Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Ekonomia e Eurozonës tregon shenja të përshtatjes ndaj bllokimeve

5 vjet ago
in Bota
Ekonomia ngec nga tërmeti, euro zbret në 122 lekë

Të dhënat e fundit tregojnë për një rritje të aktivitetit gjatë muajit të kaluar, pavarësisht të gjitha kufizimeve të reja të ndërmarra në disa shtete.

Ekonomia e Eurozonës është duke u bërë më elastike ndaj bllokimeve të koronavirusit, kjo sipas shifrave që tregojnë se bizneset dhe familjet po përshtaten me kufizimet e fundit, duke rritur kështu shpresat se prodhimi i bllokut do të shënojë rezultate më të larta këtë vit sesa vitin e kaluar.

Të dhënat e nga Google tregojnë se vizitat në qendra të shitjes me pakicë dhe ato të argëtimit janë rritur që nga janari në shumicën e ekonomive të Eurozonës, duke shënuar një rritje të aktivitetit muajin e kaluar, pavarësisht bllokimeve të reja të ndërmarra në shumë shtete europiane duke përfshirë Gjermaninë, Francën dhe Italinë. Bert Colijn, Krye ekonomist në bankën holandeze ING, tha: “Pavarësisht shtrirjes së masave të bllokimit, të dhënat tregojnë tashmë se rimëkëmbja ka filluar”.

“Kjo rritje na bën të besojmë se rënia e PBB-së (prodhimi i brendshëm bruto) në Tremujorin e I-rë mund të jetë më modeste sesa pritej fillimisht”, tha z. Colijn.

Sentimenti e investitorëve në lidhje me ekonominë gjermane u përmirësuan ndjeshëm në muajin e kaluar, duke shënuar nivelin e tyre më të lartë në më shumë se një vit, sipas sondazhit të kryer nga Zew ku morën pjesë 178 analistë.

Ndërsa besimi për muajt e ardhshëm ra papritur për herë të parë që nga nëntori i vitit 2020, Presidenti i Zeë, Achim Wambach tha se pritshmëritë ishin “akoma në një nivel shumë të lartë dhe situata aktuale vlerësohet të jetë dukshëm më e mirë krahasuar me marsin e një viti më parë”.

Ndërkohë, gjatë këtij muaji aktiviteti ekonomik francez pritet të bjerë 7 për qind nën nivelet para-pandemike, një rënie shumë më e ulët krahasuar me periudhën kur u morën masat e para bllokuese në prill të 2020, sipas një sondazhi të Banque de France të 8,500 kompanive.

Banka Qendrore tha se numri i lartë i punonjësve që punojnë nga shtëpia dhe rregullat e përmirësuara të distancës sociale kishin ndihmuar shumë kompani të vazhdojnë të operojnë pavarësisht bllokimeve, ndërsa eksportuesit kanë përfituar nga një rikthim në tregtinë globale. “Ne kemi mësuar kolektivisht të punojmë me virusin ” u shpreh François Villeroy de Galhau, Guvernator i Bankës Qendrore franceze.

“Në prill, aktiviteti ka shënuar një rënie më të ulët sesa ajo që shumë prej nesh i druheshin”, vazhdoi ai më tej. Bazuar në të dhënat e fundit, Banka Qendrore vlerësoi se ekonomia franceze u rrit lehtë në tremujorin e parë krahasuar me tremujorin e fundit të vitit të kaluar, kur u tkurr 1.4 për qind.

Teksa ekonomistët kanë përditësuar parashikimet e rritjes për pjesën më të madhe të ekonomisë botërore, ata po hezitojnë të bëjnë të njëjtën gjë për zonën e euros, ku përhapja e vaksinimeve ka pësuar vonesa dhe masat e reja bllokuese janë vendosur për të përmbajtur një valë të tretë të koronavirusit.

Shkalla e përditshme e vaksinimit në Gjermani është dyfishuar në më shumë se 700,000 njerëz gjatë javës së kaluar, por qeveria pret që nivelet e infektimeve dhe shtrimet në spital të vazhdojnë të mbeten të larta për gjashtë deri në tetë javë, duke zgjatur me shumë mundësi masat bllokuese të vendit deri në fillim të qershorit.

Aktiviteti ekonomik gjerman ra 0.5 për qind në tre muaj deri në 11 Prill, krahasuar me tre muajt e mëparshëm, sipas një indeksi aktiviteti javor të llogaritur nga Banka Qendrore e vendit. Kjo është një rënie shumë më e vogël krahasuar me rënien tremujore prej 9.7 për qind të prodhimit, si pasojë e goditjes së marrë nga pandemia në tremujorin e dytë të vitit 2020.

“Unë mendoj se kjo situatë është bërë më e qartë gjatë gjashtë muajve të fundit dhe këtu i referohem faktit se ekonomia e Eurozonës është shumë më elastike ndaj bllokimeve dhe masave të tjera të lidhura me virusin sesa ishte një vit më pare”,  tha Jessica Hinds, ekonomiste e Europës në Capital Economics.

Gjurmuesi i aktivitetit ekonomik javor të OBZHE-së, i cili përmbledh informacionin në lidhje me sjelljen e konsumatorit, tregjet e punës, strehimin, tregtinë, aktivitetin industrial dhe pasigurinë ekonomike, tregoi një pamje kryesisht të qëndrueshme në të gjitha ekonomitë më të mëdha të Eurozonës në tremujorin e parë.

Tregues të tjerë të tillë si vlera e pagesave të kartave të debitit, tërheqjet e parave dhe pagesat online në ING u kthyen në nivelet para-pandemike në mars, duke treguar një rikthim të konsumit pavarësisht masave mbyllëse të ndërmarra si pasojë e pandemisë.

Sipas statistikave zyrtare, masat alternative të veprimtarisë prodhuese gjithashtu u forcuan muajin e kaluar. Lëvizshmëria në vendet e punës shënoi rritjen më të lartë që prej fillimit të pandemisë dhe kilometrazhi gjerman i kamionëve u rrit 4.7 për qind në mars krahasuar me muajin e mëparshëm, pas rënies në janar dhe shkurt.

Gelngel Talavera, shefja e ekonomisë europiane në Oxford Economics, tha se gjurmuesi i rikuperimit të Eurozonës, bazuar në të dhënat e fundit, tregoi një pritshmëri në rritje dhe “tregon se aktiviteti u forcua në mars”. Ajo pret që ekonomia e zonës euro të pësojë një rënie të vogël në tremujorin e parë, por të rikthehet në tremujorin e dytë. /monitor/

Tags: ekonomiaeuropemonitor

TË LIDHURA

Netanyahu pranon të bashkohet në Bordin e Paqes, disa vende i thonë “jo” ftesës së Trump
Bota

Netanyahu pranon të bashkohet në Bordin e Paqes, disa vende i thonë “jo” ftesës së Trump

14:45 | 21/01/2026
Trump kërcënon Iranin: Kam lënë urdhër, ta hedhin në erë!
Bota

Trump kërcënon Iranin: Kam lënë urdhër, ta hedhin në erë!

14:17 | 21/01/2026
“Bordi i Paqes”, Bloomberg: Trump mund të ketë kryesinë e tij për gjithë jetën
Bota

“Bordi i Paqes”, Bloomberg: Trump mund të ketë kryesinë e tij për gjithë jetën

13:04 | 21/01/2026
Next Post
”Reforma në Drejtësi nuk kalon”/ Rama zbulon çfarë i tha Meta në Lalëz

''Reforma në Drejtësi nuk kalon”/ Rama zbulon çfarë i tha Meta në Lalëz

Rama: Nuk do doja kurrë që gjërat mes nesh dhe Metës të arrinin në këtë pikë

Rama: Nuk do doja kurrë që gjërat mes nesh dhe Metës të arrinin në këtë pikë

Basha thirrje socialistëve: Ejani bashkohuni në marshimin tonë drejt ndryshimit

Basha thirrje socialistëve: Ejani bashkohuni në marshimin tonë drejt ndryshimit







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026
Tension dhe përplasje në “Elbasan Arena”, hidhen edhe stolat

Tension dhe përplasje në “Elbasan Arena”, hidhen edhe stolat

18:38 | 14/01/2026




TË FUNDIT

“Gjobë false”/ Paralajmërim për faqe mashtruese që imitojnë Policinë e Shtetit
Aktualitet

“Gjobë false”/ Paralajmërim për faqe mashtruese që imitojnë Policinë e Shtetit

by mirseda
16:20 | 21/01/2026
0

Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetik ka lëshuar një apel për qytetarët, duke i paralajmëruar për raste...

Serbia po armatoset me shpejtësi, Vuçiç: Bota po shkon në një drejtim të çmendur

Serbia po armatoset me shpejtësi, Vuçiç: Bota po shkon në një drejtim të çmendur

14:47 | 21/01/2026
Netanyahu pranon të bashkohet në Bordin e Paqes, disa vende i thonë “jo” ftesës së Trump

Netanyahu pranon të bashkohet në Bordin e Paqes, disa vende i thonë “jo” ftesës së Trump

14:45 | 21/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
Si duket Korpusi i ri modern i Laboratorëve të ISHP-së

Si duket Korpusi i ri modern i Laboratorëve të ISHP-së

14:38 | 21/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com