Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Ekspertët kundër publikimit të pagave: Është e kundërligjshme dhe do nxisë konflikt social  

4 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Ekspertët kundër publikimit të pagave: Është e kundërligjshme dhe do nxisë konflikt social  

Publikimi i listës së pagave 1 herë në vit, e cila pritet të formësohet me hartimin e një nisme ligjore, ka nxitur shumë debate në grupet e interesit.

Kontabilistë, auditues dhe shoqatat e biznesit të kontaktuara nga “Monitor” pohuan se propozimi i qeverisë është antiligjor, nuk ndihmon zhvillimin e ekonomisë, por përkundrazi do të shtojë konfliktet sociale.

“Ne lidhje me idenë qe te behën publike pagat një herë në vit, nëse vërtet mendohet që të deklarohen të gjitha pagat e punonjësve në vend, gjykoj se është një ide absurde, më e pakta dhe e kundërligjshme nga ana tjetër. Nuk e di përse do të zbatohej kjo ide dhe kujt i shërben. Pagat janë një marrëdhënie personale midis shoqërisë dhe punonjësit dhe përbën një informacion konfidencial. Ato vendosen bazuar në një sërë kriteresh që vendosen në kontratën e punës midis shoqërisë dhe punonjësit, dhe që ndryshojnë nga një punonjës në tjetrin. Nëse punonjësit do të dinë pagat e njëri-tjetrit kjo krijon një rrezik të madh social, konflikte dhe pakënaqësi. Kjo ide bie në kundërshtim të plotë me eksperiencën e njerëzve që punojnë dhe bëjnë biznes dhe drejtojnë jo vetëm shoqëritë, por edhe institucionet. Duket sikur kjo ide vjen nga persona që nuk kanë drejtuar ndonjëherë dhe nuk dinë çfarë janë dhe si ndërtohen marrëdhëniet e punës në biznese”, pohon kontabilisti Sotiraq Dhamo.

Edhe presidenti i Qendrës Shqiptare së Eksporteve, Alban Zusi shton se ekspozimi i pagave nën 10,000 euro do të rrisë konfliktin në biznese dhe shoqërinë sociale . “Ekspozimi në publik i pagave nën 10,000 apo 20,000 euro nuk i shërben ekonomisë, por vetëm sa do të rrisë konfliktin social në një ndërmarrje apo në tërësi për shoqërinë. Mund të ekspozohen vetëm të ardhurat mbi 20,000 euro që përfshihen në kategorinë e bizneseve”, thotë z. Zusi.

Ndërsa sipas kontabilistit Sotiraq Dhamo mund të ishte e drejtë ideja, që të publikohen, por pa emra, vetëm pagat që janë në nivelin minimal, për të gjitha shoqëritë për të evidentuar kështu ato shoqëri që mund të vlerësohen se nuk deklarojnë realisht pagat. “Por edhe kjo nuk ka shumë sens, sepse ky informacion duhet t’u vlejë vetëm tatimeve, që të bëjnë kontrollet përkatëse për të luftuar informalitetin në pagat dhe nivelin e tyre”, thotë ai.

Sakaq lista e pagave zyrtare për punonjësit në të gjithë vendin u dekonspirua në muajin dhjetor duke qarkulluar online te shumë media dhe individë. Lista ishte me 630 mijë emra punonjësish në të gjithë vendin, të punësuar dhe vetëpunësuar, ndërsa pagat u publikuan për rreth 550 mijë persona, të punësuar në biznese dhe në shtet.

“Nuk di nëse është shkelje e së drejtës për informim, pasi e tillë është konsideruar. Për këtë fakt, janë dënuar disa punonjës së administratës shtetërore, tashmë po na rezulton, si pozitive dhe promocion për t’u aplikuar. Mendoj se nuk duhet aplikuar”, veçon audituesi ligjor Bujar Bendo. /Monitor

Tags: ekonomiapagatQeveria

TË LIDHURA

Nis protesta e PD/ Rajmonda Bulku: Të rikthejmë frymën e lirisë!
Politikë

Nis protesta e PD/ Rajmonda Bulku: Të rikthejmë frymën e lirisë!

19:03 | 20/02/2026
Dyshohet se u hodh në Lumi Osum/ Polumbarët e RENEA kërkime në kanionet e Skrapar
Aktualitet

Dyshohet se u hodh në Lumi Osum/ Polumbarët e RENEA kërkime në kanionet e Skrapar

19:00 | 20/02/2026
Berisha lë selinë e PD, i drejtohet sheshit para Kryeministrisë bashkë me simpatizantët e tij
Politikë

Berisha lë selinë e PD, i drejtohet sheshit para Kryeministrisë bashkë me simpatizantët e tij

18:42 | 20/02/2026
Next Post
Moti për sot/ Rritje temperaturash dhe kthjellime

Moti për sot/ Rritje temperaturash dhe kthjellime

Senati i SHBA miraton projekt-ligjin për shpenzimet e Ukrainës prej 40 miliardë dollarësh

Senati i SHBA miraton projekt-ligjin për shpenzimet e Ukrainës prej 40 miliardë dollarësh

Guvernatori i emëruar nga Putin: Kherson do të bëhet pjesë e Rusisë

Guvernatori i emëruar nga Putin: Kherson do të bëhet pjesë e Rusisë







JU REKOMANDOJMË

“Kam gabuar në jetë”/ Zbardhet dëshmia e 18-vjecares: kur qëllova veten, i dashuri…

“Kam gabuar në jetë”/ Zbardhet dëshmia e 18-vjecares: kur qëllova veten, i dashuri…

09:31 | 14/02/2026
LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Nis protesta e PD/ Rajmonda Bulku: Të rikthejmë frymën e lirisë!
Politikë

Nis protesta e PD/ Rajmonda Bulku: Të rikthejmë frymën e lirisë!

by mirseda
19:03 | 20/02/2026
0

Pak momente më parë ka nisur zyrtarisht protesta kombëtare e radhës e Partia Demokratike e Shqipërisë, ku...

Dyshohet se u hodh në Lumi Osum/ Polumbarët e RENEA kërkime në kanionet e Skrapar

Dyshohet se u hodh në Lumi Osum/ Polumbarët e RENEA kërkime në kanionet e Skrapar

19:00 | 20/02/2026
Berisha lë selinë e PD, i drejtohet sheshit para Kryeministrisë bashkë me simpatizantët e tij

Berisha lë selinë e PD, i drejtohet sheshit para Kryeministrisë bashkë me simpatizantët e tij

18:42 | 20/02/2026
Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

18:35 | 20/02/2026
Kryeministria “blindohet” para protestës, rrethohet me kangjella dhe forca policie

Kryeministria “blindohet” para protestës, rrethohet me kangjella dhe forca policie

18:20 | 20/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com