”Reforma në Drejtësi nuk kalon”/ Rama zbulon çfarë i tha Meta në Lalëz

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta prej kohësh kanë përplasje në distancë me njërin-tjetrin, dhe afrimi i zgjedhjeve të 25 prillit e ka tensionuar situatën politike edhe më shumë.

Nga Skrapari, ku zhvilloi një bashkëbisedim me strukturat e Partisë Socialiste, Rama tregoi se kur ndodhi krisja e madhe me Kreun e Shtetit.

Rama theksoi se Meta i ka thënë në Lalëz se nëse e githë flota amerikane do i drejtojë gjylet drejt shtëpisë së tij, Reforma në Drejtësi nuk do të bëhet.

Edi Rama: Ne u bashkuam dhe fituam. Pastaj përsëri u ndamë. Në 2009 ishte Skrapari që i tha vazhdo. Bëri të pabëshmen për Skraparin në radhë të pare. Shkoi dhe u bashkua me Saliun me një forcë që me Skraparin nuk ka pasur asnjë lidhje të brendshme përveç asaj lidhje ku ka gjithmonë një pjesë shumë të vogël që shkon në anë tjetër. Ilir Meta e ktheu Skraparin në një zonë kur peshorja u përmbys. Gjërat shkuan si shkuan me vullnet dhe dëshirë të mirë me bindjen se në fund të ditës gjërat e vogla nuk duhet të dalin para vendit u realizua një bashkim kur krijuam një qeveri shumë të fortë. Në atë qeveri kam pasur mundësinë të punoj me Nasipin. Koha e deshi që në atë qeveri të ndërmerrnin reformën më të vështirë, që më parë askush nuk kishte guxuar.

Nasipi ka qenë dëshmitar sa shumë lëvizte toka nën këmbët e asaj maxhorance për atë paketë. I jam shumë mirënjohës Nasipit që në asnjë moment nuk reflektoi krisjen që kishte filluar mes meje dhe Ilir Metës, në fakt mes Ilir Metës dhe reformës në drejtësi. U arrit në pikë kur gjërat u ndanë qartë. O Ilir Meta do votonte reformën o do prishej maxhoranca. Nuk kishte asnjë mundësi të bënim kompromis në dëm të reformës. Ilir Meta më ka thënë në Lalëz, sikur flota amerikane të vijë dhe t’i drejtojë tytat nga shtëpia ime. Ajo reformë nuk kalon. I thashë ato nuk do vijnë dhe ti reformën do ta votosh. Nuk pati nevojë as për flota, as për helikopterë. Ju e mbani mend, ka qenë një ditë e shënuar në demokracinë e shqiptarëve. Se sa për Metën, sa herë nxehet, gjithmonë i shkon mendja tek forcat ushtarake.