhje me pjesen e dyte, ate te votave. Ne nje sistem te lire, votat tregojne mbeshtetjen tone per nje politikan. Ne kete pike, nje politikan qe mburret me votat qe ne i japim, nuk eshte me shume se nje infantil qe vdes per vemendje.

Mirepo, ne nje sistem me lista te mbyllura, ne nuk votojme per kandidatet. Keshtuqe Elisa qysh se eshte futur ne politike dhe deri ne diten kur zotohej se do me perbindte, nuk eshte votuar asnjehere. Me ler ta theksoj: Asnje dite ne jeten e saj Elisa nuk eshte votuar drejtperdrejte nga populli! Elisa, ashtu si 139 koleget e tjere, kane hyre ne Kuvend sepse keshtu ka dashur kryetari i partise.

Sic nuk ka mbetur i madh dhe i vogel pa e mesuar, kryetaret e partive kane ngritur makineri qe grumbullojne vota permes premtimeve, shkembimeve, parave, manipulimeve dhe kercenimeve. Prandaj, votat nuk jane me shprehje e mbeshtetjes tone, por tregues i “fuqise” se tyre.

Kjo eshte edhe arsyeja perse politikanet ne Shqiperi i trajtojne votat si prone private, duke iu referuar si “votat e mia”. Helbete!, i kane blere me para ne dore.

Pra, thene me fjale te tjera, Elisa nuk mburret me dhembet e saj, por me protezen e Rames, ku sigurisht ajo eshte njeri prej dhembeve te qenit, qe perdoren per te shqyer mishin e kundershtareve.

Roli qe ajo ka marre eshte telendises dhe dekurajues per gjithcka ajo perfaqeson. Deklaratat e saj per filma me perdhunues, fleterrufete per kundershtaret politik, dhe gjithe rolet publike qe ajo luan, kontribojne ne krijimin e bindjes se as grate, as te rinjte, dhe as te shkolluarit jashte, nuk jane me mire se burrat qe na kane qeverisur gjate 80 viteve te fundit. Dhe ne fakt, kjo eshte drama e vertete.

Gjene mire qe ka nje kohe per cdo gje. Dhe tani iu ka ardhur koha. Kercenimet e tyre jane klithmat e atij qe po bie drejt fundit te humneres, sepse ujkut plak i ka ardhur momenti per te shkuar, e bashke me te, edhe dhembeve te krimbur nga pushteti…

Nuk jane dhembet e Elises, por proteza e RamesKete jave qe shkoi, nje fragment debati ku une isha protagonist u be…

Publiée par Endri Shabani sur Dimanche 27 septembre 2020

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bardhi publikon videon: SPAK-u e ka të thjeshtë hetimin për inceneratorët

Inceneratorët janë kthyer në debatin kryesor mes partive politike në prag të zgjedhjeve të 25 prillit. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi thotë se...

Covid-19, Brataj: Maska e nevojshme, ja cilat nuk duhen përdorur

Edhe pse mbajtja e maskës është bërë e detyrueshme që nga 15 tetori, ende ka debat lidhur me efikasitetin e tyre. Kreu i Urgjencës Kombëtare,...

Koronavirusi prek Borussia Dortmund, infektohet Emre Can

Borussia Dortmund, është ekipi i rradhës i prekur nga koronavirusi. Verdhezinjtë gjermanë, kanë bërë kontrollet rutinë për COVID-19 dhe një nga yjet kryesore të skuadrës,...

Agjensitë amerikane të zbulimit: Irani dhe Rusia sulmojnë sërish zgjedhjet

Agjensitë amerikane të zbulimit kanë akuzuar Iranin dhe Rusinë se u përpoqën të përdorin të dhënat e regjistrit të votuesve në “përpjekje të dëshpëruara”...

Mbrojtësi shqiptar, zgjidhet në formacionin e javës së Europa League

Marash Kumbulla, ishte heroi i Romës në sfidën ndaj Young Bots, pasi shënoi golin e fitores në ndeshjen që përfundoi me rezultatin 1-2. 20-vjeçari, e...