Qeveria e re Rama, me ministra të rinj të propozuar nga Partia Demokratike sipas marrëveshjes PS-PD, duket se po jep efektet e para.
Ministria e Drejtësisë, që tashmë drejtohet nga Gazment Bardhi, njofton se ka pezulluar nga detyra drejtorin e burgut Tropojës. Vendimi është marrë nga vetë ministri Bardhi.
Drejtori i burgut të Tropojës, Granit Kurmekaj akuzohet për përfshirje në fushatë zgjedhore.
Sipas marrëveshjes PS-PD ministrat e rinj janë në detyrë për të penguar administratën që të përfshihet në fushatën elektorale. Duket se diçka po funksionon.