Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Eksperti amerikan i Sigurisë: NATO mund të hyjë në luftë me Rusinë

8 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha, TT
Eksperti amerikan i Sigurisë: NATO mund të hyjë në luftë me Rusinë

Studiuesi i shkencave politike në “RAND Corporation”, Andrew Radin,  i përqendruar kryesisht në çështjet ushtarake dhe ato të sigurisë thekson se NATO mund të  hyjë në luftë me Rusinë. Duke iu referuar ekspansionit rus ndaj Krimesë dhe që tashmë rrezikon vendet baltike, BE, SHBA dhe NATO e shohin Rusinë si mjaft agresive në drejtim të Evropës. 

Radin i referohet një raporti të  “RAND Corporation” të viti 2016, i cili sipas tij “tregonte se në rastin e një pushtimi të shkurtër rus, forcat ruse mund të mbërrinin në periferinë e kryeqyteteve të Estonisë dhe Letonisë brenda 60 orëve”.

Sipas tij, për shkak se do të duheshin 3-6 muaj për të vendosjen e forcave të mjaftueshme amerikane në terren, për të rimarrë shtetet baltike, por edhe rrezikut të një përgjigjeje bërthamore, Shtetet e Bashkuara do të mbeteshin me pak opsione të mira për të reaguar.

Për këtë arsye Radin shpjegon se parandalimi duhet të jetë në përpjesëtim me interesat e Rusisë. “NATO ka vendosur aktualisht 4 batalione në Poloni dhe shtetet baltike. Këto forca, e bëjnë aleancën të aftë të reagojë, dhe janë aq të mjaftueshme sa ta frenojnë Rusinë nga ndërmarrja e veprimeve agresive, për të cilat s’ka ndonjë interes jetik, edhe pse nuk mund të ngadalësojnë në mënyrë domethënëse një ofensivë ruse në shkallë së madhe”, shkruan ai.

Ai shton se “një shtim i forcave të NATO-s në rajonin e Baltikut, mund të ndryshojë interesat ruse, veçanërisht nëse Moska i percepton forcat në rajon si një kërcënim ndaj regjimit të saj në pushtet. Pas studimit të veprimeve ushtarake perëndimore në Irak, Libi dhe Ballkan, analistët rusë kanë ngritur shqetësime, se një prani ushtarake perëndimore aty pranë, mund të jetë pararendësja e një goditje të rëndë, ose që mund të lehtësojë një revolucion me ngjyra në Rusi”, vijon më tej në analizën e tij eksperti amerikan i sigurisë.

Analiza e plotë e Andrew Radin në “National Interest”, përshtatur nga Tirana Today:  

Pasi Rusia aneksoi Krimenë, dhe mbështeti separatistët në rajonin ukrainas të Donbasit, analistët ushtarakë në SHBA dhe Perëndim, ngritën shqetësime rreth potencialit të një agresioni rus në shtetet baltike. Për shembull, një raport i “RAND Corporation” i viti 2016, tregonte se në rastin e një pushtimi të shkurtër rus, forcat ruse mund të mbërrinin në periferinë e kryeqyteteve të Estonisë dhe Letonisë brenda 60 orëve.

Për shkak se do të duheshin 3-6 muaj për të vendosjen e forcave të mjaftueshme amerikane në terren, për të rimarrë shtetet baltike, por edhe rrezikut të një përgjigjeje bërthamore, Shtetet e Bashkuara do të mbeteshin me pak opsione të mira për të reaguar.

Duke pasur parasysh aftësitë ushtarake ruse në rajonin e Baltikut, ka pasur një shqetësim të madh se stërvitja ushtarake e Rusisë në shtatorin e këtij viti, mund të jetë pararendësja e një sulmi ndaj shteteve baltike. Megjithatë, stërvitja u krye, dhe trupat ruse u rikthyen në bazat e tyre pa shkaktuar asnjë incident.

Fakti që Moska nuk e ka përdorur stërvitjen e planifikuar prej një kohë të gjatë “Zapad”, si një mundësi për veprime agresive, ngre pikëpyetjen nëse Rusia ka potencialisht synime agresive kundër shteteve baltike. Siç janë gjërat aktualisht, interesat e politikës së jashtme të Rusisë, nuk japin ndonjë arsye për të sulmuar baltikët, dhe se janë prioritetet e politikës së jashtme në rajone të tjera, ato që duhet të jenë më shqetësuese për Perëndimin.

Në të vërtetë, rruga kryesore në të cilën Rusia do të zhvillonte interesin për të sulmuar baltikët, është nëse percepton se NATO po synon të vendosë atje forca të mjaftueshme, përbën një kërcënim. Në një raport të fundit, që analizon pikëpamjen ruse të rendit ndërkombëtar, ne përshkruajmë interesat kryesore të politikës së jashtme të Rusisë, duke përfshirë mbrojtjen e vendit dhe regjimit; ndikimin në “zonën afër vendit”, koncepti i Rusisë për lagjen e saj të afërt; dhe lidhur me të, një vizion për veten si një fuqi e madhe.

Sipas analistëve rusë, afërsia jashtë vendit përfshin të gjitha republikat e ish-Bashkimit Sovjetik, përveç shteteve baltike. Moska i sheh shtetet baltike si të huaja, dhe të përfshira plotësisht në NATO. Me përjashtim të disa “eurazianistëve” të vijës së ashpër si Aleksandër Dugin, me shumë pak ndikim të drejtpërdrejtë në hartimin e politikave, nuk ka shumë interes për të pushtuar këto territore.

Rusia ruan njëfarë interesi për të vazhduar pasjen e një marrëdhënie me rusishtfolësit, duke përfshirë edhe “politikën e bashkatdhetarëve”, por ky është një prioritet i ulët. Në mungesë të një kërcënimi për sigurinë e saj, është e vështirë të shihet se si këto interesa thelbësore do ta çonin Rusinë të donte të sulmonte shtetet baltike.

Në fakt, në rishikimin e literaturës strategjike ruse, një tjetër raport i kohëve të fundit i “RAND”, nuk gjeti “asnjë diskutim serioz mbi vlerën strategjike të rikthimit të një pjese, apo të të gjitha shteteve baltike, qoftë për vlerën e tyre të brendshme, apo si një mënyrë për dobësimin e NATO-s”. Vetë diskursi rus për Ukrainën, nxjerr në pah rëndësinë e kufizuar të Baltikut për politikën e jashtme ruse.

Rusët duket se e shohin Ukrainën si një zgjatim të Rusisë:që nga disa terma të përdorur shpesh si “Rusia e vogël”, ose siç i shpjegoi Putini presidentit amerikan Bush në vitin 2008, “se është një vend joreal”, duke marrë parasysh marrëdhënien e ngushtë midis Rusisë dhe pjesëve të Ukrainës.

Nisur nga mungesa e interesi të Rusisë mbi shtetet baltike, Shtetet e Bashkuara dhe NATO duhet të kushtojnë më shumë burime dhe vëmendje kuptimit se ku Rusia ka interesa, aftësi dhe synime për të minuar demokracinë dhe sigurinë perëndimore. Moska është larg nga të qenit një fuqi e madhe dashamirëse.

Dyshimet se ajo ka ndërhyrë kibernetiikisht në presidencialet amerikane, mbështetja e saj ndaj partive të krahut të djathtë në Francë, manipulimi i burimeve energjetike që kanë një ndikim politik në Bullgari, midis aktiviteteve të tjera subversive, paraqesin kërcënime të mëdha për demokracinë dhe sigurinë e Shteteve të Bashkuara, BE dhe NATO-s.

Me aneksimin e Krimesë nga Rusia, forcat e saj ushtarake në Detin e Zi janë shtuar ndjeshëm, duke paraqitur potencialisht një kërcënim për shtetet anëtare të NATO-s, Rumaninë dhe Bullgarinë. Veprimet e Rusisë në Ukrainë, rrezikojnë normat e sovranitetit dhe minojnë angazhimin e NATO-s dhe BE-së për të integruar vendet evropiane.

Shtetet e Bashkuara dhe NATO, nuk duhet të supozojnë se baltikët janë më të rrezikuarit nga agresioni rus, por duhet të shqyrtojnë dhe “zbusin” këto dhe sfida të tjera, që krijohen nga konflikti midis interesave reale të Rusisë dhe atyre të Perëndimit. Mungesa e një interesi rus për të sulmuar baltikët, nuk do të thotë se aleanca duhet të tërheqë forcat e saj nga rajoni.

Përkundrazi, parandalimi duhet të jetë në përpjesëtim me interesat e Rusisë. NATO, ka vendosur aktualisht 4 batalione në Poloni dhe shtetet baltike. Këto forca, e bëjnë aleancën të aftë të reagojë, dhe janë aq të mjaftueshme sa ta frenojnë Rusinë nga ndërmarrja e veprimeve agresive, për të cilat s’ka ndonjë interes jetik, edhe pse nuk mund të ngadalësojnë në mënyrë domethënëse një ofensivë ruse në shkallë së madhe.

Megjithatë, një shtim i forcave të NATO-s në rajonin e Baltikut, mund të ndryshojë interesat ruse, veçanërisht nëse Moska i percepton forcat në rajon si një kërcënim ndaj regjimit të saj në pushtet. Pas studimit të veprimeve ushtarake perëndimore në Irak, Libi dhe Ballkan, analistët rusë kanë ngritur shqetësime, se një prani ushtarake perëndimore aty pranë, mund të jetë pararendësja e një goditje të rëndë, ose që mund të lehtësojë një revolucion me ngjyra në Rusi.

Bazuar në shqetësime të tilla, një rritje e pranisë së NATO-s në vendet balltike, mund ta detyrojë Rusinë të ndjehet e motivuar për të ndërmarrë një pushtim, edhe nëse nga perspektiva perëndimore, forcat e vendosura në vendet balltike nuk mund të sfidojnë realisht ushtrinë ruse.

Dislokimet ushtarake të SHBA-së dhe NATO-s në rajon, duhet të shmangin këtë rrezik duke marrë seriozisht bindjet ruse rreth aftësive të NATO-s në planifikimin e dislokimeve të ardhshme, dhe duke qenë transparente dhe zhvilluar para dislokimeve të ardhshme ushtarake në rajonin e Baltikut.

Shënim: Andrew Radin, është një shkencëtar politik në “RAND Corporation” jo think-tank amerikan i qëndruar kryesisht në çështjet ushtarake dhe ato të sigurisë.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

Tags: ‘YJE’amerikanEkspertilufteNATORusinësigurisë

TË LIDHURA

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja
Aktualitet

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Rama në gjunjë për Melonin, veprim simbolik dhe strategjik për ndihmat italiane
Aktualitet

Rama në gjunjë për Melonin, veprim simbolik dhe strategjik për ndihmat italiane

22:21 | 16/05/2025
Deputeti slloven tenton vetëvrasje mbi çatinë e parlamentit, shpëtohet në fund
Bota

Deputeti slloven tenton vetëvrasje mbi çatinë e parlamentit, shpëtohet në fund

22:01 | 16/05/2025
Next Post
Botërori “Rusi 2018”, Suedia dërgon Italinë në shtëpi

Botërori “Rusi 2018”, Suedia dërgon Italinë në shtëpi

Theresa May kërcënon Rusinë: Mos na vini në provë

Theresa May kërcënon Rusinë: Mos na vini në provë

Çfarë ka ndodhur më 14 nëntor?

Çfarë ka ndodhur më 14 nëntor?

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025
Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

14:49 | 16/05/2025




TË FUNDIT

Vazhdon marrdhënia me Limin jashtë Ferma VIP? Alba përballë akuzave të Kastros, flet troç
Showbizz

Vazhdon marrdhënia me Limin jashtë Ferma VIP? Alba përballë akuzave të Kastros, flet troç

by mirseda
23:16 | 16/05/2025
0

Dalja e Albës dhe më pas Limit nga Ferma VIP, krijoi një mister gjatë kësaj jave te...

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

23:13 | 16/05/2025
Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

23:12 | 16/05/2025
Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Rama në gjunjë për Melonin, veprim simbolik dhe strategjik për ndihmat italiane

Rama në gjunjë për Melonin, veprim simbolik dhe strategjik për ndihmat italiane

22:21 | 16/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com