Shkëlzen Buci, i cili akuzohet për vrasjen e motrës së tij 23-vjeçare, po vuan dënimin në burg për një tjetër ngjarje ku akuzohet për tentativë vrasjeje.
Ai dyshohet si vrasës me pagesë, pasi akuzohet për ngjarjen e vitit 2017, ku mbeti i plagosur rëndë aktori Mishel Prela (Manoku).
Mësohet se Shkëlzen Bucit i ishin premtuar 80 mijë euro për eliminimin e aktorit, por vrasja mbeti në tentativë. Personi i dyshuar se porositi vrasjen e Prelës, Ervin Zallumi, e ka mohuar këtë gjë përpara Gjykatës së Tiranës.
Ndërsa të arrestuarit e tjerë lidhur me këtë ngjarje janë zbërthyer menjëherë pas shoqërimit në Polici. Ata rrëfyen çdo detaj që lidhej me ekzekutimin e autorit, duke filluar nga porosia, sigurimi i armës, mbajtja në vëzhgim e “shënjestrës” e deri te mbrëmja e atentatit.