Një 22-vjeçar nga Elbasani është vënë në pranga të policisë pasi ka kanosur me sëpatë nënën e tij. Sipas policisë, i arrestuari është Mondeli Kuqja 22 vjeç, banues në fshatin Mlizë pjesë ë njësisë administrative në Shushicë.
Shtetasi kuqja është arrestuar pasi ka kanosur më sëpatë nënën e tij, Dh, Kuqja 49 vjeçe, ndërsa kanë qenë fqinjët e saj që kanë njoftuar policinë. Ndërkohë policia po punon për të zbuluar shkaqet e ngjarjes.