Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Ekskluzive/ Eksperti: Kacifas u vetëflijua me dy plumba në gjoks

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT
Ekskluzive/ Eksperti: Kacifas u vetëflijua me dy plumba në gjoks

Ferdinand Dervishi

“Ai ka në mes të gjoksit dy vrima tejshpuese plumbash pranë njëra-tjetrës. Ishin 2-3 centimetër larg njëra-tjetrës”.

Ky është pohimi që u ka bërë të dielën, 28 tetor, një nga ekspertët e policisë së Gjirokastrës, për disa nga gazetarët lokalë, pak kohë nga vdekja, në Bularat të Gjirokastrës, e minoritarit Kostandinos Kacifas. Askush nuk e ka vlerësuar, porse ky është një pohim flagrant, që shkencën e balistikës e çon vetëm në një përgjigje: Kostandinos Kacifas është vetvrarë!

Pse e rrëzon shkenca?

Nisur nga fakti që dy vrimat e plumbave janë në mes të gjoksit të të vdekurit, pyetja më minimale e një njohësi të balistikës do të ishte? Si ka mundësi që një pjesëtar i forcave RENEA të ketë qëlluar me kaq precision; dy predha në tre apo më pak centimetër larg njëra-tjetrës? Sa larg ishte speciali nga viktima?

Duke marrë të dhëna nga gazetarë dhe njerëz që kanë ndjekur nga afër operacionin e RENEA në Bularat të Gjirokastrës, thuhet se forcat speciale ishin vendosur, në rastin më të mirë 1 kilometër larg vendndodhjes së Kasifasit dhe, në rastin më oportun, 1200 metër larg. Për më tepër RENEA kishte disavantazh në goditjen e shënjestrës, pasi specialët ishin të pozicionuar poshtë, ndërkohë që Kacifas ishte vendosur në lartësinë e një shpati mali. Pra, një vendosje që vështirëson qitje perfekte nga poshtë – lart.

Pas këtyre të dhënave, një ekspert i balistikës do të përgjigjej në mënyrë kategorike: Nisur nga largësia e përfunduar te vështirësia, asnjë qitës në botë nuk arrin ta realizojë dy qitje kaq pranë njëra-tjetrës.

Atëherë çfarë është duke ndodhur? Përse po i lëmë autoritetet greke dhe grekët apo shqiptaro-grekët e tjerë të vazhdojnë të abuzojnë me këtë ngjarje?

Probleme nga një deklaratë e nxituar?

Duket të gjithë tymnajën lehtësisht të lexueshme e ka krijuar një deklaratë e nxituar e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, që thoshte tekstualisht:”…Forcat speciale janë pozicionuar për të mbrojtur jetën e tyre dhe nëpërmjet megafonit i kanë bërë thirrje të herëpashershme shtetasit që vijonte të qëllonte me armë që të dorëzohej dhe të hidhte armën e zjarrit. Shtetasi Kaçifa ka vijuar të qëllojë kundër forcave speciale për gati 30 minuta, duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre. Në kundërpërgjigje, të forcave speciale gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i vrarë shtetasi Kostandinos Kaçifa…”

Kësaj deklarate zyrtare, apo të dhënave të drejtpërdrejta nga Drejtori i Përgjithshëm, ju përmbajt edhe Kryeministri Edi Rama, kur pa të ndizeshin flakët e urrejtjes në shtetin fqinj, duke shkruajtur në një nga rrjetet sociale:

“Fqinj të dashur! Në vend ta quani të papranueshme humbjen e jetës së një të fandaksuri që qëlloi me plumba luftarakë mbi policinë tonë, e cila bëri vetëm detyrën e saj, bashkohuni me ne në falenderimin e Zotit që asnjë jetë e pafajshme nuk humbi sot nga marrëzia ekstremiste”.

Në këtë pikë pyetja që lind është: Mos vallë Drejtori i Përgjithshëm është nxituar të bëjë një deklaratë të gabuar që thoshte se Kacifas u vra nga RENEA? Mos vallë, të përfshirë nga euforia nacionaliste, ai dhe të tjerë, nuk kanë pritur të ketë një përgjigje nga ekspertët? Mos vallë, kjo deklaratë e nxituar, e mbështetur nga mesazhi i Kryeministrit, tashmë është vendosur keqas përballë fakteve të ekspertizave, duke i mbajtur ato larg, apo më keq, duke i censuruar?

Terri informativ dhe përgjegjësitë

Është fakt se sot, pas 4 ditësh nga ngjarja, ne kemi një terr informativ përsa i përket të dhënave për mënyrën e vdekjes së minoritarit Kostandinos Kacifas. Nuk kemi asnjë të dhënë nga ekspertët e policisë dhe mjekësia ligjore lokale e Gjirokastrës, nuk kemi asnjë të dhënë nga Policia e Shtetit apo Policia Shkencore, nuk kemi asnjë të dhënë nga Prokuroria.

Nga ana tjetër, kemi një kufomë me dy pamje.

1-Kufomë me pamje të freskët, pra, të sapovdekur, me dy plumba tejshpues në gjoks, fare pranë njëri-tjetrit, të fotografuar, të këqyrur, të përshkruar në raportin e policisë lokale dhe atë të mjekësisë ligjore të Gjirokastrës.

2-Kufomë me pamje jo reale, pasi aktualisht prej saj është e vështirë për të nxjerrë përfundime të sakta. Kjo sepse në pjesën e plagëve është bërë autopsia dhe më pas kjo pjesë është larë dhe qepur, duke humbur shumë nga elementët identifikues, por sigurisht jo të gjithë.

Në këtë pikë pikëpyetjet që ngrihen janë të shumta:

-A do të kemi në një kohë të afërt pamjet filmike të RENEA-s për aksionin?

-A do të bëhet publik raporti i policisë dhe mjekësisë ligjore të Gjirokastrës?

-A do të ketë një raport të Policisë Shkencore në Policinë e Shtetit?

-A do të kemi një raport final të Prokurorisë?

Dhe në rast se rezulton që Kostandinos Kacifas ka vrarë veten, kush do të mbajë përgjegjësi për mashtrimin e opinionit, përfshirë kryeministrin?

Kush do të mbajë përgjegjësi për situatën e tensionuar mes dy vendeve fqinje, bashkë me pasojat, të cilat nuk do të ekzistonin nëse policia shqiptare do të kishte zbardhur ngjarjen ashtu si e thonë ligjet e saj funksionale?

TIRANA TODAY

Tags: KaçifasngjarjaRENEAviktima

TË LIDHURA

Gjendet i vetëvarur 37-vjeçari në Maliq, dyshimet e para
Aktualitet

Gjendet i vetëvarur 37-vjeçari në Maliq, dyshimet e para

13:08 | 07/06/2025
Kapet 6 kg heroinë në Kapshticë, dyshime për përfshirje policësh
Aktualitet

Kapet 6 kg heroinë në Kapshticë, dyshime për përfshirje policësh

13:01 | 07/06/2025
I kërkuar për vjedhje në objekte kulti, ndalohet 21-vjeçari
Aktualitet

I kërkuar për vjedhje në objekte kulti, ndalohet 21-vjeçari

12:56 | 07/06/2025
Next Post
Gruaja e Jamal Khashoggi : Ja si u njoha me gazetarin

Gruaja e Jamal Khashoggi : Ja si u njoha me gazetarin

I thanë se do të vdiste së shpejti, ky djalë bën ndryshimin drastik në jetë

I thanë se do të vdiste së shpejti, ky djalë bën ndryshimin drastik në jetë

Hetimet për vrasjen e dy shqiptarëve, fundosin keq 10 persona

Hetimet për vrasjen e dy shqiptarëve, fundosin keq 10 persona

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Gjendet i vetëvarur 37-vjeçari në Maliq, dyshimet e para
Aktualitet

Gjendet i vetëvarur 37-vjeçari në Maliq, dyshimet e para

by mirseda
13:08 | 07/06/2025
0

Gjendet i vetëvarur një 37 vjeçar në fshatin Sovjan të Maliqit. Sipas informacioneve paraprake, 37 vjeçari u...

Kapet 6 kg heroinë në Kapshticë, dyshime për përfshirje policësh

Kapet 6 kg heroinë në Kapshticë, dyshime për përfshirje policësh

13:01 | 07/06/2025
I kërkuar për vjedhje në objekte kulti, ndalohet 21-vjeçari

I kërkuar për vjedhje në objekte kulti, ndalohet 21-vjeçari

12:56 | 07/06/2025
Zbulohet parcela me rreth 2 mijë rrënjë kanabis në Mallakastër, 2 në pranga

Zbulohet parcela me rreth 2 mijë rrënjë kanabis në Mallakastër, 2 në pranga

12:16 | 07/06/2025
Gruaja merr fëmijët dhe largohet, në kërkim nga policia

Gruaja merr fëmijët dhe largohet, në kërkim nga policia

12:11 | 07/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com