pusulabet girişcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişcratosroyalbet kesintisiz giriştaraftarium24betasusjustin tvultrabettaraftarium24justin tvjustin tvjustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibombelugabahisgrandpashabetmatbet girişzenbetmarsbahiszenbetzenbetcasibomkulisbetpusulabet girişjojobet canlıbetplay1win giriş1winbetgit girişholiganbetromabet girişjojobetgameofbet giriş1winbetbey girişsonbahistambet girişamgbahisradissonbet girişmercurecasinocratosroyalbet girişcasinomilyonmarsbahis girişmatbet girişbelugabahisbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetsalvadorpalacebetteosbet1winbetgitromabetgameofbetradissonbetcratosroyalbetgrandpashabetimajbet girişbetsalvadormeritkingcasinoroyalholiganbetkulisbetcasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibomcasinowonjojobetibizabetmatbetgrandpashabetbahiscomhititbetcasibomsuperbetinpusulabetholiganbetjojobetCasibomgrandpashabetromabetjojobet girişJojobetHoliganbetmeritbetgrandpashabet girişmarsbahiscasibomcasibom girişholiganbet girişholiganbet girişgrandpashabet girişcasibomgrandpashabet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Ekstradimi i Llallës çështje ditësh, nisin kontaktet me palën italiane

4 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, pas dy muajsh në kërkim, i janë vënë prangat në Romë të Italisë, ku dhe ka qëndruar përgjatë këtyre javëve që ishte në arrati. Interpol Tirana publikoi njoftimin mbi arrestimin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Në njoftim bëhet me dije se është bërë i mundur arrestimi i Llallës në Romë, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me dy vite burg, për veprën penale refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë.

“Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në pranga, falë shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe zyrës homologe të Interpol Romës. Kapet në Itali, me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë, shtetasi shqiptar Adriatik Llalla, 52 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 2 vite burg, për veprën penale “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë. Falë informacioneve të marra nga strukturat e Policisë së Shtetit, për vendndodhjen e këtij personi, si dhe shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Policisë italiane u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i tij, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë”, thuhet në njoftim.

SPAK dorëzon dosjen në Ministrinë e Drejtësisë

Në njoftimin e SPAK, theksohet se ish-kryeprokurori Adriatik Llalla është arrestuar në datën 10 dhjetor nga autoritetet italiane, me qëllim ekstradimin e tij drejt Shqipërisë. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur procedurat për ekstradimin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llala. SPAK i ka dërguar Ministrisë së Drejtësisë kërkesën për të nisur procedurat për ekstradimin, ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Në njoftimin e SPAK thuhet se do të jetë Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili në rrugë diplomatike do të çojë në Romë kërkesën për ekstradimin, e ndërsa është Gjykata italiane duhet që të vendosë një masë sigurie me afat 40 ditor për ish-kryeprokurorin, deri në ardhjen e dosjes me provat dhe faktet për akuzat që rëndojnë për Llallën. “Me datë 13.12.2021 Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mori njoftim nga Zyra Qendrore Interpol Tirana se në datë 10.12.2021 autoritetet policore italiane kanë arrestuar me qëllimin ekstradimin në vendin tonë shtetasin Adriatik Llalla. Sot në datë 14.12.2021 Prokuroria e Posaçme i ka sjellë Ministrisë së Drejtësisë dokumentacionin e nevojshëm për ekstradimin e shtetasit Adriatik Llalla nga Italia në Shqipëri”, thuhet në njoftim.

Gjykata i komunikoi ‘masë arresti’, por rri në banesë për shkak të shëndetit

ish-Prokurori ka shkuar dhe është paraqitur tek autoritetet italiane për të kërkuar azil politik. Të njëjtat autoritete kanë bërë një verifikim të identitetit të tij, dhe më pas i kanë komunikuar masën e arrestit, pasi Llalla është në kërkim ndërkombëtar sipas një urdhër të SPAK.

Më pas Llala është paraqitur në gjykatë, në të cilën ka dorëzuar një dokumentacion që tregon gjendjen e tij shëndetësore. Gjykata e Romës është njohur me një ndërhyrje kirurgjikale që ai ka bërë në Gjermani, dhe ka konstatuar se nuk është mirë nga ana shëndetësore.

Për këtë arsye, gjykata e ka lënë të lirë që të jetojë në banesën e tij, me detyrimin që të mos largohet nga qyteti i Romës dhe ka urdhëruar që t’i merret pasaporta. Adriatik Llalla është ende në ‘mbrojtje ndërkombëtare’ që është një statut që i jepet një personi që kërkon azil politik, nëse plotëson kushtet.

Tags: Adriatik LlallaSPAKUlsi Manja

TË LIDHURA

Aktualitet

“Pensionistët mbledhin kanaçe”/ I moshuari nga protesta: Kemi prerë biletat për të qenë këtu

19:32 | 13/06/2026
Aktualitet

“E çova në shkollë dhe nuk mu kthye”/ Nëna e Martin Canit mesazh prekës në protestë: Poshtë Rama!

19:29 | 13/06/2026
Aktualitet

7-vjeçarja simbol i protestës: “Edi Rama, jep dorëheqjen!”

19:27 | 13/06/2026
Next Post

11 vite nga liberalizimi i vizave, Basha: Në 18 dhjetor të lëmë pas të shkuarën

Shefi i OBSH-së: Omicron në 77 vende, përhapet më shpejt se çdo lloj tjetër

Përpjekja amerikane për të ndarë Sali Berishën nga populli shqiptar







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

“Pensionistët mbledhin kanaçe”/ I moshuari nga protesta: Kemi prerë biletat për të qenë këtu

by mirseda
19:32 | 13/06/2026
0

Një i moshuar shqiptar, i cili prej 22 vitesh jeton në Itali dha një mesazh të fortë...

“E çova në shkollë dhe nuk mu kthye”/ Nëna e Martin Canit mesazh prekës në protestë: Poshtë Rama!

19:29 | 13/06/2026

7-vjeçarja simbol i protestës: “Edi Rama, jep dorëheqjen!”

19:27 | 13/06/2026

Protesta zhvendoset edhe në Mbretërinë e Bashkuar, qindra shqiptarë protestojnë në Londër

19:25 | 13/06/2026

Instalacion kundër emigrimit në protestë, aktivistja: Një palë këpucë për çdo të larguar

18:56 | 13/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com