E enjte, 6 Gusht, 2020
19 C
Tirana

Eksplorimi i planetit Mars

Më të lexuarat

‘Bejruti qytet fantazmë’/Babai fsheh fëmijën poshtë tavolinës, prifti tmerrohet gjatë meshës

Pamje të rënda janë shpërndarë në media, duke demostruar momente prekëse sesi e përjetuan njerëzit shpërthimin në kryeqytetin libanez. Në një video të postuar...

Meta dekreton me shpallje 4 ligje të qeverisë

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot me shpallje 4 ligje të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë. Me anë të një njoftimi, Presidenca bën me dije...

VIDEO/ Shpërthim masiv në Bejrut, shkatërrohen ndërtesa të tëra

Një shpërthim masiv ka tronditur ditën e sotme Bejrutin. Shpërthimi ka qenë aq i madh saqë ka shkatërruar ndërtesat që ndodheshin afër, duke ngritur...

Shqipëria regjistron bilancin më të rëndë që nga shpërthimi i pandemisë

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 6 viktima nga koronavirusi. Fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën...

Kosovë/ Në kulmin e pandemisë, infermierët dalin në protestë

Në kulmin e pandemisë, disa infermierë kanë dalë duke protestuar në Kosovë. “Kërkesa jonë, e drejtë dhe direkte është që nga 18 euro (për ndërrimin...

“Nuk e ka zakon malësori të tallet me vdekjen e dikujt”, qytetari bën ‘për një lek’ Berishën

Kreu i qeverisë Edi Rama, postoi disa vargje në rrjetet sociale, për të nderuar nënën e tij. Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon Ramën, që nuk...

Tragjedi në Bejrut/ Njerëz të gjakosur, gjithçka e shkatërruar. Trump: Mund të ketë qenë një sulm

Në një konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan Donald Trump, tha se shpërthimi masiv në Bejrut të Libanit mund të ketë...

Paralajmërimi i Bill Gates: Koronavirusi asgjë para krizës së re që po na afrohet

Filantropi i njohur, Bill Gates, ka paralajmëruar se kriza e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, nuk është asgjë përpara asaj që po afron. Në një...

Imazhet satelitore tregojnë katastrofën e vërtetë të shpërthimit në Bejrut

Imazhet satelitore japin një pasqyrë më të qartë të shtrirjes së vërtetë të shkatërrimit në Bejrut pasi një depo e mbushur me kimikate të...

Guvernatori i Bejrutit shpërthen në lot, i krahason shpërthimet me ato në Hiroshima dhe Nagasaki

Të paktën 50 viktima dhe mijëra të lënduar janë raportuar deri më tani, si pasojë e shpërthimit të fuqishëm në portin e Bejrutit, në...

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kina kanë në plan të lëshojnë veçmas anije hapësinore robotike drejt planetit Mars.

Planeti i kuq prej shekujsh ka magjepsur njerëzimin. Por vetëm në gjashtë dekadat e fundit, ndërsa anijet hapësinore kanë vizituar planetin e kuq, shkencëtarët kanë mësuar më shumë lidhur me planetin fqinj në sistemin tonë diellor.

Marsi, planeti i katërt në sistemin tonë diellor, është sa gjysma e madhësisë së Tokës.

Planeti ka një diametër prej afro 6760 kilometrash dhe ka dy hëna të quajtura “Phobos” dhe “Deimos”.

Temperaturat shkojnë nga minus 140 gradë celsius në 30 gradë celsius.

Graviteti është 62,5 për qind më i vogël se sa në Tokë.

Atmosfera e atij planeti përbëhet pothuajse tërësisht nga dioksidi i karbonit, rreth 96 për qind.

Profesori i astrofizikës Chris Lintott me Universitetin e Oksfordit, e përshkruan planetin si një vend të tmerrshëm:

“Është më i thatë se shkretëtira më e thatë në Tokë dhe pothuajse nuk ka fare atmosferë dhe në atë pak që është, nuk mund të marrësh frymë. Planeti përbëhet nga një lloj rëre e kuqe. Erërat në atë atmosferë të hollë shkaktojnë shtëllunga pluhuri që përhapet kudo.”

Gjatë viteve të fundit, shkencëtarë nga NASA dhe Evropa kanë studiuar zonat e largëta të Australisë, strehë e disa prej formave më të vjetra të jetës tashmë të fosilizuara.

Shkencëtarja Susanne Schwenzer, e cila ka punuar me Nasën, e krahason planetin Mars me shkretëtirën Atacama të Kilit:

“Planeti Mars është një vend shumë i thatë si rezultat i atmosferës së hollë. Në bazë të sezoneve, temperaturat bien deri minus 50 gradë.”

Planeti i kuq është objektiv i njohur për eksplorime. Mjetet e automatizuara robotike të quajtura rover, mbledhin kampione në sipërfaqen e planetit ndërsa sondat ekzaminojnë nga orbita. Fotografitë e para nga planeti u morën në vitin 1964 nga anija hapësinore Mariner 4 e Nasës.

Që nga viti 1976 shkencëtarët kanë kërkuar të gjejnë molekula organike në Mars. Pas 15 vitesh kërkimesh gjeologjike, roveri “Opportunity” i Nasës i pajisur me kamera dhe instrumente për analizimin e shkëmbinjve dhe dheut, vitin e kaluar u njoftua se kishte pushuar së funksionuari.

Arritja më e madhe ishte zbulimi i provave se Marsi në lashtësi kishte pasur ujë të rrjedhshëm në sipërfaqe dhe mundësisë për të mbështetur jetën e mikrobeve.

“Fluturimi i parë mbi Mars në vitin 1964 tregoi disa kratere dhe shterpësi. Kamerat atëherë nuk kishin qartësinë e duhur për të parë detaje. Më vonë kur dërguam dy automjetet robotike në sipërfaqen e planetit e kuptuam më mirë përbërjen gjeologjike. E dimë që shkëmbinjtë kanë përbërje elementësh si hekuri, kalciumi, magnezi, që janë shumë të rëndësishme për të krijuar një mjedis”, thotë shkencëtarja Susanne Schwenzer.

Shkencëtarët besojnë se planeti Mars dikur ka qenë krejt ndryshe dhe ndoshta i ngjashëm me Tokën. Copra akulli të vëna re më parë në Mars lënë të kuptohet për të një kaluar me ujë në atë planet.

Lucinda Offer drejton organizatën jofitimprurëse “The Mars Society”, e cila nxit eksplorimet e planetit nga njeriu dhe përbëhet nga vullnetarë nga e gjithë bota.

“Mund të supozojmë se Marsi dikur ka pasur një atmosferë më të trashë. Provat gjeologjike në sipërfaqen e planetit tregojnë që ka pasur ujë të rrjedhshëm. Pra, ne mund të imagjinojmë se planeti Mars dikur ka pasur të paktën ujë”, thotë ajo.

Shkencëtarët e NASA-s njoftuan se mjeti robotik ‘Curiosity’ kishte gjetur molekula organike të ruajtura në shtratin tre miliard vjeçar të një liqeni.

Kjo sugjeron se Marsi dukur mund të ketë pasur kushte të favorshme për jetën.

Shkencëtarët po ashtu konfirmuan rritjen e gazit të metanit në atmosferën marsiane.

Hulumtuesit thonë se nuk mund të përjashtojnë mundësinë e një burimi biologjik.

Shkencëtarët pajtohen mbi nevojën e anijeve më të fuqishme hapësinore dhe sjelljen e kampioneve në Tokë, për studime që të provohet nëse organizma të vegjël si bakteria kanë ekzistuar ndonjëherë në planetin e kuq.

“Kina, India, NASA dhe Agjencia Evropiane e Hapësirës po kërkojnë të zbulojë nëse ka jetë në Mars. Janë të gjitha këto vende që po bëjnë kërkime. Dhe nëse gjejmë jetë atje atëherë lind pyetja se çfarë do të bëjmë atje”, thotë zonja Offer.

Shkencëtarët nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Kina dhe Shtetet e Bashkuara shpresojnë që të marrin më shumë të dhëna ndërsa misionet e tyre nisen drejt planetit të kuq nga fundi i këtij muaji. /Voa

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Zyrtarët amerikanë hedhin poshtë deklaratën e Trumpit për Bejrutin

Ekspertët besojnë se fishekzjarret dhe nitrati i amonit kanë nxitur shpërthimin që ka shkundur kryeqytetin libanez. Dje presidenti amerikan, Donald Trump, tha se gjeneralët...

Kjo është shenja më me fat e horoskopit për sot

DASHI Dita do të jetë pasive dhe nuk do të sjellë ndryshime. Përmirësoni situatën në shtëpi dhe bëni blerje të vogla. Frenoni dëshirat tuaja, pasi...

Vranësira dhe luhatje të temperaturave. Ja si do të jetë moti për sot

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të herë pas-hershme mbizotërojnë motin në vendin tonë gjatë paradites. Sipas MeteoAlb, mesdita sjellë zhvillim të vranësirave dhe shira të izoluar....

Imazhet satelitore tregojnë katastrofën e vërtetë të shpërthimit në Bejrut

Imazhet satelitore japin një pasqyrë më të qartë të shtrirjes së vërtetë të shkatërrimit në Bejrut pasi një depo e mbushur me kimikate të...

VIDEO/ Shërbëtorja mbron vogëlushen pas shpërthimit në Bejrut

Një video e re nga shpërthimi në Bejrut, tregon momentin kur një shërbëtore shpëton vajzën e vogël të familjes. Gruaja e cila po bën punët...