Basha thirrje socialistëve: Ejani bashkohuni në marshimin tonë drejt ndryshimit

Kryetari i Partisë Lulzim Basha i ka bërë thirrje socialistëve të që sipas tij janë të ndershëm, që t’i bashkohen në marshimin e opozitës së bashkuar drejt ndryshimit.

Nga Ndroqi, ku zhvilloi takime me qytetarë dhe simpatizantë, Basha deklaroi edhe një herë se nuk do të ketë bashkëqeverisje me Ramën pas 25 prillit.

Ndër të tjera, Bashatha se rreziku më i madh për Shqipërinë është një mandat i tretë për Ramën.

Lulzim Basha: “Ky është vendi ynë, i shqiptarëve, që presin BE. Ne jemi një familje, një popull, një komb. Sot kam një thirrje për socialistet dhe socialistët e ndershëm, për mbështetësit e PS në vitet e kaluara të cilët i takoj ditë për ditë tek vijnë e bashkohen me ndryshimin. Por edhe ata të cilët me zemrat e tyre e dinë se nuk mund të vazhdohet më kështu. Ju jeni vëllezërit dhe motrat tona, ne jemi një familje. Ju keni vuajtur të njëjtat sfida, keni të njëjtat shpresa e dëshira për fëmijët tuaj, për familjet tuaja, ndaj ju ftojmë ejani bashkohuni në marshimin tonë drejt ndryshimit.

Ndryshimi i vërtetë që do të bëjë të mundur vende pune, ulje të kostos së jetesës. Tani që e ka kuptuar që ka humbur kërkon që të bëhet pjesë e qeverisës së aleancës për ndryshim. Përgjigja ime është jo. Sepse siç e ja thënë dikur vetë; kur ke pasur 8 vite dhe ske arritur dot ato që ke premtuar, si arrin dot për 4 vite të tjera. Sot shqiptarët e dinë, se rreziku i vërtet, rreziku më i madh për familjet tona, për shqiptarët, është një mandat i tretë për Edi Ramën, Ndaj të bëhemi bashkë të gjithë, për ndryshimin”.