Rama: Nuk do doja kurrë që gjërat mes nesh dhe Metës të arrinin në këtë pikë

Kryetiminsitri Edi Rama, ka komentuar marrëdhënien me Presidentin e Republikës Ilir Meta, e shoqëruar gjithmonë me ulje-ngritje.

Nga Skrapari, ku zhvilloi një bashkëbisedim me strukturat e Partisë Socialiste, ama tha se gjërat mes Metës dhe PS-së kanë mbërritur në pikën ku nuk ka më kthim pas, megjithatë ai i është falënderues Presidentit për dy gjëra.

Rama përmendi faktin se Meta e ka bërë të njihet me atë që e konsideroi eksperiencën më të bukur” që mund të ketë njeriu në Shqipëri, kanionet dhe që e ka “futur” në shtëpitë e skraparllinjve.

Edi Rama: ”Ilir Metës i jam falënderues sepse më ka bërë të njihem me një nga eksperiencat më të bukura që njeriut mund të ketë në të gjithë Shqipërinë, me kanionet. I jam falënderues që më ka futur në shtëpitë tuaja. Nuk do doja kurrë që gjërat mes Ilir Metës dhe familjes socialiste, progresiste të kishin arritur në këtë pikë ku nuk ka kthim mbrapa.”