E mërkurë, 8 Prill, 2020
4 C
Tirana

Ekzekutoi ish-gruan dhe vëllain e saj, 5 mln lekë për këdo që ka informacion

Lexo edhe ...

Manastirliu tregon sa kite testimi ka aktualisht në Shqipëri

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” deklaroi se aktualisht në Shqipëri ka 2 mijë kite testimi. “Mund t’ju them...

“Hëna Rozë”, sonte mbani sytë nga qielli

Sonte bëni mirë të mbani sytë nga qielli pasi do keni mundësinë që të shihni një proces historik të Hënës. Pikërisht mbrëmjen e sotme mund...

Manastirliu: Jemi në ditën e 28 të epidemisë, duhet të tregohemi të kujdesshëm

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në një intervistë televizive theksoi se qytetarët duhet të tregohen shumë të kujdesshëm. Në vijim, Manastirliu u...

Kalon VKM-ja e garancisë sovrane për biznesin e madh, si funksionon huaja

Bizneset e mëdha, që kanë vështirësi të paguajnë punonjësit e tyre, mund të marrin hua pranë bankave, që do të jetë e garantuar nga...

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Rrëshen, teksa një burrë ka ekzekutuar me armë ish-gruan e tij dhe vëllain e saj.

Sipas policisë, në Kodër Rrëshen, Mirditë rreth orës 20:40, janë gjetur të vrarë në oborrin e banesës shtetasit Vlediason Filopati dhe Esmeralda Filopati.

Nga informacionet e para, dyshohet se janë qëlluar me armë zjarri nga shtetasi Fatmir Kolecaj, nga fshati Zejmen i Lezhës, ish-bashkëshorti i shtetases Esmeralda Filopati, i cili pas krimit është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Policia njofton sot se po vijon krehjen e zonës për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar të vrasjes së dyfishtë të ndodhur mbrëmjen e djeshme.

“Për të bërë të mundur kapjen sa më parë të autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë vë në dispozicion 5 milion lekë për këdo që jep informacion të saktë mbi vendndodhjen e autorit”, njofton policia.

Me vendim të datës 15 janar të vitit 2018, Gjykata e Lezhës e ka dënuar Fatmir Kolecajn me 15 muaj burg për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.

Në vendimin e Gjykatës thuhet se, duke iu referuar në deklarimet e të dëmtuarës Esmeralda Kolecaj (Filopati), provohet se marrëdhëniet bashkëshortore të saj me të pandehurin Fatmir Kolecajn janë karakterizuar nga grindje e mosmarrëveshje, të pasuara nga veprime të dhunës fizike dhe psikike të shkaktuara prej të pandehurit mbi bashkëshorten e tij, të cilat kjo e fundit nuk i ka denoncuar më parë në Polici, për arsye se i pandehuri e kërcënonte me fjalët: “Do të vras po njoftove Policinë…”, duke shoqëruar përdorimin e këtyre fjalëve me praninë e një arme zjarri të mbushur prej tij.

Rasti i fundit, të cilin e dëmtuara Esmeralda Kolecaj e ka denoncuar në Polici, është ai i orës 16:00, të datës 12.07.2017, në të cilën i pandehuri sapo ka hyrë në banesë, ka filluar ta godasë me shuplaka bashkëshorten e tij, pastaj ka marrë një tub gome dhe me të e ka goditur në pjesë të ndryshme të trupit për rreth një orë.

E dëmtuara, Esmeralda Kolecaj (Filopati), ka mundur të telefonojë babanë e saj, të cilit i ka bërë me dije faktet e mësipërme, ndërsa ky i fundit ka njoftuar Policinë. Në këtë moment, i pandehuri ka shkuar në banjën e banesës dhe ka marrë një armë zjarri që e mbante pa leje të organeve kompetente, të cilën e ka vendosur në tavolinë, ndërsa bashkëshortes së tij i ka thënë: “Të parën do të vras ty, pastaj do merrem me ato”. Pas rreth 30 minutash nga kryerja e veprimeve të mësipërme, i pandehuri ka dalë bashkë me armën në oborrin e banesës dhe është rikthyer në banesë, duke mos e pasur armën me vete.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria



Të fundit

Manastirliu tregon sa kite testimi ka aktualisht në Shqipëri

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” deklaroi se aktualisht në Shqipëri ka 2 mijë kite testimi. “Mund t’ju them...

“Hëna Rozë”, sonte mbani sytë nga qielli

Sonte bëni mirë të mbani sytë nga qielli pasi do keni mundësinë që të shihni një proces historik të Hënës. Pikërisht mbrëmjen e sotme mund...

Manastirliu: Jemi në ditën e 28 të epidemisë, duhet të tregohemi të kujdesshëm

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në një intervistë televizive theksoi se qytetarët duhet të tregohen shumë të kujdesshëm. Në vijim, Manastirliu u...

Kalon VKM-ja e garancisë sovrane për biznesin e madh, si funksionon huaja

Bizneset e mëdha, që kanë vështirësi të paguajnë punonjësit e tyre, mund të marrin hua pranë bankave, që do të jetë e garantuar nga...

“Me Metën kemi dakordësi”, Rama: Opozita është fatkeqësi kombëtare

Kryeministri Edi Rama në një lidhje direkte me emisionin “Përballë” në “RTSH” deklaroi se me Presidentin Ilir Meta ka dakordësi pasi sipas tij, Kreu...
Kthehu
WhatsApp KONTAKTO TT