Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Emrat/ Kush janë kandidatët që iu ndalohet gara për në Gjykatën Kushtetuese

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Emrat/ Kush janë kandidatët që iu ndalohet gara për në Gjykatën Kushtetuese

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka bërë publike emrat e të gjithë kandidatëve që skualifikohen nga gara për në Gjykatën Kushtetuese.

Për rrjedhojë, KED skualifikoi ekspertin Klodian Rado, gjyqtarin e Durrësit, Rexhep Bekteshi, avokatët Sinan Tafaj, Petrit Kaja dhe Gëzim Allaraj, ndërsa këshilltarja ligjore, Fiona Papajorgji u skualifikua vetëm për njërën prej thirrjeve. Nga kandidimi u ndalua edhe Valbona Bala, për shkak të vendimit të dhënë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit që i ndalon asaj pozicionet në sistem për 15 vitet e ardhshme.

Po ashtu, i është ndaluar kandidimi për në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë edhe Genci Gjonçajt.

Njoftimi i plotë i KED:

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 30.07.2019, zhvilloi mbledhjen e radhës me këtë rend dite:

1 . Shqyrtimi i rasteve për gjetjet e deritanishme, në procedurën e verifikimit të një pjese të kandidatëve për vendet vakante për Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.

Shqyrtimi i rasteve të kandidatëve për vendet vakante për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese dhe për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë është vendosur në përfundim të procedurave të verifikimit rigoroz dhe të thelluar të ndjekura nga Këshilli, sipas ligjit dhe standardeve tashmë të njohura e të aplikuara që kërkohen për përzgjedhjen, qenien dhe konfirmimin në detyrën e magjistratit apo anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.
Në mënyrë të përmbledhur, në veprimet hetimore dhe procedurat e verifikimit të kandidatëve të ndjekura nga Këshilli, ndër të tjera, përfshihen:

– në lidhje me kontrollin e pasurisë, hetimi i ushtruar dhe raporti i kontrollit nga ILDKPKI, të dhënat e sjella nga me shumë se 45 institucione publike dhe subjektet private të fushës bankare, financiare, tregtare, tatimore, sigurimeve shoqerore etj., në përgjigje të kërkesave për informacion të Këshillit, si edhe shpjegimet e dokumentet shtesë të paraqitura nga kandidatët rast pas rasti në përgjigje të kërkesave të Këshillit;

– në lidhje me figurën dhe integritetin, hetimi i ushtruar dhe raportet apo përgjigjet zyrtare të dërguara nga institucionet publike si Prokuroria e Përgjithshme, Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, të gjitha institucionet e shërbimeve informative, si edhe shpjegimet e dokumentet shtesë të paraqitura nga kandidatët rast pas rasti në përgjigje të kërkesave të Këshillit;

– në lidhje me kushtet e tjera ligjore të kandidimit, verifikimi dhe hetimi mbi dokumentacionin e kandidimit të paraqitur nga vetë kandidatët, të dhënat zyrtare të sjella nga institucione publike dhe subjekte private mbi kërkesat për informacion të Këshillit lidhur me karrierën, përformacën e kandidatëve dhe përmbushjen e detyrimeve ligjore nga ana e kandidatëve në ushtrimin e detyrave dhe funksioneve, si edhe shpjegimet e dokumentet shtesë të paraqitura nga kandidatët rast pas rasti në përgjigje të kërkesave të Këshillit.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, vlerëson se është rasti për të përshëndetur dhe falenderuar për përgjegjshmërinë, korrektësinë dhe shpejtësinë, në dhënien e përgjigjeve dhe sjelljen e informacioneve të plota dhe profesionale të kërkuara nga shumica dërmuese e institucioneve publike dhe subjekteve private.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi shqyrtoi aktet dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturave dhe dokumentacionin e përgatitur lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidim, për secilin kandidat të përcaktuar në rendin e ditës, pasi dëgjoi mendimin e përfaqësuesit të Avokatit të Popullit lidhur me procedurën e ndjekur në verifikimin e kandidaturave, vendosi:

Lejimin e kandidimit të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese si më poshtë:
1. Elsa Toska, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018;

  1. Elsa Toska, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 12.02.2018;
  2. Elsa Toska, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 04.03.2019;
  3. Elsa Toska, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 04.03.2019;

Ndalimin e kandidimit të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese si më poshtë:

  1. Valbona Bala, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018;
  2. Valbona Bala, për vendin vakant (vakancë e parakohshme) të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018.
  3. Valbona Bala, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 12.02.2018;
  4. Valbona Bala, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 04.03.2019;
  5. Valbona Bala, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 04.03.2019;
  6. Valbona Bala, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 28.08.2018;
  7. Klodian Rado, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 04.03.2019;
  8. Klodian Rado, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 04.03.2019;
  9. Rexhep Bekteshi, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018;
  10. Rexhep Bekteshi, për vendin vakant (vakancë e parakohshme) të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018;
  11. Rexhep Bekteshi, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 12.02.2018;
    12. Sinan Tafaj, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018;
  12. Sinan Tafaj, për vendin vakant (vakancë e parakohshme) të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018.
  13. Sinan Tafaj, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 12.02.2018;
    15. Sinan Tafaj, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 28.08.2018;
  14. Petrit Kaja, për vendin vakant, vakancë e parakohshme, të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018;
  15. Petrit Kaja, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018.
  16. Gëzim Allaraj, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018;
  17. Gëzim Allaraj, për vendin vakant, vakancë e parakohshme, të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018;
  18. Gëzim Allaraj, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 12.02.2018.
  19. Fiona Papajorgji, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 28.08.2018;
    Lejimin e kandidimit të kandidatit Artur Metani, për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Ndalimin e kandidimit të kandidatit Genci Gjonçaj për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

  1. Vendimet lidhur me lejimin ose ndalimin e kandidimit të kandidatëve Eris Hysi dhe Klodian Rado për vendin vakant, të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, shtyhen për mbledhjen e radhës së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
  2. Gjetjet e deritanishme, në procedurën e verifikimit të kandidatëve Zhaklina Peto dhe Marsida Xhaferllari, për vendet vakante për Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, do të shqyrtohen në mbledhjen e radhës së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Vendimet për lejimin ose ndalimin e kandidimit, do të publikohen të arsyetuara në faqen elektronike të Gjykatës së Lartë, në pjesën e caktuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Tags: Gjykata KushtetuesekandidatetKED

TË LIDHURA

Me 105 vota pro, opozita dhe PS miratuan ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore
Politikë

Me 105 vota pro, opozita dhe PS miratuan ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore

22:27 | 06/11/2025
Parlamenti rrëzon me 77 vota kërkesën e PD për shkarkimin e Begajt
Politikë

Parlamenti rrëzon me 77 vota kërkesën e PD për shkarkimin e Begajt

22:25 | 06/11/2025
Projektligji për Barazinë Gjinore, Parlamenti e miraton me 77 vota pro
Politikë

Projektligji për Barazinë Gjinore, Parlamenti e miraton me 77 vota pro

22:24 | 06/11/2025
Next Post
Kërkoi të mos njihej mandati i Rakip Sulit, Gjykata jep vendimin

Kërkoi të mos njihej mandati i Rakip Sulit, Gjykata jep vendimin

“E gjithë jeta e Ramës është pazar”/ Basha: Kërkojmë zgjedhjet të parakohshme

"E gjithë jeta e Ramës është pazar"/ Basha: Kërkojmë zgjedhjet të parakohshme

Njihuni me 10 tërmetet më shkatërrimtare në Shqipëri

Njihuni me 10 tërmetet më shkatërrimtare në Shqipëri







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025




TË FUNDIT

Me 105 vota pro, opozita dhe PS miratuan ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore
Politikë

Me 105 vota pro, opozita dhe PS miratuan ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore

by mirseda
22:27 | 06/11/2025
0

Parlamenti ka miratuar me 105 vota pro ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore në seancën...

Parlamenti rrëzon me 77 vota kërkesën e PD për shkarkimin e Begajt

Parlamenti rrëzon me 77 vota kërkesën e PD për shkarkimin e Begajt

22:25 | 06/11/2025
Projektligji për Barazinë Gjinore, Parlamenti e miraton me 77 vota pro

Projektligji për Barazinë Gjinore, Parlamenti e miraton me 77 vota pro

22:24 | 06/11/2025
Një personi i bie të fikët gjatë konferencës së Trump

Një personi i bie të fikët gjatë konferencës së Trump

21:37 | 06/11/2025
Afganistani dhe Pakistani shkëmbejnë zjarr në kufij, teksa nisin bisedimet për paqe

Afganistani dhe Pakistani shkëmbejnë zjarr në kufij, teksa nisin bisedimet për paqe

21:30 | 06/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com