Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

“Ekonomia ka nevojë për një shtysë”, Tabaku: Buxheti 2020 nuk e mundëson këtë

6 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Ekonomia ka nevojë për një shtysë”, Tabaku: Buxheti 2020 nuk e mundëson këtë

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka dalë ditën e sotme në terren ku ka parë nga afër vështirësitë hasin bizneset e fasonëve.

Përmes një postimi në Facebook, Tabaku ironizon qeverinë e cila nuk investon në këto biznese po sipas saj e kanë mendjen për t’ua lehtësuar jetën oligarkëve.

Tabaku shton se punonjësit në këtë biznes paguhen më pak për shkak se “shteti nuk ofron shërbimet për taksat që merr, rëndon xhepin e bizneseve dhe punonjësve ndërsa këta të fundit nuk marrin atë që meritojnë”.

Sipas saj, ekonomia në vend ka nevojë për një shtysë dhe buxheti i përcaktuar për vitin 2020 nuk e mundëson këtë gjë.

Postimi i plotë:

Në kuadrin e vazhdueshëm të takimeve me biznesin, sot vizituam një fabrikë fasonësh bashkë me Dhuratën, Flamurin, Shkëlqimin dhe Andian. Ndryshe nga përfaqësues të qeverisë që vëmendjen kur projektojnë buxhetin e kanë tek oligarkët për t’ua lehtësuar jetën me politika fiskale që u vijnë përshtat. Si një përfaqësues i biznesit fason vendas dhe si sipërmarrës tek një nga degët që ka numrin më të lartë të punonjësve, ai na shprehu shqetësimet e tij në lidhje me taksat e larta, barrën e lartë sigurimeve, problemet me rimbursimin e TVSH dhe administratën tatimore. Si dhe mbi të gjitha kosto e rënies së pashpjegueshme të EURO-s që llogaritet sa 11% e fitimit të kompanisë.

Siç edhe pritej shqetësimi i biznesit ishte dhe kosto edhe problem për punonjësit. Këta të fundit paguhen më pak, kanë një kosto më të lartë të jetesës dhe shpenzojnë më pak sepse shteti nuk ofron shërbimet për taksat që merr, rëndon xhepin e bizneseve dhe punonjësve ndërsa këta të fundit nuk marrin atë që meritojnë. Një biznes fason sot paguan 36.6% të fitimit në formë taksash shoqëruar kjo me 11% të fitimit që humbet nga rënia e pashpjegueshme e EURO-s, humbjet e biznesit janë afër 50% të fitimit. E gjitha kjo do të thotë më pak investime, rroga më të ulëta, kosto më e lartë dhe më pak vende pune. Prandaj ne propozojmë një alternativë për këtë situatë krize; propozojmë që biznesi të tatohet me 9%, që të ardhurat personale të punonjësve të shkojnë në 9%, që sigurimet shoqërore për punëdhënësin dhe punëmarrësin të jenë 18%. Këto politika fiskale do të prodhojnë një mjedis më të mirë biznesi, konkurrencë të ndershme, luftë papunësisë dhe mbi të gjitha një rritje pagash pas një 7-vjeçari të mbytur në krizën e politikave të gabuara fiskale dhe dimrin ekonomik.

Shqipëria ka nevojë për një shtysë në ekonomi, vendi ka nevojë për shpresë dhe për rindërtim. Një shtysë që buxheti 2020 nuk e ofron përkundrazi përkeqëson situatën e çdo biznesi.

 

Tags: buxheti 2020industria fasoneJorida Tabakuterren

TË LIDHURA

Dallgët arrijnë deri në 7 ballë/ Pezullohet lundrimi në Vlorë, anullohen udhëtimet drejt Italisë
Aktualitet

Dallgët arrijnë deri në 7 ballë/ Pezullohet lundrimi në Vlorë, anullohen udhëtimet drejt Italisë

12:04 | 06/01/2026
Aksident me vdekje në aksin Peqin-Elbasan, humb jetën këmbësorja
Aktualitet

Aksident me vdekje në aksin Peqin-Elbasan, humb jetën këmbësorja

11:53 | 06/01/2026
Moti i keq në vend/ Përmbyten tre banesa në Durrës, evakuohen 8 familje. Preken edhe burgjet
Aktualitet

Moti i keq në vend/ Përmbyten tre banesa në Durrës, evakuohen 8 familje. Preken edhe burgjet

11:17 | 06/01/2026
Next Post
Tërmeti trondit euron, ngec ekonomia

Tërmeti trondit euron, ngec ekonomia

Ozil kritikoi trajtimin e myslimanëve, Kina anulon transmetimin e ndeshjes

Ozil kritikoi trajtimin e myslimanëve, Kina anulon transmetimin e ndeshjes

Ngjela: Palmer do jetë prezent në Shqipëri deri në ngritjen e SPAK-ut

“Ngjarjet do të shkojnë deri në fund”, Ngjela paralajmëron Ramën







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026
Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

15:21 | 30/12/2025




TË FUNDIT

Dallgët arrijnë deri në 7 ballë/ Pezullohet lundrimi në Vlorë, anullohen udhëtimet drejt Italisë
Aktualitet

Dallgët arrijnë deri në 7 ballë/ Pezullohet lundrimi në Vlorë, anullohen udhëtimet drejt Italisë

by mirseda
12:04 | 06/01/2026
0

Për shkak të situatës së krijuar dhe përkeqësimit të kushteve atmosferike, vijon pezullimi i lundrimit detar për...

“Nuk jam naiv e budalla si Milosheviçi”/ Vuçiç provokon: Groenlanda? Po me Kosovën çfarë ndodhi

“Nuk jam naiv e budalla si Milosheviçi”/ Vuçiç provokon: Groenlanda? Po me Kosovën çfarë ndodhi

12:01 | 06/01/2026
Zjarri me 40viktima në Zvicër, zyrtarët flasin në konferencë: Kërkojmë falje,por nuk japim dorëheqje

Zjarri me 40viktima në Zvicër, zyrtarët flasin në konferencë: Kërkojmë falje,por nuk japim dorëheqje

11:56 | 06/01/2026
Aksident me vdekje në aksin Peqin-Elbasan, humb jetën këmbësorja

Aksident me vdekje në aksin Peqin-Elbasan, humb jetën këmbësorja

11:53 | 06/01/2026
Moti i keq në vend/ Përmbyten tre banesa në Durrës, evakuohen 8 familje. Preken edhe burgjet

Moti i keq në vend/ Përmbyten tre banesa në Durrës, evakuohen 8 familje. Preken edhe burgjet

11:17 | 06/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com