Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Emrat/Njihuni me bandën  e Met Kananit. Grupi që mbushi BE-në me heroinë

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Emrat/Njihuni me bandën  e Met Kananit. Grupi që mbushi BE-në me heroinë

Operacioni ‘Forca e Ligjit’ në bashkëpunim ndërkombëtar me disa agjencitë ligjzbatuese vendase dhe të huaja është goditur një grup i strukturuar kriminal që operonte në disa shtete për trafikimin e drogave. 

Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale në bashkëpunim me Prokurorinë për Krime të Rënda, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe  Drejtoritë Vendore të Policisë në Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë, Lezhë, Korçë dhe Shkodër,  finalizuan me sukses operacioni ndërkombëtar policor të koduar ‘Preçizioni’.Në fund të veprimeve policore, u ekzekutua vendimi Nr.96, i datës 11 maj 2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, e cila kishte caktuar masën e sigurisë personale ‘’Arrest me burg’’, për 18 shtetas:

  1. Met KANANI, 56 vjeç, banues në Fier (aktualisht në burg në Turqi).
  2. Redjan DERVISHI, 26 vjeç (aktualisht në burg në Turqi).
  3. Ruvin SPAHIU, 46 vjeç (aktualisht në burg në Turqi).
  4. Besmir LLUPI, 32 vjeç, banues në Vlorë (aktualisht në burg në Turqi).
  5. Mentor MUÇKA, 47 vjeç, banues në Pogradec (aktualisht në burg në Maqedoni).
  6. Alfred SHABANI, 44 vjeç, banues në Gjirokastër.
  7. Armando GJINI, 47 vjeç, banues në Rrëshen.
  8. Iliro HARUNI, 43 vjeç, banues në Fier.
  9. Orges ISLAMI, 40 vjeç, banues në Gjirokastër.
  10. Arvanit ULNDREAJ, 26 vjeç, banues në Tiranë.
  11. Klaudio ULNDREAJ, 25 vjeç, banues në Tiranë.
  12. Florand XHABEJ, 43 vjeç, banues në Korçë.
  13. Gojart JAHELEZI, 33 vjeç, banues në Tiranë.
  14. Lavdim ÇUKU, 44 vjeç, banues në Përrenjas, Librazhd.
  15. Klinsi ALIAJ, 23 vjeç, banues në Tiranë.
  16. Nexhat MLLOJA, 53 vjeç, banues në Shkodër.
  17. Andrea (Sadik) BALLA, 57 vjeç, banues në Prrenjas, Librazhd.
  18. Bilbil HEQIMI, 58 vjeç, banues në Fier.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi S.R, banues në Librazhd.

Arrestimi i këtyre personave, u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, në bazë të materialeve të referuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në Shkurt të vitit 2017, ka regjistruar procedimin penal lidhur me veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve’’ kryer në bashkëpunim dhe ‘’Grup i strukturuar kriminal’’.

Këta persona vepronin si grup i strukturuar kriminal, për trafikimin e lendeve narkotike. Veprimtarinë kriminale e ushtronin në Shqipëri dhe në vende të tjera, kryesisht ato të Bashkimit Evropian.

Dyshimet ishin se ky grup kriminal vepronte në linjat e trafikimit të heroinës, Turqi – Greqi – vendet e BE-së, si dhe Turqi – Maqedoni – Shqipëri – vendet e BE-së.

Një tjetër aktivitet kriminal, i zbuluar nga hetimet ishte trafikimi i kokainës nga vendet e Amerikës Latine përmes vendeve të Ballkanit në Shqipëri dhe vendet e BE-së.

Në kuadër të veprimeve hetimore, me autorizim të Prokurorisë për Krime të Rënda, është shkëmbyer informacion me autoritetet policore të Greqisë, Turqisë,  Maqedonisë, Italisë me ndërmjetësimin e DEA-s, SELEC dhe oficerëve të kontaktit të vendeve respektive ku janë realizuar me sukses një sërë operacionesh policore dhe konkretisht:

Nga kryerja e aktivitetit kriminal të këtij grupi dhe si rezultat i shkëmbimit të informacionit në kohë reale me autoritetet e Hetimit Penal në Rajonin e Atikës në Greqi, më datë 4 prill 2017, është bërë arrestimi i shtetasve shqiptarë;

-Ermal Berxhi, 32 vjeç

-Astrit Gërbi, 56 vjeç

-Daniel Luka, 31 vjeç 

-Luljeta Berxhi, 51 vjeçe

Këtyre shtetasve u janë sekuestruar:

 – 32.4 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa,

 – 27.8 gram lëndë narkotike e llojit ‚‘‘Kokainë‘‘

 – 5.845 euro.

– Në datë 21 korrik 2017, në Fier, janë sekuestruar 70 kg lëndë narkotike janë arrestuar 5 shtetas.

    – Në datë 18 dhjetor 2017 në Vlorë, është bërë  arrestimi në flagrancë i shtetasit: Renato Agalliu, ku iu sekuestruan 77 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.

– Në datë 26 janar 2018, si rezultat i shkëmbimit të informacionit me autoritete policore  greke u bë sekuestrimi i sasisë prej 1,6 ton kanabis në Greqi, ku arrestuan 13 shtetas, nga të cilët 9 shtetas shqiptarë dhe 4 shtetas grekë.

Sendet e sekuestruara gjatë operacionit nga autoritetet greke janë:

–           1.586 ton e 700 gram kanabis;

–           2 gomone model YAMAHA HP me fuqi motorike 3×350 dhe 4×350;

–           1 mjet tip “Toyota Avensis” me targë IMX-9454;

–           7710 EURO;

–           1 pistoletë model “Valther PPK-L”, kalibër 7,65 mm;

–           1 pistoletë model “Pietro Berreta Garbone V.T, kalibër 7,65 mm;

–           1 pistoletë bosh model “POHM”, kalibër 9 mm P.A.K;

–           1 pistoletë ajër model “Walther”;

–           61 fishekë kalibër 7,65,32 mm;

–           37 fishekë bosh kalibër 9 mm;

–           Telefona celularë.

– Në datë 23 shkurt 2018, në qytetin e Kavajës është bërë kapja në flagrancë e shtetasit

Hajrulla Gjekaj, të cilit iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pistoletë me silenciator dhe me dorezë plastike të zezë, një qese plastike e bardhë me fishekë.

– Në datë 27 shkurt 2018, si rezultat i shkëmbimit të informacionit me autoritete policore maqedonase, në shtetin e Maqedonisë u bë kapja në flagrancë e shtetasit Mentor Muçka, në makinën e tij në cilësinë e provës materiale ju sekuestrua 85 kg lëndë narkotike e llojit  Cannabis Sativa.

Gjithashtu, autoritetet maqedonase sekuestruan:

– Mjetin tip “Iveco Magirus”,

– 3 telefona.

Në datë 19 mars 2018, si rezultat i shkëmbimit të informacionit me autoritete policore në shtetin e Turqisë, u bë kapja në flagrancë e 11 shtetasve shqiptarë, nga ku u sekuestrua 1.1 tonë Cannabis Sativa.

Nga autoritetet policore turke në kuadër të këtij operacioni u arrestuan 4 shtetas shqiptarë edhe 7 shtetas turq, mes tyre edhe kreu u grupit kriminal shtetasi Met KANANI.

Këtij grupi të strukturuar kriminal, pas shkëmbimit të informacionit në kohë reale midis autoriteteve policore shqiptare me ato turke, gjatë vitit 2017 në 2 operacione të ndryshme në Turqi, u janë sekuestruar edhe 2.1 tonë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa dhe janë arrestuar 7 shtetas turq dhe 4 shqiptarë, si dhe 2 shqiptarë të shpallur në kërkim.

Itali

Në Itali u janë sekuestruar 2.1 ton lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Këtij grupi më datë 20 prill 2018, nga kontrolli i ushtruar në dy automjete iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 421 kg e 450 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marijuanë dhe është arrestuar një shtetas si dhe është shpallur në kërkim një shtetas tjetër.

Gjate ekzekutimit të vendimit të gjykatës për arrestimin e personave të mësipërm, nga kontrollet e ushtruara janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– Në banesën e shtetasit Tahir Saraçi, i cili u arrestua në flagrancë  u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 851 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Ky hetim proaktiv prej muajsh është ndjekur nga Njësia e Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale nën drejtimin e Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë.

Vazhdon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet Kriminal.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë dhe agjenci të tjera po vijon punën intensive në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” për realizimin e plotë të objektivit për shkatërrimin e të gjitha grupeve të skeduara kriminale dhe sekuestrimin e aseteve të tyre financiare.

 

Tags: bandënbeemratGrupiheroineMbushiMet KananitNjihuni

TË LIDHURA

Vodhi çantën e një shtetaseje, shpallet në kërkim 32-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Vodhi çantën e një shtetaseje, shpallet në kërkim 32-vjeçari në Tiranë

12:31 | 14/07/2025
U kap duke transportuar 7 bangladeshas më makinë drejt Kosovës, arrestohet 40-vjeçari në Gjirokastër
Aktualitet

U kap duke transportuar 7 bangladeshas më makinë drejt Kosovës, arrestohet 40-vjeçari në Gjirokastër

12:06 | 14/07/2025
Shkeli perimetrin e sigurisë ujore dhe rrezikoi pushuesit, e pëson drejtuesi i gomones
Aktualitet

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore dhe rrezikoi pushuesit, e pëson drejtuesi i gomones

11:48 | 14/07/2025
Next Post
Operacioni ‘Precizioni’/Si vepronte grupi kriminal, nga droga tek armatimet

Operacioni ‘Precizioni’/Si vepronte grupi kriminal, nga droga tek armatimet

Gjermani Roth: Shqipëria mund të mbështetet tek ne. Ka dhe një këshillë për opozitën

Gjermani Roth: Shqipëria mund të mbështetet tek ne. Ka dhe një këshillë për opozitën

Linja e trafikimit/Shqipëria, vend transiti i heroinës nga Amerika Latine drejt BE-së

Linja e trafikimit/Shqipëria, vend transiti i heroinës nga Amerika Latine drejt BE-së

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Vodhi çantën e një shtetaseje, shpallet në kërkim 32-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Vodhi çantën e një shtetaseje, shpallet në kërkim 32-vjeçari në Tiranë

by mirseda
12:31 | 14/07/2025
0

Një 32-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës pasi dyshohet se i ka vjedhur çantën...

U kap duke transportuar 7 bangladeshas më makinë drejt Kosovës, arrestohet 40-vjeçari në Gjirokastër

U kap duke transportuar 7 bangladeshas më makinë drejt Kosovës, arrestohet 40-vjeçari në Gjirokastër

12:06 | 14/07/2025
“Një fshatar…”/ Egli Tako reagon pas komentit të Anaid Kalotit

“Një fshatar…”/ Egli Tako reagon pas komentit të Anaid Kalotit

11:53 | 14/07/2025
Shkeli perimetrin e sigurisë ujore dhe rrezikoi pushuesit, e pëson drejtuesi i gomones

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore dhe rrezikoi pushuesit, e pëson drejtuesi i gomones

11:48 | 14/07/2025
Aksioni në Theth drejt fundit, IKMT ultimatum për dy objektet: Çmontojini vetë

Aksioni në Theth drejt fundit, IKMT ultimatum për dy objektet: Çmontojini vetë

11:15 | 14/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com