Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Ekskluzive nga Marin Mema/ Në Bukël lidhet historia e ilirëve dhe arbërorëve

7 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha, TT
Ekskluzive nga Marin Mema/ Në Bukël lidhet historia e ilirëve dhe arbërorëve

Është fillimi i viteve 60 kur në zonën e Buklit në Mirditë nisën të dalin disa objekte mjaft interesante nga nëntoka. Arkeologu i ndjerë Skënder Anamali kujton në një botim shkencor të publikuar në vitin 1971 se zbulimet e para ishin të rastësishme dhe se ato u dorëzuan në sektorin përkatës të arkeologjisë nga etnologu i famshëm shqiptar Mark Tirta, në atë kohë mësues i zonës. Materialet patën dalë në dritë nga disa varre të zbuluara prej rrëshqitjeve të tokës e sipas specialistëve i përkisnin periudhës mesjetare.

Sigurisht ato shërbyen si një pikënisje, por askush nuk dinte nëse në Bukël këto zbulime ishin sporadike apo nëntoka fshihte diçka më shumë…Përgjigjen do ta jepnin gërmimet e vitit 1963 siç shkruhet në revistën “Iliria” ku Skënder Anamali, D.Komata dhe ekspertë të tjerë nxorën në dritë jo pak, por 53 varre dhe një material arkeologjik mjaft të pasur.

Si pjesë e malësisë së Mirditës Bukli jo larg Shën Palit u kthye në një thesar të jashtëzakonshëm të trashëgimisë dhe kulturës , duke ngërthyer në të njëjtën kohë një histori sa tërheqëse aq edhe enigmatike. Të gjitha objektet arkeologjike të ngjashme me të tjera të zbuluara të zona të ndryshme të vendit dëshmuan për atë që njihet si kultura e hershme shqiptare. Vendprehjet sipas arkeologëve i përkasin periudhës nga shekulli i VI  deri në atë të VIII, pra janë hallka lidhëse mes ilirëve dhe arbërorëve të mëpasshëm.

Sipas inventarit të kryer gjatë gërmimeve rezulton se përtej uniformitetit të ndërtimit të varreve, objektet e gjetura ishin të ndryshme dhe mjaft interesante. E gjithë varreza përfshinte një sipërfaqe të madhe ç’ka dallohet edhe në skemën e realizuar në atë kohë.  Si drejtues i punimeve arkeologu Skënder Anamali ka realizuar një inventar të detajuar të çdo objekti të zbuluar, që më pas është analizuar në mënyrë të detajuar. Fotografitë e publikuara tek “Iliria” janë një dëshmi e këtyre zbulimeve kaq të rëndësishme.

Si një hapësirë e pasur , Mirdita nuk ka dhënë prova të tilla të prekshme të kulturës së hershme shqiptare vetëm në varrezën e Buklit. Zbulime të tjera arkeologjike janë bërë që në atë kohë në fshatin Malaj, Kaçinar, Perlat, Bukmirë, Vig, Orosh e me rradhë. Duhet saktësuar se Mirdita mbetet një nga zonat më pak të hulumtuara, apo thënë më qartë, një hapësirë ku gërmimet arkeologjike pak janë ndalur në mënyrë të organizuar. Mirdita e fisit ilir të Pirustëve prêt ende të flasë e të tregojë historinë që qëndron e fshehur nëntokë me shpresën se dikur diçka do të ndryshojë.

EKSKLUZIVE PËR TIRANA TODAY, NGA MARIN MEMA

Tags: arbërorëveBukëlekskluzivehistoriaIlirëvelidhetMarin Mema

TË LIDHURA

Ilir Beqja prej disa ditësh i shtruar në QSUT, zbardhen detajet
Aktualitet

Ilir Beqja prej disa ditësh i shtruar në QSUT, zbardhen detajet

11:04 | 15/07/2025
Adoleshentja tenton vetëvrasje, arrestohet babai për dhunë – familjarët fshehin armën
Aktualitet

Adoleshentja tenton vetëvrasje, arrestohet babai për dhunë – familjarët fshehin armën

09:39 | 15/07/2025
Në kërkim për tentativë vrasje, arrestohet në Greqi 39-vjeçari, pritet ekstradimi
Aktualitet

Në kërkim për tentativë vrasje, arrestohet në Greqi 39-vjeçari, pritet ekstradimi

08:54 | 15/07/2025
Next Post
Video/”Ministre debile”, qytetarët bëjnë për një lek Kumbaron. Ja arsyeja

Video/"Ministre debile", qytetarët bëjnë për një lek Kumbaron. Ja arsyeja

Vrasja e Majollarit/Gjuzi: Kam qenë në atë zonë, por s’kam lidhje me krimin

Vrasja e Majollarit/Gjuzi: Kam qenë në atë zonë, por s’kam lidhje me krimin

Video/Mallkim apo neglizhencë, fabrika është djegur dhe dy herë të tjera

Video/Mallkim apo neglizhencë, fabrika është djegur dhe dy herë të tjera

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Ilir Beqja prej disa ditësh i shtruar në QSUT, zbardhen detajet
Aktualitet

Ilir Beqja prej disa ditësh i shtruar në QSUT, zbardhen detajet

by mirseda
11:04 | 15/07/2025
0

Që prej të shtunës ish-ministri Ilir Beqja është shtruar urgjent në QSUT, Tiranë. Raportohet se ai është...

Trump “i shtrëngon lakun” Putinit, Rusia ka vetëm 50 ditë kohë, ja “arma sekrete” e presidentit amerikan

Trump “i shtrëngon lakun” Putinit, Rusia ka vetëm 50 ditë kohë, ja “arma sekrete” e presidentit amerikan

10:15 | 15/07/2025
Ngërçi në Kosovë pezullon mbi 35 projektligje, paralajmërohen pasoja për qytetarët

Ngërçi në Kosovë pezullon mbi 35 projektligje, paralajmërohen pasoja për qytetarët

10:07 | 15/07/2025
Qarkullonte me doza kokaine në makinë, arrestohet 26-vjeçari në Kamëz

Qarkullonte me doza kokaine në makinë, arrestohet 26-vjeçari në Kamëz

10:02 | 15/07/2025
SPAK kërkon burg për Jorgo Goron dhe ish-drejtorin e Bashkisë Himarë për shpërdorim detyre

SPAK kërkon burg për Jorgo Goron dhe ish-drejtorin e Bashkisë Himarë për shpërdorim detyre

09:44 | 15/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com