Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Eleminimi i biznesmenit në Tepelenë, policia ndalon autorin e dyshuar

4 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Eleminimi i biznesmenit në Tepelenë, policia ndalon autorin e dyshuar

Biznesmeni Çajup Selimi, 52-vjeç, u vra mbrëmjen e djeshme në derë të shtëpisë në lagjen “15 shtatori”. Ai u qëllua dy herë, ku një plumb e kapi në zemër, duke rezultuar fatal për 52-vjeçarin. Për fat të keq, ai ndërroi jetë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës.

Dinamika e ngjarjes/ Autori kishte thërritur viktimën

Çajup Selimi ndodhej në banesën e tij në një pallat në lagjen “15 shtatori” në Tepelenë, kur është thirrur nga një person në katin e parë për të zbritur poshtë. 52-vjeçari ka dalë nga banesa për të shkuar poshtë, ndërsa një person tjetër po e priste me armë në katin e dytë, duke e qëlluar 2 herë me pistoletë. Ka dyshime të forta se viktima njihej me personin që e ka thirrur, dhe ka vajtur për ta takuar poshtë pallatit.

Viktima, pronar i një biznesi në Tepelenë

Selimi rezulton pronar i një biznesi në qytet, ndërsa më parë ka qenë i përfshirë edhe në disa konflikte për çështje konkurrence. Ai tregtonte miell, materiale ndërtimi dhe artikuj të tjerë të ndryshëm. Në vitin 2018, Selimi u konfliktua me dy persona, të cilët e goditën atë me mjete të forta. Në atë kohë, familjarë të Çajupit patën deklaruar se ai ishte sulmuar edhe 4 herë të tjera. Për ngjarjen në vitin 2018 u ndalua Risiano Abedini, po nga Tepelena. Familja Selimi dhe Abedini menaxhojnë biznese me profil të ngjashëm, por nuk dihet ende nëse ngjarja ka lidhje me konkurrencën në biznes.

Policia shoqëron një person

Deri më tani, Policia e Shtetit ka shoqëruar një person që mendohet se ka pasur konflikt me viktimën, para vrasjes së tij. Pista kryesore për vrasjen e 45-vjeçarit vijon të jetë ajo e konkurrencës me biznesmenët e tjerë në zonë.

Ja çfarë njoftonte më herët policia

Policia e Shtetit ka reaguar pas vrasjes së biznesmenit Çajup Selimi në Tepelenë. “Rreth orës 21:15 në qytetin Tepelenës, në lagjen “15 shtatori”, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi Ç.S., rreth 45 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Gjirokastër, si pasojë e plagëve të marra. Menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe Forcat Shqiponja të DVP Gjirokastër, kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën për kapjen e autorit. Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit Tepelenë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje, dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.

Tags: biznesmencajup selimiTepelene

TË LIDHURA

Aksioni i RENEA-s, u plagos në këmbë, Erzen Uka dërgohet me urgjencë në spitalin e Shkodrës
Aktualitet

Aksioni i RENEA-s, u plagos në këmbë, Erzen Uka dërgohet me urgjencë në spitalin e Shkodrës

10:21 | 26/11/2025
Dita ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave: Ministrja Sala prezanton masat për parandalim
Aktualitet

Dita ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave: Ministrja Sala prezanton masat për parandalim

10:12 | 26/11/2025
Moti i keq/ Shkodra përfshihet nga reshjet dhe stuhitë!
Aktualitet

Moti i keq/ Shkodra përfshihet nga reshjet dhe stuhitë!

09:53 | 26/11/2025
Next Post
Faqet e para të gazetave sportive europiane, 2 qershor 2021

Faqet e para të gazetave sportive europiane, 2 qershor 2021

“Ka tentuar të dalë nga rrjeti dhe e vranë”, detaje tronditëse për 23-vjeçaren

"Ka tentuar të dalë nga rrjeti dhe e vranë", detaje tronditëse për 23-vjeçaren

“Dëmi i tërmetit nuk është 1 miliardë”/Zaloshnja: Ja sa është përllogaritja ime

Rritja/tkurrja e PD dhe e PS në secilin nga 12 qarqet







JU REKOMANDOJMË

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025




TË FUNDIT

Aksioni i RENEA-s, u plagos në këmbë, Erzen Uka dërgohet me urgjencë në spitalin e Shkodrës
Aktualitet

Aksioni i RENEA-s, u plagos në këmbë, Erzen Uka dërgohet me urgjencë në spitalin e Shkodrës

by mirseda
10:21 | 26/11/2025
0

Erzen Uka, i arrestuari gjatë aksionit të bujshëm të RENEA-s në Fushë-Arrëz, është paraqitur mëngjesin e sotëm...

Dita ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave: Ministrja Sala prezanton masat për parandalim

Dita ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave: Ministrja Sala prezanton masat për parandalim

10:12 | 26/11/2025
Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

09:56 | 26/11/2025
Moti i keq/ Shkodra përfshihet nga reshjet dhe stuhitë!

Moti i keq/ Shkodra përfshihet nga reshjet dhe stuhitë!

09:53 | 26/11/2025
Diskutimet për buxhetin/ Mblidhen dy komisione parlamentare

Diskutimet për buxhetin/ Mblidhen dy komisione parlamentare

09:22 | 26/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com