Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Elbasani dhe Kukësi në mesin e rajoneve më të varfra në Ballkan, do përkeqësohen më tej

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Një vlerësim i Bankës Botërore për zhvillimin e rajoneve në Ballkanin Perëndimor dhe në Kroaci gjeti se Elbasani dhe Kukësi janë në mesin e rajoneve më të varfra në Ballkan. Këto prefektura janë më të varfrat në Shqipëri, por gjithashtu janë më të varfrat e 20 rajoneve më të varfra të Ballkanit.

Sipas vlerësimit të Bankës, dy prefekturat shqiptare kanë rënë në kurthin e dyfishtë te varfërisë, që do të thellojë më tej atë. Përveç se të ardhurat e këtyre qarqeve janë shumë poshtë mesatares kombëtare, ekonomia e tyre në vend që të rritet është më rënie ose po rritet me ritme shumë të ulëta duke e zbehur në këtë mënyrë perspektiven e tyre për tu afruar me standardet kombëtare.

Nga vendet e marra në krahasim, Kroacia e cila tashmë është edhe anëtarë e BE-se ka nivelin më të lartë te të ardhurave sipas rajoneve.
20 nga 45 rajone jashtë Kroacisë kualifikohen me të ardhura të ulëta nën pragun mesatar rajonal të 75 për qind të PBB për frymë. Midis rajoneve me të ardhura të ulëta janë Podunvjle, Raska dhe Rasina (Serbi); Polog (Maqedonia e Veriut); Kukësi dhe Elbasani (Shqipëri), ndërsa 14 rajonet e tjera me të ardhura të ulëta po rriten mbi nivelin mesatar rajonal, dhe kështu mund të konsiderohen në rrugën e konvergjencës.

Disa rajone me të ardhura më të larta, veçanërisht në Kroaci dhe Serbi, po rriten shumë poshtë mesatares së Ballkanit Perëndimor dhe Kroacisë. Mes tyre janë kryeqytetet e Beogradit, Tiranës dhe Zagrebit.

Por teksa shumica e rajoneve të varfra në Ballkan janë në një rrugë konvergjencë çka do të thotë se ritmi i rritje së tyre premton afrimin me standardet kombëtare, disa rajone janë në rrugë divergjence. Kjo do të thotë se teksa ekonomia e tyre kombëtare po rritet këto rajone po pësojnë rënie.

Disa rajone të tjera në Ballkan, të cilat i kanë të ardhurat për frymë në nivele të larta me mesataren kombëtare po rriten me ritme të ulëta. Këto janë Banat i Veriut, Banat i Qendrës, Bor dhe Braniceva në Serbi, Pelagonia në Maqedoninë e Veriut, Vlora në Shqipëri. /Monitor

 

Tags: BallkanelbasaniKukesi

TË LIDHURA

Aktualitet

Qytetarët Ramës: Mos e ço vendin në konflikt civil!

20:14 | 08/06/2026
Aktualitet

Sofia Moreira de Sousa propozohet si ambasadorja e re e BE-së në Shqipëri

19:54 | 08/06/2026
Aktualitet

Rama: Po sikur Italia e Greqia të na thoshin “ikni nga keni ardhur”?

19:51 | 08/06/2026
Next Post

Kosova kërkon urdhër arrest ndërkombëtar për këshilltarin e Daçiç

Video/Çiljeta bën familjare lidhjen me Alban Hoxhën, prezanton 2 kunatat e saj

Brexit pa marrëveshje - tani edhe BE i humb shpresat







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Qytetarët Ramës: Mos e ço vendin në konflikt civil!

by mirseda
20:14 | 08/06/2026
0

Protestuesit që folën në podium kërkuan qeveri teknike, tranzitore të bërë nga intelektualët e vendit, largimin e...

Sofia Moreira de Sousa propozohet si ambasadorja e re e BE-së në Shqipëri

19:54 | 08/06/2026

Rama: Po sikur Italia e Greqia të na thoshin “ikni nga keni ardhur”?

19:51 | 08/06/2026

Arbitri i njohur dëbohet nga SHBA, kthehet me urgjencë në Turqi.

19:49 | 08/06/2026

Rama ironizon opozitën nga Shkodra: Ndërtonin ditën, prishnin natën

19:35 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com