Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

EMRI/ Arrestohet tjetër i dyshuar, lidhja me grabitjen e parave në 2017 në Rinas

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
EMRI/ Arrestohet tjetër i dyshuar, lidhja me grabitjen e parave në 2017 në Rinas

Arrestohet një tjetër person, i dyshuar si një nga personat e përfshirë në grabitjen spektakolare të 9 prillit në aeroportin e Rinasit, ku u morën disa milionë euro. Në pranga ka rënë Oltion Veseli nga Fushë-Kruja.

Po ashtu, Policia ka arrestuar Alkond Bengasin, Renaldo Sulën dhe Saimir Çelën. Ata u identifikuan nga gjurmët e gishtave të gjetura në dy furgonët, të cilët u përdorën për t’u larguar.

Burime nga Prokuroria bëjnë me dije se 2 nga 4 të ndaluarit dyshohen se modifikuan fugonin me mbishkrimin ‘Hetimi Tatimor’. Furgonit iu modifikua shasia për të hapur dyert e aeroportit. Një prej të ndaluarve dyshohet të jetë nga Fushë-Kruja.

Çfarë lidhje ka grabitja e Rinasit me pizzat ‘Hallall’

Report Tv mëson se për grabitjen në Rinas është arrestuar edhe një person nga Fushë-Kruja. Oltion Veseli është vënë në pranga dhe pritet të dalë për masë sigurie para Gjykatës. Vëllai i Veselit, Ermal Veseli është pronar i një picerie në zonën e Fushë-Krujës. Por nga vetë emri që mban piceria, “Pizzeri Kupa Hallall”, Report Tv u interesua dhe mësoi se Veseli ka lidhje me Dash Kupën.Ky i fundit ndodhet në burg pasi është përfshirë në grabitjen e 9 shkurtit 2017 në Qafë-Kashar. Dyshohet se ai ishte personi që përplasi blindin me para. Ai është edhe djali i xhaxhait të Ernest Kupës i cili është i arrestuar për të njëjtën vepër penale.Pizzeri Kupa Hallall, ka edhe disa filiale në Tiranë e Pogradec.

Si shkoi policia te katër të ndaluarit:

Bazuar mbi dyshimet e krijuara pas verifikimeve policia ushtroi kontrolle në dy servise në Elbasan dhe në Fushë Krujë. Prokuroria mori fillimisht në pyetje një nga punonjësit e servisit pranë Metalurgjikut në Elbasan.

Pas verifikimeve, Prokuroria kërkoi ndalimin e 4 personave, 2 prej të cilëve dyshohen se modifikuan fugonin me mbishkrimin ‘Hetimi Tatimor’.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Vazhdon veprimtaria hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 9 prill në Rinas.

Në pranga katër persona si autorë të dyshuar të përfshirë në këtë ngjarje

Në vijim të veprimeve të kryera nga një grup i posaçëm hetimor me Specialistët më të mirë të Hetimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë për Krime të Rënda, për zbardhjen e ngjarjen së datës 09.04.2019, ku janë vjedhur me armë një sasi e kosiderueshme vlerash monetare në aeroportin e Rinasit dhe mbeti i vrarë një nga autoret e kësaj ngjarje shtetasi Admir Murataj, ju informojmë se:

Grupi i Posaçëm Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, në bazë të veprimeve hetimore të kryera dhe informacioneve të marra në rrugë operative si dhe provave të siguruara gjatë hetimit është bërë i mundur ndalimi i katër autorëve të dyshuar si të përfshirë në këtë ngjarje dhe konkretisht:

• O. V., 38 vjeç, banues në Krujë.

• A. B., 34 vjeç, banues në Elbasan, me banim të përkoheshem në Tianë, i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.

• R. S., 25 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan .

• S. Ç. 28 vjeç, lindur në Kajan Elbasan dhe banues në Elbasan.

Gjatë operacionit për ndalimin e këtyre shtetasve janë përdorur teknika speciale hetimore dhe janë përfshirë strukturat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, të Drejtorive Vendore të Policisë Tiranë, Elbasan dhe Durrës.

Gjithashtu gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, prova të shumta të cilat do të shërbejnë për thellimin e hetimeve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Materialet proceduriale në ngarkim të tyre, i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprën penale të “Vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim” në kuadër të “Grupit të Strukturuar Kriminal”, ”Mbajtjes pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” “Vrasje e Punonjësve të Policisë “ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë

Tags: arrestohetGrabitjai dyshuarii pestërinas

TË LIDHURA

Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”
Aktualitet

Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”

22:07 | 03/01/2026
Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin
Politikë

Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin

20:39 | 03/01/2026
Reshje në Shkodër/ Rruga Prekal–Ura e Shtrenjtë e pakalueshme pas rrëshqitjes së dherave
Aktualitet

Reshje në Shkodër/ Rruga Prekal–Ura e Shtrenjtë e pakalueshme pas rrëshqitjes së dherave

20:36 | 03/01/2026
Next Post
“Kriza e ngjashme me ’97-ën”, gazeta e Vatikanit shkrim për situatën politike

Zgjedhjet e 30 qershorit/ Ish-ministri i LSI-së: Opozita ka vetëm një opsion për t'i penguar

Grabitja/ Policia jep detaje: Kemi prova të mjaftueshme për zbardhjen e ngjarjes

Grabitja/ Policia jep detaje: Kemi prova të mjaftueshme për zbardhjen e ngjarjes

Veseli letër Kongresit Amerikan, ministri serb: Treguan analfabetizmin politik

Veseli letër Kongresit Amerikan, ministri serb: Treguan analfabetizmin politik







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025




TË FUNDIT

Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”
Aktualitet

Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”

by mirseda
22:07 | 03/01/2026
0

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të shtune në aksin rrugor Elbasan–Tiranë, në afërsi...

Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin

Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin

20:39 | 03/01/2026
Reshje në Shkodër/ Rruga Prekal–Ura e Shtrenjtë e pakalueshme pas rrëshqitjes së dherave

Reshje në Shkodër/ Rruga Prekal–Ura e Shtrenjtë e pakalueshme pas rrëshqitjes së dherave

20:36 | 03/01/2026
Trump paralajmëron ndërhyrje në Iran, Khamenei kritikon protestat

Trump paralajmëron ndërhyrje në Iran, Khamenei kritikon protestat

20:21 | 03/01/2026
FOTOLAJM/ Trump ndoqi në kohë reale kapjen e Maduros, pamje nga Mar-a-Lago

FOTOLAJM/ Trump ndoqi në kohë reale kapjen e Maduros, pamje nga Mar-a-Lago

20:00 | 03/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com