Tashmë kanë kaluar dy vite nga ndarja e Noizy-t dhe Encës. Kjo ndarje u shoqërua me një sherr mes të dyve, ku nuk kursyen ironitë jo vetëm në rrjetet sociale, por edhe në intervistat që jepnin.
Madje këngëtarja fshiu nga kanali i saj këngën e shumë dëgjuar të tyre “Bow Down’’.
Por siç duket, ajo e ka postuar edhe një herë. Këtë lajm e bëri vetë publik në Instagram, duke shkruar: “E di që ju ka munguar”.
Nuk dihet nëse do të kemi ndonjë ribashkim mes këngëtarëve, por kjo mbetet për tu parë.