Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka ndarë me publikun një video të kryeministrit Edi Rama, gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit. Duke risjellë në vëmendje deklaratën e Ramës për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.
Asokohe, kreu i qeverisë u shpreh para elektoratit se Durrësi do ta kujtojë me shumë respekt dhe admirim kohën kur Bashkia e këtij qytetit drejtohej nga Vangjush Dako.
Ndërkohë, Vasili shkruan me ironi se kryeministri kishte të drejtë: “Pas tërmeteve të 21 shtatorit dhe 26 nëntorit, Durrësi i shkatërruar dhe i martirizuar, sigurisht do ta kujtojë shumë gjatë Vangjushin”.
https://www.facebook.com/petritvasil/videos/849394535478787/?t=9
Statusi i plotë:
Po,po Edi Rama kishte te drejte per Vangjushin !? (VIDEO)
Pas termeteve te 21 shtatorit dhe 26 nentorit, Durresi i shkaterruar dhe i martirizuar, sigurisht do ta kujtoje shume gjate Vangjushin…..
Prandaj eshte rasti qe Edi Rama te behet trim dhe ta thote perseri kete qe tha per Vangjushin ne 30 qershor!?
A do ta thote vallë ????