E premte, 6 Gusht, 2021
25.5 C
Tirana

Vrasja e Majollarit/Gjuzi: Kam qenë në atë zonë, por s’kam lidhje me krimin

Gjykata  e Tiranës ka caktuar masën “arrest me burg” për Kastriot Gjuzin, i akuzuar për vrasjen e Mario Majollarit, i cili u ekzekutua mbrëmjen e 10 Prillit në afërsi të banesës së tij në kryeqytet. Gjuzi akuzohet për “vrasje për gjakmarrje” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Kastriot Gjuzi i arrestuar në 19 Prill ka folur dje në polici nga ku ka deklaruar se nuk ka lidhje me vrasjen, por ka qenë afër vendit ku u vra Mario Majollari, pasi 50 metër larg ka vjehrrën.

“Nuk kam lidhje me vrasjen, kam qenë afër vendit ku u vra Majollari, pasi 50 metër me larg kam vjehrrën”.

Gjuzi ka deklaruar gjithashtu se ditën që është arrestuar ka qenë duke u kthyer nga Kosova në Shqipëri me dëshirën time, dhe nuk po tentonte të arratiseshe. 

“U largova se erdhën shumë forca policie dhe mendova se mos kishin bërë ndonjë gjë nipërit. U kthyeva nga Kosova në Shqipëri me dëshirën time, nuk po tentoja të arratisesha”, është shprehur ai.

Ngjarja:

Mbrëmjen e 10 Prillit, Mario Majollari qëllohet pranë shtëpisë së tij në Tiranë me tre plumba për gjakmarrje.

Babai i viktimës, Avni Majollari, kishte vrarë në vitin 2000 vëllain e Kastriot Gjuzit, Ilir Gjuzin dhe kushëririn e gruas së tij, Armand Nelën.

Policia arrestoi në 19 Prill Kastriot Gjuzin si autorin e dyshuar të vrasjes, Sipas policisë, Gjuzi ka vepruar i vetëm.

40-vjeçari nga Tufina u kap  nga policia kufitare në Kosovë, përgjatë kufirit të gjelbër mes Kukësit dhe Vermicës.

Ai po tentonte të futej në Kosovë nga mali, duke shmangur kontrollin, por është pikasur nga policia. Gjuzi ka dhënë një emër të rremë kur është pyetur për gjeneralitetet, por policia i gjeti një kartë identiteti.

Mario Majollari është kthyer vetëm pak kohë më parë nga Suedia, ku kishte kërkuar mbrojtje, për shkak se në Shqipëri i rrezikohej jeta. Autoritetet e kishin refuzuar, duke vlerësuar se shteti shqiptar mund t’i ofronte mbrojtje të mjaftueshme.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Zyrtare/ Messi largohet përfundimisht nga Barcelona

Lionel Messi nuk do të jetë më pjesë e Barcelonës. Njoftimi ka ardhur nga klubi katalanas, ku zyrtarizoi “divorcin” me yllin argjentinas për arsye...

Kryengritja në gotë e Sali Berishës kundër SHBA

Nga: Mero Baze Sali Berisha i harxhoi gjithë fishekët kundër SHBA, në një përpjekje për t’u dëshmuar atyre se ka pas Partinë Demokratike dhe do...

Ish-shefi i Ndërlidhjes: Ju rrëfej sozinë që përdorte Enveri në Pogradec

Inxhinier Luan Pogaçi, ish-shefi i Ndërlidhjes dhe Informacionit i Drejtorisë së Dytë të Ministrisë së Brendshme, numrin e kaluar ka kujtuar bëmat e Hekuran...

Kemi kryetar, por jo lider! PD, zyrtarisht në konflikt

Nga: Fatbardh Kadilli Nuk mjafton të ulesh në karrigen e kryetarit që të kryesosh, të udheheqësh. Janë gjëra të ndryshme. Kryetar të bëjnë vendimet. Kryetar...

Asnjë humbje jete nga Cov*d-i gjatë 24 orëve të fundit, rriten infektimet

Dita-ditës po shtohen infektimet. Duket se thirrjet e Ministrisë së Shëndetësisë për të zbatuar masat anti-Covid, kanë shkuar në "vesh të shurdhër" për këtë...