Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Ekonomia e Evropës tashmë “dirigjohet” nga Rusia

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Ekonomia e Evropës tashmë “dirigjohet” nga Rusia

Kanë kaluar tre vite nga aneksimi i Krimesë dhe duket qartë që situata ekonomike e Evropës nuk është aspak e mirë. Në vitin 2014 fuqitë perëndimore – të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – kanë qenë jashtëzakonisht të vendosura në ruajtjen e një fronti të bashkuar ndaj Rusisë. Por për këto tre vite më shumë ka humbur Evropa sesa Rusia me sanksionet që iu vendosën me ndërmjetësimin e amerikanëve Mosës.

Po ti referohemi Richard Connolly në një intervistë për  “CNN” i cili tha se prodhuesit amerikanë dhe evropianë, si dhe gjigantët e energjisë humbën shumë para për këto tre vite. Shitja e anijeve franceze dhe e makinerive gjermane u bllokua. Miliarda dollarë investime nga gjigandët e energjisë si “ExxonMobil”, “Total dhe “Shell” u shtynë për më vonë. Bizneset tek vendet me lidhje historike të ngushta tregtare me Rusinë, si Italia, Hungaria dhe Bullgaria, u goditën veçanërisht fort.

Kongresi Amerikan – me dëshirën për të bërë diçka rreth ndërhyrjes së supozuar ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane, si dhe vullnetin për ta ndëshkuar Moskën për aktivitetet e saj në Siri dhe më gjerë – po bën diçka që Rusia ka dështuar t’ia shkaktojë Perëndimit që prej marsit të 2014-ës.

Duke nxitur një raund të ri sanksionesh, të cilat do të zgjerohen mbi ato që tashmë ekzistojnë kundër Rusisë, ligjvënësit amerikanë mund t’i japin Kremlinit pa dashje diçka që ky i fundit shpresonte të ndodhte që kur filloi kriza e Krimesë, krijimin e një pyke midis Evropës dhe Shteteve të Bashkuara.

Zyrtarët në disa vende evropiane me ndikim, mendojnë se raund i fundit i sanksioneve amerikane, po lëviz shumë përtej zonës së tyre të rehatisë. Në vend se të synojë t’i përdorë sanksionet për të ushtruar presion mbi Rusinë, për të zvogëluar ndërhyrjen e saj në Ukrainë, Shtetet e Bashkuara po lëvizin tashmë drejt përdorimit të tyre si një instrument kryesor për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj të gjitha aspekteve të politikës të brendshme dhe të jashtme ruse.

Disa zyrtarë të BE-së, e shohin këtë si një instrument shumë të paefektshëm. Larg nga të qenit goditje të përqendruara dhe kirurgjikale – sikurse ishin paketuar fillimisht në vitin 2014 – këto sanksione kanë një rreze veprimi dhe pikësynime shumë të gjera, duke shenjestruar ndërmarrjet minerare dhe ato hekurudhore, si dhe projektet ruse të energjisë përtej kufijve të saj.

Synimi për të goditur korrupsionin dhe politikën e jashtme ruse me të njëjtin instrument politik, mund të tingëllojë joshës në Uashington, por disa zëra me ndikim në vendet kyçe evropiane, veçanërisht Gjermania, e shohin projektligjin e ri si një agresion të hapur ekonomik.

Për shembull, dëshira e deklaruar për të goditur projektin e gazsjellësit “Nord Stream 2”, është parë nga disa zyrtarë europianë, si një përpjekje për të zëvendësuar gazin e lirë rus me gazin natyror më të shtrenjtë të SHBA-së. Kjo jo vetëm që rrezikon të prishë marrëdhëniet ekzistuese të furnizimit me gaz, mes Rusisë dhe vendeve evropiane si Austria, Gjermania dhe Italia, por gjithashtu do të bënte që kompanitë industriale europiane të paguanin një çmim më të lartë për energji, sesa konkurrentet e tyre në SHBA.

Zyrtarët e BE-së, po flasin tanimë për hakmarrje ndaj Shteteve të Bashkuara, në rast se kërcenohen interesat e tyre. Këndvështrimi i kësaj situate nga Moska – pavarësisht reagimit të ashpër të ligjvënësve dhe zyrtarëve të politikës së jashtme – ka të ngjarë të jetë relavitisht i qetë

Tags: beekonomiaevroparusiaSHBA

TË LIDHURA

Zelensky: Rusët po përgatisin sulme të reja masive në Ukrainë.
Bota

Zelensky: Rusët po përgatisin sulme të reja masive në Ukrainë.

08:51 | 17/01/2026
Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur
Bota

Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

21:01 | 16/01/2026
Trump kërcënon me tarifa vendet që kundërshtojnë marrjen e Groenlandës
Bota

Trump kërcënon me tarifa vendet që kundërshtojnë marrjen e Groenlandës

19:53 | 16/01/2026
Next Post
Ja si të përmirësoni kujtesën tuaj me teknikën e lashtë greke

Ja si të përmirësoni kujtesën tuaj me teknikën e lashtë greke

“Shtriga” dhe “Krokodili” janë dosjet sekrete mbi pederastinë e Enver Hoxhës

“Shtriga” dhe “Krokodili” janë dosjet sekrete mbi pederastinë e Enver Hoxhës

Brexit dhe rënia e politikës së jashtme britanike

Brexit dhe rënia e politikës së jashtme britanike







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

Rama ka pushtuar parlamentin dhe po merr pushtetin e drejtësisë’, Berisha thirrje qytetarëve
Politikë

“67 miliardë euro të vjedhura në 12 vite”, Berisha flet me shifra dhe paralajmëron: Do auditojmë

by mirseda
14:44 | 17/01/2026
0

Kreu i PD, Sali Berisha deklaron se janë 67 miliardë euro abuzime, sipas tij, nga qeveria socialiste...

Grup pune për bashkërendimin qeveri-pushtet vendor”, Rama zbulon emrat e ministrave

Grup pune për bashkërendimin qeveri-pushtet vendor”, Rama zbulon emrat e ministrave

14:24 | 17/01/2026
Rama ka pushtuar parlamentin dhe po merr pushtetin e drejtësisë’, Berisha thirrje qytetarëve

Rama ka pushtuar parlamentin dhe po merr pushtetin e drejtësisë’, Berisha thirrje qytetarëve

13:28 | 17/01/2026
Policia e Durrësit: Nuk u njoftuam për mbështetje me forca gjatë shoqërimit të të paraburgosurit

Arratisja e Altin Ndocit, gjykata vendos masat e sigurisë për tetë të arrestuarit

13:24 | 17/01/2026
Paketa e maleve”, Rama u vendos kushte kryebashkiakëve: Asnjë nga ju nuk do të rikandidojë nëse …

Paketa e maleve”, Rama u vendos kushte kryebashkiakëve: Asnjë nga ju nuk do të rikandidojë nëse …

12:51 | 17/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com