Enkel Demi
Sa i përket çështjes së kontrollorëve shqiptarët duhet të bëhen specialistë për gjërat që nuk kanë lidhje me jetët e tyre të përditshme. Ne kemi qenë specialistë të energjisë elektrike të hidrocentraleve dhe të gjithë emergjencave që ka ky shtet të cilat mundohet t’i ekspozojë duke viktimizuar veten. Deri dje ne ndoshta nuk e dinim se çfarë janë kontrollorët dhe kam përshtypje se këtë nuk e dinin një pjesë e politikanëve dhe e medias. Por dje nëpërmjet drejtuesve të qeverisë dhe veçanërisht kryeministrit Rama mësuam se kanë në dorë shumë gjëra, mbi të gjitha trafikun ajror, por kanë në dorë vaksinat, të dashurit tanë madje edhe të vdekurit të cilëve nuk ju vjen tabuti në Rinas.
Situata është krejt e veçantë dhe janë bërë akuza për grusht shteti dhe kjo është arsyeja që Rama ka nxituar dhe ka nxjerrë forcat e ushtrisë. Po dje ish-ministri i Brendshëm më i përfoluri i qeverisë së tij ka thënë që kjo punë nuk zgjidhet me ushtri, por me dialog. Tani duhet të kuptojmë që shqiptarët janë njerëz të varfër, ka njerëz që jetojnë para televizorit, por nuk e dinë se çfarë do të hanë për drekë. Nëse iu thua që janë disa punonjës që kanë në dorë jetët e tyre dhe paguhen aktualisht me mijëra dollarë, por kërkojnë disa mijëra dollarë, kjo është t’i hedhësh kërma tufës së çakenjve për të ngrënë. Por duke iu vënë gishtin këtyre kontrollorëve që paguhen me rroga të dinjitetshme ne që jemi më të varfër kemi tendecën që të akuzojmë pikërisht ata.
Por a janë sindikalistë këta kontrollorë, janë njerëz më të veçantë dhe njerëz të marrë që mund të na vënë pikërisht në këtë ditë halli. Në fakt sjellja e këtyre kontrollorëve nuk ndryshon nga kolegët e tyre europiane. Dje është thënë se po cënohet siguri kombëtare sepse këto janë sektorë që nuk bëjnë kurrë grevë. Por një nga grevat më të afërmve të kontrollorëve italian kanë qenë në 29 janar të këtij viti. Pra bëhen greva gjithandej, ka ndalesa pune gjithandej, por askush nuk fut ushtrinë në aeroport. Problemi nuk është se si do ta zgjidhim hallin e kontrollorëve, por si do të zgjidhim hallin e Edi Ramës.
Ai dje ka nxituar të vendosë ushtrinë sepse i intereson që ne të jetojmë në këtë atmosferë në 25 prill. Çështja e prokurorëve zgjidhet, mjafton të ulemi në tavolinë. Por nuk është kjo dëshira sepse dëshira është të kemi ushtrinë në rrugë dhe policinë. Nëse dje ka pasur një akt për grusht shteti nuk ka qenë Sali Berisha as Lulzim Basha as Ilir Meta, këta kanë çelësat e kashtës në dorë. Është pikërisht qeveria që i ka të gjitha, ka pushtetin lokal, qendror, gjykatat ka edhe prokurorinë.
Por si ka mundësi që Prokuroria e rrethit Tiranë ka reaguar dje në mënyra kaq energjike me një urdhër qeverie për të shoqëruar, ndoshta dhe për të arrestuar sot këta kontrollorë. Ndërkohë Edi Rama, është përgjegjës që shqiptarët do t’i paguajnë 110 milion euro Bechetit dhe nuk lëviz asnjeri. Edi Rama nuk merret në hetim? Përse? Përse qeveria reagon ndaj të dobtëve? Përse sot janë 28 persona në polici ku kanë kaluar natën. Këta persona janë prindër fëmijësh, nëna, gra që tek e fundit kërkojnë një gjë që u duket e drejtë.
Ka mbetur Shqipëria pa vaksina? Ky ka hall se nuk do të vaksinohemi? Përse nuk sjell vaksinat në aeroportin e Prishtinës, në aeroportin e Podgoricës apo të Shkupit meqë e paska me shumë hall. Ka problem se nuk po zgjidhim dot çështjen e trafikut ajror? Ka edhe variante të tjera me të cilat mund të futesh në Shqipëri, të gjitha këto mund t’i bëjë por jo sepse fajin e ka Saliu.
Kuptohet që këta njerëz kanë në dorë jetët tona kur udhëtojmë në ajër dhe nëse një gabim i tyre fare i vogël nga mungesa e përqendrimit ndodh mund të vdesin qindra persona të cilët janë duke udhëtuar me avion.
Prandaj përmendet shumë çështja e pagesave dhe stresit që ata kanë. Ndaj edhe thuhet se ata punojnë vetëm 17 ditë në muaj sepse duhet të jenë të qetë aty ku shkojnë, sepse kanë jetët tona në dorë.
A e dini se sa paguhet një kontrollor në Itali, Francë, Gjermani, ndoshta shumë më tepër se kontrollorët tanë, vetëm sepse kanë një profesion dhe arsimin tejet të veçantë. Këta sot që janë shoqëruar nga policia dhe nesër dalin, nëse ky i përjashton nga puna mund të shkojnë në aeroportet më të mira të botës. Profesioni i tyre është më tepër i kërkuar se sa i mjekëve dhe infermierëve sepse janë si pikat e ujit.
Dhe ky sot ka dhënë urdhër që nëse nuk paraqitet do t’i shkarkojë nga puna, ndoshta edhe nuk paraqiten sepse janë në polici. Por nëse paraqiten në atë gjendje stresi si mund t’ja besosh atyre trafikun ajror. Por e fundit nëse i përjashton nga puna kë do të vërë të komandojë avionët, Pandi Majkon, Sandër Lleshaj? Kë do të vërë? Do të jetë thundra e ushtarakut?
Por ndërkohë ushtria është atje dhe nesër mund të vijë në ABC sepse këto sipas atij cenojnë sigurinë kombëtare. Por duhet të kuptojmë një gjë që kemi një kryeministër frikacak i cili e di që do të humbë zgjedhjet dhe e vetmja mënyrë për të qëndruar në pushtet është të bëjë grusht shteti brenda shtetit. Ai kërkon ta mbajë qeverinë me ushtri me polici dhe me dhunë. Këtu mund të futet vetëm një element, ata që drejtojnë ushtrinë të mos harrojnë se janë ushtarakë , janë betuar para flamurit, para kombit dhe jo para Edi Ramës.
Kush zbaton urdhrat e Edi Ramës sot është tradhtar i kombit. Se si do ta zgjidhin kjo mbetet për t’u parë, por në 25 prill kam frikë që nuk do të shkojmë dot deri te kutia e votimit nëse ky do të mbajë ushtrinë në rrugë.
*Monolog te emisioni ‘ABC-ja e mëngjesit’