Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Elbasan, policia refuzon të mbajë nën përgjim një person të rrezikshëm: Jemi me pushime

8 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Elbasan, policia refuzon të mbajë nën përgjim një person të rrezikshëm: Jemi me pushime

Përplasja midis grupeve të rrezikshme me policinë duket se fsheh edhe më shumë nga vetë ngjarja e ndodhur pak ditë më parë në Elbasan. Madje policia i frikësohet këtyre grupeve, duke refuzuar të mbajë nën përgjim një person tejet të rrezikshëm. Sipas një dokumenti të publikuar në emisionin “Opinion”, evidentohet edhe përgjigja e uniformave blu pas kërkesës për mbajtje nën përgjim ambiental të një personi me rrezikshmëri të lartë.

Një kopje e kësaj përgjigje i është dërguar prokurorisë së Elbasanit, ku theksohet se është e pamundur kryerja e veprimeve të mëtejshme për të mbajtur nën përgjim personin në fjalë, emri i të cilit nuk u bë publik në emision.

“…ju informojmë se nga ana e sektorit të Forcës së Posaçme, nisur nga dinamika e madhe me shërbime në funksion të procedimeve penale në ndjekje dhe të numrit të limituar të ndihmës së specialistëve si pasojë e ndjekjes së grafikut të pushimeve vjetore, është e pamundur kryerja e veprimeve të vëzhgimit të fshehtë të personave dhe mjediseve në këtë periudhë kohore”, shkruhet në përgjigjen drejtuar prokurorisë, e cila mban datën 23 gusht të muajit të kaluar.  

Ndërsa dokumenti mban firmën e drejtorit të policisë së Elbasanit Idajet Faskaj. Sa i përket emrit që do të duhej të vihej nën survejim, ai nuk është bërë publik. Por, të gjitha dyshimet të çojnë tek grupi që u përplas me policinë mbrëmjen e 18 shtatorit.

Megjithatë, drejtori i Sigurisë Publike të policisë, Altin Qato ka një jusftikim për këtë rast, duke nxjerrë zbuluar se policia nuk ka njerëzit e duhur për të kryer veprime të tilla të specializuara.

 “Policia ka një organikë të limituar, për të bërë këto veprime të specializuara. Edhe përgjigja që është dhënë, normalisht është korrekte, sepse të gjithë punonjësit janë të specializuar, por jo çdo punonjës mund të bëjë këto veprime të specializuara, pasi janë punonjës të veçantë, dhe është kthyer kjo përgjigje për momentin sepse disa janë të angazhuar në operacione të tjera, jo se janë me pushime, duhet të bëhet një kalkulim, të lehtësohen nga detyrat që mund të jenë më pak të rëndësishme se sa ky rast. Policia nuk i bën veprimet pa miratimin nga gjykata”, shprehet Qato në “Opinion”.

Prokuroria për krime të Rënda kishte kërkuar mbajtjen nën përgjim të këtij personi, por policia thotë se për shkak të pushimeve dhe aksioneve të policisë në terren e ka të pamundur ta vendosë këtë person nën përgjim.

Tirana Today

Tags: Elbasanmbajëpergjimpersonpoliciapushimerefuzonrrezikshëm

TË LIDHURA

Prej 7 muajsh pa paga, punonjësit e “Bankers” hidhen në protestë: Na likuidoni, duam siguri në punë!
Aktualitet

Prej 7 muajsh pa paga, punonjësit e “Bankers” hidhen në protestë: Na likuidoni, duam siguri në punë!

10:49 | 10/02/2026
Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit!
Aktualitet

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit!

10:45 | 10/02/2026
SPAK përfundon hetimet për Elvis Rroshin, çon dosjen në GJKKO për gjykim
Aktualitet

SPAK përfundon hetimet për Elvis Rroshin, çon dosjen në GJKKO për gjykim

10:33 | 10/02/2026
Next Post
Petrit Vasili sulmon Ramën: Nuk i dhemb për qytetarë që humbin jetën në plazhe

Petrit Vasili: Kryeministri i paditur do të bllokojë Vettingun

Basha: Akti djallëzor i Ramës për bllokimin e Reformës në Drejtësi

Basha: Akti djallëzor i Ramës për bllokimin e Reformës në Drejtësi

Ambasadori Donald Lu takohet me ministrin Xhafaj

Ambasadori Donald Lu takohet me ministrin Xhafaj







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Prej 7 muajsh pa paga, punonjësit e “Bankers” hidhen në protestë: Na likuidoni, duam siguri në punë!
Aktualitet

Prej 7 muajsh pa paga, punonjësit e “Bankers” hidhen në protestë: Na likuidoni, duam siguri në punë!

by mirseda
10:49 | 10/02/2026
0

Mosmarrja e pagave prej 7 muajsh dhe reduktimi i stafit ngriti në protestë punonjësit e kompanisë së...

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit!

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit!

10:45 | 10/02/2026
SPAK përfundon hetimet për Elvis Rroshin, çon dosjen në GJKKO për gjykim

SPAK përfundon hetimet për Elvis Rroshin, çon dosjen në GJKKO për gjykim

10:33 | 10/02/2026
Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro në Tiranë, në pronësi të dy të dënuarve për drogë

Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro në Tiranë, në pronësi të dy të dënuarve për drogë

10:08 | 10/02/2026
Hagë/ Dita e dytë e deklaratave përmbyllëse në rastin kundër 4 ish-krerëve të UÇK-së

Hagë/ Dita e dytë e deklaratave përmbyllëse në rastin kundër 4 ish-krerëve të UÇK-së

10:06 | 10/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com