Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Edi Rama dhe rruga qorre e Kosovës

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Ne dhe ata: Fërkimi i identiteteve të dy shteteve të shqiptarëve

Nga Veton Surroi

  1. Ndërsa po synohet të rrënohen barrierat mes Shqipërisë dhe katër vendeve të Ballkanit Perëndimor, po ngrihen barrierat mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Kështu duket rezultati i deritanishëm i iniciativës mini-Shengen. Së fundmi, në Tiranë javën e kaluar u nënshkruan marrëveshje mes krerëve të Shqipërisë, Serbisë, Maqedonisë Veriore, Malit të Zi (në nivel krerësh shtetesh a qeverish) dhe Bosnjë-Hercegovinës me synim heqje barrierash në qarkullim mallrash e njerëzish më 2020-n.

Në po të njëjtën kohë, kryeministri i Shqipërisë e quajti atë të Kosovës gënjeshtar, ndërsa elitën politike të saj të papërgjegjshme e me përcaktim që ta çojë më tutje vendin në një rrugë qorre. Debati që po zhvillohet këto ditë në media dhe rrjete sociale, në relacionin Kosovë- Shqipëri, tejkalon politikën dhe ka mbërritur të përfshijë madje edhe një artist të famshëm kosovar, tenor i shquar në disa prej shtëpive të operës në botë. Ai e quajti publikisht kryeministrin “psikopat” dhe mesazhi i tij u ripërsërit në media sociale në nivele rekorde.

Po të bëhej fjalë për dy shtete të tjera, mund ta imagjinoj situatën ku SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian nisin të dërguar të veçantë për të afruar qëndrimet mes Shqipërisë dhe Kosovës. Në terminologjinë e tenorit, kjo do të ishte pjesë e kontekstit të operës.

Por, bëhet fjalë për mu këto dy shtete, pra Shqipërinë dhe Kosovën, dhe në terminologjinë e tenorit, këtu kemi të bëjmë me një operetë. Është kategori më e lehtë se opera ky këmbim verbal Kosovë-Shqipëri dhe ka një nën-kontekst komik; tingëllojnë si batutat e mëhallës që duhet të ofendojnë, por edhe të harrohen pas disa ditësh.

  1. Ekzistimi i operetës paraqet problem më vete dhe ka të bëjë me nënkuptueshmëri, kësaj here etnike.

Është e nënkuptueshme që kryeministri i Shqipërisë të ketë të drejtë të vlerësojë se çka është apo jo në interes të Kosovës dhe është e nënkuptueshme ta quajë kryeministrin e Kosovës gënjeshtar, ndonëse një formulim i këtillë nuk do të shqiptohej nga ai për një prijës të Serbisë a ndonjë vendi tjetër-ani pse s’do mend që prijësi i Serbisë a ndonjë vendi tjetër do të ketë shqiptuar ndonjëherë apo shumë herë të pavërteta.

Dhe, është e nënkuptueshme që veç e veç apo në kor nga Kosova të vlerësohet se cili veprim i Edi Ramës është apo jo “kombëtar”. Dhe bëhet e nënkuptueshme që të kemi të drejtë ta quajmë “psikopat” kur ai takohet me Vuçiqin, por ky përshkrim i aftësive mendore e shpirtërore nuk i jepet cilitdo prej liderëve kosovarë që jo vetëm është takuar me të, por ka nënshkruar marrëveshje për “bosnjëzim” të Kosovës apo ka vizatuar harta për copëtimin territorial të saj.

Nënkuptueshmëria etnike përcakton, siç po shihet gabimisht, se Edi Rama ka kompetenca e përgjegjësi edhe për Kosovën. Nuk duhet të jetë e nënkuptueshme që ai të vlerësojë se çka është në interes të Kosovës apo jo; këtë duhet ta vlerësojnë të zgjedhurit politikë të Kosovës. Dhe nuk duhet të jetë e nënkuptueshme që kur kryeministri i Shqipërisë mbron një interes të shtetit të tij- e “katër liritë evropiane” në Ballkan janë në interes të Shqipërisë – të detyrohet t’i japë shpjegime dhe përgjegjësi opinionit kosovar. Këtë obligim e kanë të zgjedhurit kosovarë.

  1. Të zgjedhurit kosovarë nuk kanë mundur të japin shpjegime më të hollësishme e të strukturuara për një arsye të thjeshtë: Kosova po kalon në një gjendje që mund të jetë përtej rotacionit të rëndomtë politik. E tërë gjysma e dytë e këtij viti ka kaluar duke u bërë gati për një Qeveri dhe, më me rëndësi, për mundësinë e një qeverisjeje të re.

Iniciativa mini-Shengen, e cila ndodhi si një përpjekje për të tejkaluar ngathtësitë e deritanishme evropiane për integrim të Ballkanit Perëndimor (përfshirë edhe “dialogun” e Brukselit) e zuri Kosovën në këtë lloj transicioni, i cili ende është duke u zhvilluar. Pra, ndërsa shtetet e Ballkanit Perëndimor janë nisur në një proces që shkon përtej atij të Berlinit, Kosova ende merret me përpjekjen për Qeveri dhe qeverisje të re.

Rrjedhimisht, Kosova, ajo që është identifikuar me votën e 6 tetorit, nuk ka mundur të marrë pjesë në iniciativën mini-Shengen. Dhe rrjedhimisht, çfarëdo përshkrimi për Kosovën si vend që ka zgjedhur rrugë qorre është i pashije. Kosova, në fakt, po përpiqet të dalë nga rruga qorre ku e kanë futur, mes tjerash, kapësit e shtetit, me të cilët, Tirana zyrtare për fat të keq ka bashkëpunuar në projektin e këmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kosova pritet që së shpejti ta ketë zërin e vet legjitim të qeverisjes. Atëbotë mund të kontribuojë në një debat që shkon përtej operetës.

 

  1. E tash opera.

Kryeministri i Shqipërisë i është bashkëngjitur korit të bonsensit evropian dhe amerikan që thotë se problemet zgjidhen duke biseduar dhe se popujt që kanë luftuar mund të arrijnë në paqe e bashkëpunim, dhe ja shembulli i Bashkimit evropian. Pra, iniciativa e mini-Shengenit, sipas korit, është një përpjekje e një modeli evropian për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Dhe ky kor ngrihet kundër çdokujt që shtron pikëpyetje rreth këtij modeli, duke i cilësuar si udhëtarë të “rrugës qorre”.

Por, ekziston një dallim në thelb. Modeli i cili po përpiqet të ndërtohet me mini-Shengenin nuk ka precedent. Bashkimi Evropian u ndërtua si model pajtimi e bashkëjetese mes kombeve dhe shteteve të lira pas përfundimit të konfliktit dhe vendosjes së marrëdhënieve bazike të respektit mes shteteve të dala nga konflikti.

Në Ballkanin Perëndimor nuk është arritur ende kjo gjendje, meqë Kosova dhe Serbia jetojnë në gjendje konflikti të papërfunduar. Shteti i Serbisë ende mban në paqe caqet politike të cilat u përpoq t’i arrijë me luftë, madje në një luftë në të cilën në formë sistematike arriti në kufijtë e gjenocidit.

Ky është një model krejtësisht i ri dhe i paprovuar, andaj edhe potenciali i madh i zbrazjes emocionale ndër shqiptarë e serbë. Kjo është përpjekja, ende e padëgjuar në botë, për të ndërtuar pajtimin e bashkëjetesën e kombeve dhe shteteve të lira ende pa përfunduar konflikti.

Për këtë, ende nuk ka libretto.

*Titulli origjinal: Opereta shqiptare dhe një konflikt i papërfunduar

Tags: komentveton surroi

TË LIDHURA

Berisha: Kërkoj dorëheqjen e Ramës dhe ftoj qytetarët në protestën kombëtare të 24 janarit
Politikë

Berisha: Kërkoj dorëheqjen e Ramës dhe ftoj qytetarët në protestën kombëtare të 24 janarit

13:22 | 14/01/2026
Arrihet marrëveshja me bashkinë, punonjësit e Gjelbërimit në Vlorë rikthehen në punë pas protestës
Aktualitet

Arrihet marrëveshja me bashkinë, punonjësit e Gjelbërimit në Vlorë rikthehen në punë pas protestës

13:00 | 14/01/2026
“Kemi një “Doktor Sulltan” por është grua”/ Rama flet për Diellën: U frymëzova nga një profesor…
Aktualitet

“Kemi një “Doktor Sulltan” por është grua”/ Rama flet për Diellën: U frymëzova nga një profesor…

12:44 | 14/01/2026
Next Post
I ra të atit nga makina, nuk e pa/ Drejtori i spitalit tregon për 5-vjeçarin

I ra të atit nga makina, nuk e pa/ Drejtori i spitalit tregon për 5-vjeçarin

Për Evropën, gjithçka po shkon në zbritje/ Parashikimi i frikshëm për Shqipërinë

Për Evropën, gjithçka po shkon në zbritje/ Parashikimi i frikshëm për Shqipërinë

Shkëmbim zjarri në kufirin greko-shqiptar

Shkëmbim zjarri në kufirin greko-shqiptar







JU REKOMANDOJMË

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026
Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

19:49 | 08/01/2026




TË FUNDIT

Berisha: Kërkoj dorëheqjen e Ramës dhe ftoj qytetarët në protestën kombëtare të 24 janarit
Politikë

Berisha: Kërkoj dorëheqjen e Ramës dhe ftoj qytetarët në protestën kombëtare të 24 janarit

by mirseda
13:22 | 14/01/2026
0

Kryedemokrati Sali Berisha nga selia blu deklaroi se: "Makineria e manipulimit dhe e shkatërrimit të provave dhe...

Pas kërcënimeve të Trump, kërkohet evakuim i menjëhershëm i bazës ushtarake amerikane në Katar

Pas kërcënimeve të Trump, kërkohet evakuim i menjëhershëm i bazës ushtarake amerikane në Katar

13:13 | 14/01/2026
Arrihet marrëveshja me bashkinë, punonjësit e Gjelbërimit në Vlorë rikthehen në punë pas protestës

Arrihet marrëveshja me bashkinë, punonjësit e Gjelbërimit në Vlorë rikthehen në punë pas protestës

13:00 | 14/01/2026
“Kemi një “Doktor Sulltan” por është grua”/ Rama flet për Diellën: U frymëzova nga një profesor…

“Kemi një “Doktor Sulltan” por është grua”/ Rama flet për Diellën: U frymëzova nga një profesor…

12:44 | 14/01/2026
Aksident në aksin rrugor Cërrik-Elbasan, lëndohen 4 persona

Aksident në aksin rrugor Cërrik-Elbasan, lëndohen 4 persona

12:15 | 14/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com