Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Ekstremet takohen edhe në ujë!

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Europa e “mbyllur” dhe Ballkani “hapur”!

Nga: Lutfi Dervishi

126 vjet më parë në Londër u shënua viktima e parë nga një aksident me makinë. Zonja Bridget Driscoll, ndërroi jetë pasi u godit me një makinë të titpi Roger- Benz.

Zemërimi, habia dhe indinjata e njerëzve ishte në kulm. Si është e mundur të vrasë makina një njeri? Nuk kishte ndodhur deri atë ditë që njeriu të humbiste jetën në rrugë. Askush nuk ishte vrarë në rrugë nga kuajt apo karrocat me kuaj. Si është e mundur të të vrasë makina? Çfarë duhet të bëjmë?!

Pavarësisht tronditjes kolektive, në atë kohë, nuk u bllokuan makinat as nuk i shkoi mendja njeriu që të ndalonte prodhimin e makinave. Në vend të ndalimit u rregulluan rrugët, u bënë rregullore, u hartua sinjalistika, u vendos marrja e lejes së drejtimit të makinës. Etj etj. Dhe njerëzimi në harkun e një shekulli ka mbërritur sot te makinat pa shofer.

4 vite më parë në Arizona u shënua dhe viktima e parë. Elaine Herzberg humbi jetën nga përplasja e një makine pa shofer, ndërkohë që po përpiqej të kalonte rrugën me një biçikletë. Edhe në këtë rast nuk u bllokua testimi i makinave pa drejtues. Për rastin prokuroria bëri një hetim. Autoriteti rregullator kërkoi më shumë kujdes dhe garanci nga kompania dhe jeta vijoi.

Këto histori me aksidente të kujtohen nga bllokimi total i mjeteve lundruese në ujë nga policia pas vrasjes tragjiike të një fëmije 7 vjeçar në Himarë. Rasti tipik i reagimit të policisë; nga një ekstrem në tjetrin. Nga injorimi total i ligjit dhe i rregullit te situata që “ligjin e bëjmë ne”.

Kaq absurd ishte vendimi sa njerëz të dërguar me varka dje në Karaburun rrezikuan të kthehen në këmbë për shkak të bllokimit të çdo mjeti lundrues. Për analogji a mund të bllokoheshin makinat dhe sepse pati aksident me viktimë në Rrogozhinë?!

Në vend që të kujdeset për zbatimin e ligjshmërisë dhe të bëj një analizë të shpejtë dhe të nxjerrë përgjegjësinë për ngjarjen e krijuar, policia kalon në veprim arbitrar. Metoda klasike e aksioneve të zhurmshme, pas aksidenteve të bujshme.

Mbarëvajtja e sezonit turistik nuk bëhet me masa urgjente në muajin gusht dhe aq më tepër pasi të ka ndodhur gjëma. Vetëm pasi ndodh gjëma kujtohemi të themi se kemi më shumë mjete lundruese se leje drejtimi, se një pjesë e mirë e lejeve të ndërtimit janë dhënë në mënyrë korruptive, se nuk është përcaktuar zona ku do të vozitin mjetet lundruese etj.

Aksidentet ndodhin kudo. Mund të jenë edhe të ngjashme si dy pika loti me njëri-tjetrin. Ajo që e bën dallimin është mënyra se si reagohet pasi ndodh aksidenti.

Ka transparencë apo përpjekje për fshehje dhe manipulim?

Ka marrje përgjegjësie apo ping-pong përgjegjësie?

Kërkohet ndjesë apo shfaqet arrogancë e mos përfillje?!

Institucionet po bëjnë punën e tyre me shpejtësi dhe profesionalizëm apo janë në pritje të direktivës?

Drejtësia do të bëj drejtësi apo do të ketë pandëshkueshmëri si në rastet e mëparshme?!

Në varësi të përgjigjes së këtyre pyetjeve njerëzit marrin vendimin për të ndenjur në shtëpi duke pritur të dëshmohet përgjegjshmëri dhe drejtësi apo për të dalë në rrugë për të shkundur “institucionet” dhe drejtuesit e tyre.

 

Tags: gomoneHimareLutfi Dervishipoliciashtetitragjedia

TË LIDHURA

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Delegacioni i BE-së në Shqipëri uron Klodian Brahon për detyrën si Kreu i SPAK, vlerëson Dumanin
Editorial - Opinione

Delegacioni i BE-së në Shqipëri uron Klodian Brahon për detyrën si Kreu i SPAK, vlerëson Dumanin

13:56 | 22/12/2025
Next Post
Kim Kardashian dhe Pete Davidson ndahen pas nëntë muajsh romancë

Kim Kardashian dhe Pete Davidson ndahen pas nëntë muajsh romancë

Florenci, tregti me librat e mi

Florenci, tregti me librat e mi

Tragjedi në autostradën kroate/Autobusi me targa polake del nga rruga, viktima e të plagosur

Tragjedi në autostradën kroate/Autobusi me targa polake del nga rruga, viktima e të plagosur







JU REKOMANDOJMË

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

21:02 | 27/12/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

21:18 | 24/12/2018
E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025




TË FUNDIT

Juela rrëfen tragjedinë familjare: Partneri dhe motra e tij u vranë, “zemra mu copëtua”
Showbizz

Juela rrëfen tragjedinë familjare: Partneri dhe motra e tij u vranë, “zemra mu copëtua”

by mirseda
00:18 | 31/12/2025
0

Juela ka bërë një rrëfim tronditës në “Big Brother VIP”, për vrasjen e partnerit dhe motrës së...

“Nuk e kam tradhtuar kurrë”/ Iliri surprizohet në BBV, telefonatë nga bashkëshortja

“Nuk e kam tradhtuar kurrë”/ Iliri surprizohet në BBV, telefonatë nga bashkëshortja

22:39 | 30/12/2025
Holandë/ Arrestohet 29-vjeçari sirian, dyshohet se planifikonte sulm në Europë, lidhje me ISIS

Holandë/ Arrestohet 29-vjeçari sirian, dyshohet se planifikonte sulm në Europë, lidhje me ISIS

22:27 | 30/12/2025
Përdhunoi dhe la shtatzënë 12-vjeçaren, flasin të afërmit e autorit 70-vjeçar: Jemi të tronditur!

Përdhunoi dhe la shtatzënë 12-vjeçaren, flasin të afërmit e autorit 70-vjeçar: Jemi të tronditur!

21:53 | 30/12/2025
“Ke qejf të vetëshpallesh”/ Nga miq në rivalë, Stine përplaset me Mirin: Nuk pate shumë aksion

“Ke qejf të vetëshpallesh”/ Nga miq në rivalë, Stine përplaset me Mirin: Nuk pate shumë aksion

21:33 | 30/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com