Ish-deputeti socialist Eduart Ndocaj ka sfiduar ministrin e Bujqësisë, Bledi Çuçin lidhur me sigurinë e produkteve ushqimore që konsumojmë çdo ditë.
Pak ditë më parë, Çuçi vizitoi një serë ku provoi një domate, duke dhënë siguri më pas se nuk ka aspak hormone dhe se produktet që prodhojnë fermerët shqiptarë janë totalisht të sigurta.
Duke marrë indicie nga kjo, Ndocaj ka publikuar një video, ku shihet teksa provon një luleshtrydhe. Madje, ai ironizon ministrin kur e provon atë, teksa shprehet se “Çuçin nuk e gjeti gjë, as atë s’do e gjejë”.
“Ju e dini problemin e këtyre me hormoneve. Çuçi nuk e dini ju a e njihni Çuçin, është burri i gruas së Edi Ramës, ish-gruas, si i bie… Çuçi thotë që këto nuk kanë hormone. Po e bëj provën se edhe Çuçi ka ngrënë, kur ka ngrënë dhe ai, ka kaluar javën dhe nuk ka vdekur, pse mos ta provoj unë. Kjo nuk besoj se është pa hormone, shikojeni. Është bërë luleshtrydhja sa një domate”, ka thënë Ndocaj.
Ai është kandidat i pavarur për bashkinë e Lezhës.