Gjithë popullata anembanë globit është në pritje të krijimit të vaksinës ndaj koronavirusit. Ekspertët kanë paralajmëruar se situata do të zgjasë për disa muaj, e disa të tjerë parashikojnë edhe në një vit e gjysmë.
Virusi ka dhënë ‘provat’ se ka zhvendosur shtrirjen e saj, dhe është drejtuar drejt Europës, e cila po njeh një numër të frikshëm të infektuarish dhe viktimash, me Italinë të cilësuar si vatra më e madhe në këtë kontinent. Një ekspert mjekësor kinez tha se COVID-19, mund të gjej terren edhe për muajt e ardhshëm.
Duke folur në një konferencë shtypi nga qyteti i Guangzhou, Kinë, Zhong Nanshan, ish-presidenti i Shoqatës Mjekësore Kineze, që zbuloi dhe shpërthimin e SARS në vitin 2003, tha se virusi mund të qarkullojë deri në verën e këtij viti.
“Zhvillimi i pandemisë globale, parashikohet të vazhdojë të paktën deri në qershor”, tha ai.
Ekspertë të tjerë janë të mendimit se ardhja e sezonit veror, do të sjellë edhe largimin e këtij virusi vdekjeprurës.
Sipas tyre, koronavirusi do të “shfaroset” brenda muajve të ardhshëm. Për këtë, ata i referohen dhe të kaluarës, në kohën e SARS (i cilësuar nga ekspertët si i përafërt me koronavirusin e ri), kur ky virus arriti të infektojë më shumë se 8.000 mijë persona në të gjithë globin. Por e humbi efektin mbi njerëzit, kur temperaturat pësuan rritje.