Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil

Ekspertët: Ja cili është faktori kryesor, që përcakton gjatësinë e njeriut

4 vjet ago
in Stil, Të Gjitha
Ekspertët: Ja cili është faktori kryesor, që përcakton gjatësinë e njeriut

Gjatësia trupore midis njerëzve ndryshon jo pak. Njeriu më i gjatë që ka jetuar ndonjëherë ishte 2.72 metra i gjatë, ndërsa njeriu më i shkurtër që ka jetuar ishte vetëm 67 centimetra i gjatë.

Ne e konsiderojmë shpesh gjatësinë tonë si të pandryshueshme, të përcaktuar nga përbërja jonë gjenetike që në momentin kur u ngjizëm. Tek e fundit, prindërit e gjatë kanë zakonisht fëmijë të gjatë dhe anasjelltas. Por a mund të ndikohet në mënyrë të konsiderueshme gjatësia nga faktorë mjedisorë si dieta ushqimore, apo është e lidhur me ADN-në tonë?

Ne pyetëm 4 ekspertë në gjenetikë, gjenomikë dhe biologji qelizore, dhe që të katërt thanë se faktorët mjedisorë ndikojnë. Profesori Peter Visher, ekspert në gjenetikë nga Universiteti i Kuinslendit në Australi, thotë:“Ka shumë prova që gjatësia rritet me kalimin e kohës kur vendet industrializohen dhe bëhen më të pasura.

Dhe ky ndryshim duhet të jetë mjedisor, pasi faktorët gjenetikë nuk ndryshojnë për periudha të shkurtra kohore (për shembull për dekada). Ai vazhdon duke thënë se “faktorët e mundshëm specifikë të mjedisit janë bollëku i ushqimeve, dhe një kujdes shëndetësor më i mirë”. Studime të shumta kanë theksuar se si dieta ushqimore ndikon tek gjatësia e njeriut. Profesor Saverio Alberti, ekspert në gjenetikë nga Universiteti i Mesinës në Itali, thotë:“Një shembull është gjatësia e të porsalindurve gjatë urisë së vitit 1944 në Holandë. Fëmijët që lindën dhe u rritën gjatë asaj kohe ishin rreth 4 cm më të shkurtër se lartësia mesatare e holandezëve të kohës”.

Po çfarë roli luan gjenetika tek gjatësia e njeriut? Në përgjithësi pranohet se rreth 80 për qind e gjatësisë ndikohet nga gjenetika. ADN-ja juaj përcakton gjatësinë tuaj maksimale, ndërsa faktorët mjedisorë përcaktojnë nëse do e arrini apo jo këtë maksimum.

Për këtë arsye, është e vështirë ta parashikosh gjatësinë vetëm nga gjenetika, sidomos në vendet ku është e përhapur kequshqyerja tek fëmijët. Nga ana tjetër, në vendet me ushqimin e duhur, është e mundur të parashikohet gjatësia duke përdorur gjenet.

Po sa të gjatë mund të bëhemi? Ka gjasa që të ekzistojë një gjatësi maksimale fiziologjike që ne mund ta arrijmë, dhe mbi të cilën zemra jonë nuk do të ishte në gjendje të pomponte në mënyrë efektive gjakun rreth trupit. Mendohet se kufiri mund të jetë rreth 2.7 metra, që është edhe gjatësia e njeriut më të gjatë që ka jetuar, Robert Uadlou.

Gjatësia mesatare globale është rritur në mënyrë të qëndrueshme për qindra vjet. Por është shtuar me ritme më të larta rreth 30 vjet më parë. A do të thotë kjo se kemi arritur lartësinë maksimale? Dr.Eirini Maruli, ekspert në gjenetikë dhe statistikë nga Universiteti Mbretëresha Meri në Londër thotë se: “Është e arsyeshme të supozojmë se ekziston një kufi i sipërm për gjatësinë mesatare, në të cilin faktorët ushqyes dhe shëndetësor janë optimalë. Po ashtu është hipotezuar se ndryshimet e fundit të stilit të jetës, mund të pengojnë ndryshimet e mëtejshme në lartësinë mesatare të njerëzve. “A mund të ketë arritur gjatësia kufirin e saj maksimal? Këtë mund ta tregojë vetëm koha”- thotë ajo.

Burimi i lajmit: https://www.sciencealert.com/environmental-factors-play-a-part-in-your-height-according-to-experts

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: Ekspertegjatësiroli

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Pesë enigmat e mëdha shqiptare të vitit politik 2021

“Tre tenorëve” të opozitës nuk ka kush t'i shkruaj

Studimi: Covid-19 në SHBA, që në dhjetor të vitit 2019

Studimi: Covid-19 në SHBA, që në dhjetor të vitit 2019

“Je me shqetësime mendore”, si trajtohet qytetarja kur bën kallëzim në polici

“Je me shqetësime mendore”, si trajtohet qytetarja kur bën kallëzim në polici







JU REKOMANDOJMË

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Kosovë: Përfundon numërimi i votave; Vetëvendosja fiton në Prishtinë, Viti dhe Mitrovicën e Jugut

Kosovë: Përfundon numërimi i votave; Vetëvendosja fiton në Prishtinë, Viti dhe Mitrovicën e Jugut

16:49 | 15/11/2025




TË FUNDIT

Mrekulli dardane, Kosova shkruan historinë, shkon në Play Off të Botërorit
Sport

Mrekulli dardane, Kosova shkruan historinë, shkon në Play Off të Botërorit

by mirseda
22:54 | 15/11/2025
0

Kosova triumfon 0-2 ndaj Sllovenisë, duke prerë një biletë për në Play Off të Botërorit. Sfida nisi...

Protesta e PD-së të hënën/ “Blindohet” kryeministria, Rama vendos ‘mburojat’

Protesta e PD-së të hënën/ “Blindohet” kryeministria, Rama vendos ‘mburojat’

22:17 | 15/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Itali, burri 80-vjeçar godet bashkëshorten me thikë në zonën e Vareses, arrestohet

Itali, burri 80-vjeçar godet bashkëshorten me thikë në zonën e Vareses, arrestohet

21:52 | 15/11/2025
Shkodër: Makina u qëllua në lëvizje; konflikti nisi në Han të Hotit dhe autori u identifikua

Shkodër: Makina u qëllua në lëvizje; konflikti nisi në Han të Hotit dhe autori u identifikua

21:48 | 15/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com