Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Ekonomia po kërkon rotacion

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Klodian Tomorri

Ekonomia shqiptare ka hyrë në një spirale ngadalësimi, teksa rritja ekonomike edhe sipas shifrave të vet qeverisë u ul për të tretin tremujor rresht. Instituti i Statistikave raporti se në tremujorin e dytë, Prodhimi Kombëtar u zgjerua me vetëm 2.31 për qind, kur për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar rritja ishte 4.26 për qind. Në harkun kohor të një viti rritja ekonomike gati është përgjysmuar, çka përbën një ngadalësim të fortë të aktivitetit ekonomik.

Në gjuhën teknike fenomeni njihet me termin “hard landing” dhe përshkruan situatën kur ekonomia ndryshon kurs me shpejtësi, nga rritja normale tek rritja e ngadaltë duke ju afruar recesionit. Nga krahu i ofertës faktorët kryesorë të këtij ngadalësimi janë rënia e prodhimit energjetik, mbyllja e industrisë së basteve, por edhe dinamizmi më i ulët sektorëve të tjerë. Por teksa efektet e energjisë dhe basteve mund të jenë të përkohshme, shqetësimi serioz i ekonomisë mbetet ajo që po ndodh në krahun e kërkesës.

Konsumi privat vazhdon të rritet me ritme anemike, vetëm 2.85 për qind duke reflektuar rritjen e ngadaltë të të ardhurave për familjet, ndërsa për herë të parë në 6 vjet, formimi bruto i kapitalit fiks ka hyrë në territor negativ. Pra, për herë të parë nga viti 2013, ekonomia po përballet me rënien e investimeve private vendase dhe të huaja. Sipas INSTAT në tremujorin e dytë të këtij viti, investimet totale në ekonominë shqiptare u ulën gati me 1 për qind, krahasuar me një vit më parë.

Investimet janë mekanizmi i vetëm përmes të cilit bizneset shtojnë kapacitetet prodhuese duke zgjeruar potencialin e rritjes ekonomike. Rënia e tyre, sugjeron se cikli ekonomik është drejtuar për poshtë, teksa investimet e reja janë të pamjaftueshme për të mbushur hendekun e lënë pas nga përfundimi i gazsjellësit TAP dhe kaskadës së Devollit.

Shpesh numrat e rritjes ekonomike perceptohen si tregues abstrakt, por pasojat e tyre janë serioz dhe prekin të gjithë qytetarët. Së pari, ngadalësimi i rritjes ekonomike cënon direkt punësimin. Vitin e fundit ekonomia ka shtuar gjithsej vetëm 5 mijë vende pune duke mos akomoduar dot as një të katrën e rritjes natyrale të forcës puntore. Pjesa tjetër e të rinjve që hyjnë për herë të parë në moshë pune i shtohen automatikisht armatës së të papunëve ose marrin rrugët e emigrimit.
Së dyti, rënia e rritjes ekonomike shtrëngon financat e shtetit. Të ardhurat buxhetore janë 50 milionë euro më pak se plani, ndërsa nëse zhvishen nga efekti i dividentit, gropa reale e buxhetit është plot 100 milionë euro. Qeveria ka më pak para për shkollat, spitalet apo për të financuar investime të reja, ndërkohë që kjo ecuri në mbledhjen e të ardhurave do të rrezikojë edhe uljen e borxhit publik.

Këta tregues ekonomikë kërkojnë ndryshim. Fatkeqësisht në Shqipëri është çimentuar një traditë negative. Çdo qeveri, në mandatin e saj të dytë shndërrohet në armikun më të madh të ekonomisë duke frenuar zhvillimin e vendit dhe duke i lënë qytetarëve male me borxhe në kurriz.

Përtej efekteve që vijnë nga Eurozona, arsyeja kryesore se pse ekonomia shqiptare po noton në ujëra të ngjashëm me ato të vitit 2013 është ndërprerja e madje edhe përmbysja e reformave. Kjo ka ndodhur në sektorin e energjisë, atë të financave, arsim, shëndetësi dhe gati në të gjithë sektorët e ekonomisë.

Madje në shumë raste reformat janë zëvendësuar me “private deals”, në trajtën e koncesioneve apo favoreve të tjera, të cilat përveçse shpërndajnë pasuri të pamerituar ekonomike për një grusht njerëzish, dekurajojnë zhvillimin ekonomik dhe mekanizmin e krijimit të mirëqënies. Qytetarët nuk kanë pse të paguajnë më këtë faturë. Ekonomia po i jep sinjalet e saj. Kërkon rotacion.

Tags: ekonomiaklodian tomorrikomentrotacion

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Next Post

Paralajmërimi i Erdoganit: Do të ndërmarrim operacion kundër kurdëve në Siri

Vrau hajdutin përpara shkollës, gruaja votohet nga populli si politikane

Brazil/ Kapen 9 mln dollarë kokainë me logon e klubit sportiv të Elbasanit







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

by mirseda
22:53 | 09/06/2026
0

Vijon qendra e protestuesve para Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Me thirrjen ‘populli vendos!’ dhe thirrjet për dorëheqje...

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026

Tensione në Hormuz,Irani paralajmëron forcat e huaja të largohen pas kërcënimeve të SHBAsë për sulme

21:46 | 09/06/2026

Sheshi ‘vlon’ nga ovacionet: Arresto Belindën, pa dhënë dorëheqje nuk ndalojmë

21:26 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com