pusulabet girişcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabettaraftarium24royalbetjustin tvsmartbahistaraftarium24justin tvjustin tvjustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibombetpuandinamobetmatbet girişzenbetmarsbahis girişzenbetzenbetcasibombahiscasinopusulabet girişjojobet canlıbetgitmercurecasino girişMercurecasinoholiganbet girişholiganbetsonbahis girişsonbahisholiganbet girişMercurecasinosuperbetin girişholiganbetbetplay girişsuperbetinjojobet girişbetplaycasinowon girişjojobetmarsbahis girişmatbet girişbetpuanbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetgit güncel girişcasinoroyalMercurecasino güncel girişholiganbet güncel girişsonbahis güncel girişholiganbet güncel girişsuperbetin güncel girişbetplay güncel girişjojobet güncel girişcasinowon güncel girişimajbet girişimajbetcasinowonkavbetbahiscasinocasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibomcasinowonjojobetibizabetholiganbetcasibombahiscomhititbetjojobetbettiltbettiltmatbetgrandpashabetCasibomcratosroyalbetromabetjojobet girişcasibomcasibommeritbetgrandpashabet girişmarsbahiscasibomcasibom girişholiganbet girişholiganbet girişgrandpashabet giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Edhe unë e kam kallëzuar zotin Soreca

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Edmond Budina

Këto ditë u zbardh vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe kryesisht përkrahësit e pushtetit por edhe një pjesë e mirë e shoqërisë civile, e quajtën fitore të pjesshme, deri dhe humbje. Fitorja është e plotë dhe e dukshme. Ai që nuk e do këtë fitore, e sheh gotën gjysmë bosh. Nuk dua të zgjatem se vendimin çdokush mund ta lexojë, por dy gjëra duhen thënë. Ligji special dhe VKM e transferimit të pronës ishin antikushtetuese. Për ligjin special mbajnë përgjegjësi jo vetëm ata që e hartuan dhe votuan, por edhe të gjithë ata që e mbështetën e firmosën për shembjen. Për sa i përket VKM-së, Bashkia e Tiranës duhet t’i kthejë pronën Ministrisë së Kulturës.

Prona nuk është vetëm trualli, por edhe godinat me gjithë materialet që kishin brenda, të cilat u shkatërruan barbarisht mbas një VKB-je. Edhe pse nuk u arrit kuorumi për të shqyrtuar VKB-në, kjo nuk do të thotë që ajo është e ligjshme, përkundrazi, çdo gjykim i ardhshëm për prishjen, do të ketë mbi të një vendim sipëror të kushtetueses, kthimin e plotë të pronës. Faji shtohet edhe më kur Bashkia nuk mori parasysh vendimin e formës së prerë të KLSH-së, që thoshte se Teatri nuk duhet prishur deri sa të shprehet Kushtetuesja. Dhe Gjykata Kushtetuese u shpreh qartë. Në seancën e 16 qershorit, ku Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ishte palë e tretë, një pjesë e mirë e dokumentacionit ishin të hartuara dhe argumentuara me fakte prej nesh.

Një punë voluminoze ku ishin edhe argumentet që ne i kemi paraqitur SPAK-ut. Për të arritur deri këtu, na është dashur të ndeshemi edhe me atë pjesë të shoqërisë civile, e cila jo vetëm VKB, por edhe VKM-në e kishte çuar për një gjykim administrativ, në dy kallëzime të bëra njëkohësisht me dy shoqata të ndryshme. Imagjinoni sikur, nëse nuk do t’iu ishim kundërvënë dhe ato të ishin rrëzuar, sot kullat do të ishin në katin e dhjetë. (E njëjta histori ka ndodhur me protestën e parkut të liqenit). Në këtë atmosferë të një lufte të paprecedent na shfaqet edhe zoti Soreca, ambasador i BE-së, i cili sikundër dihet tashmë, shkoi në Gjykatën Kushtetuese pikërisht në datën 16 qershor, në orën 9:00, në një kohë që seanca jonë fillonte në orën 10:00 dhe jo vetëm nuk e bën publik këtë takim, sikundër i ka bërë gjithë të tjerat, por del edhe fshehurazi nga dera e pasme. Hajde besoje që nuk ka folur për çështjen që gjykohej atë ditë, thuajse ditët kishin shterur dhe ishte e vetmja mundësi takimi.

Ai thotë se ka folur për Reformën në Drejtësi dhe aspak për teatrin. Ne nuk thamë, fjala vjen, se ai i ka bërë komplimente kryetares së Gjykatës, që ishte veshur shumë bukur për Teatrin. Ne pyesim se ku është protokolli i bisedës? Ai na përgjigjet se ne shpifim dhe do të na hedhë në gjyq. Ne nuk jemi kundër absolutisht. Për këtë ne bëmë kallëzimin në SPAK. Jo për të arrestuar zotin Soreca, por për të hetuar. Unë si qytetar europian kam plotësisht të drejtë të kërkoj hetim. Nëse ti dyshon se dikush kryen një veprim të paligjshëm, a nuk është e drejta jote si qytetar i përgjegjshëm të njoftosh organet kompetente? Nuk është e thënë që unë si qytetar të kem fakte për të bërë një kallëzim. Faktet i gjen Prokuroria duke hetuar. Kjo është detyra e saj dhe jo e qytetarit. Është njësoj sikur të shohësh dikë që nuk punon, por ka një pasuri marramendëse dhe vret e pret majtas e djathtas.

Dikush njofton organet kompetente për të hetuar dhe ata t’i thonë: “Shko ti si qytetar gjej faktet, sa para ka, ku i ka etj., etj…”. Edhe në rastin e zotit Soreca, ne zbuluam këtë fakt, që u mbajt i fshehtë, bëmë kallëzimin. Hetoni! Mund të jetë fantazi e jona, por mund të jetë edhe e vërtetë, që ai ka shkuar pikërisht për teatrin dhe këtë mund t’ia ketë kërkuar Kryetari i Bashkisë, i cili e konsideron mik të afërt. Në këtë rast shkelen konkretisht disa ligje, por mbi të gjitha ndërhyrje, ndikim në sistemin gjyqësor të një vendi të pavarur. Organet kompetente, nëse e gjejnë të arsyeshëm kallëzimin, e regjistrojnë dhe fillojnë hetimin, në të kundërtën e hedhin poshtë. Ka shkallë e gjykata të tjera kombëtare e ndërkombëtare, që mund ta ndjekin. Ku qëndron problemi këtu?

Zoti Soreca, si një nga mbështetësit e flaktë të Reformës në Drejtësi, duhej të qe i lumtur, që ka një grupim qytetarësh, që nuk janë as shoqatë, parti apo institucion, që nuk kanë as interesa financiare, por kanë guximin të kallëzojnë një ambasador. Në një vend si ky i yni, ku frika nga të pushtetshmit, i bën qytetarët të mefshtë dhe të heshtur, ai duhej të jepte shembullin personal e t’u thoshte qytetarëve guxoni, mos kini frikë, denonconi! Zoti Soreca, si qytetar europian dhe i pakorruptueshëm, duhej të thoshte vetë hetomëni edhe mua, për të krijuar besimin se Reforma në Drejtësi nuk është e dështuar dhe askush nuk është i pandëshkueshëm para ligjit.

Ai do të dilte faqebardhë e ballëlart nga ky hetim. Duke e ditur veten të pastër nuk ka pse të kesh frikë nga një hetim. (Falcone-s e Borselino-s iu janë bërë akuza e shpifje pa fund, por asnjëherë nuk dolën të thoshin po shpifni. Kanë pritur me qetësi hetimet dhe kanë dalë të nderuar.) Po ashtu, duke qenë një njohës i mirë i rregullave e ligjeve, zoti ambasador duhej t’i kishte këshilluar edhe publikisht miqtë e tij, Kryeministrin dhe kryetarin e bashkisë, dhe të mos i linte të gabonin duke prishur Teatrin.

Duhej t’u thoshte të mos vepronin pa u shprehur Gjykata Kushtetuese, sikundër bëri KLSH-ja. Ky do të qe një shembull shembullor i ambasadorit, jo të heshtte dhe të krijonte përshtypjen se ishte palë me ta. Po ashtu, kur Europa Nostra e shpalli Teatrin një nga shtatë vendndodhjet më të rrezikuara në Europë, edhe kur komisionerja Gabriel u shpreh për dialog, zoti Soreca heshti, nuk bëri asnjë prononcim publik. Nuk shkeli qoftë edhe një herë në atë territor, ku jo vetëm të shihte një copë të trashëgimisë së vendit të tij, Italisë, por edhe të komunikonte me një grupim qytetarësh, që mbronin tashmë trashëgiminë europiane, për të treguar që është në krahun e qytetarëve dhe jo vetëm të pushtetarëve, me të cilët nuk le rast pa hedhur valle.

Ardhja e atyre që na u kundërvunë për këtë “lajthitje të paparë” filloi me kryetarin e Bashkisë, që më i nxirosur se kurrë në fytyrë, na quajti hajvanë, histerikë, klouna dhe vazhdoi me shpurën puthadorase të pushtetit. Është për të qeshur e për të qarë njëkohësisht, kur dëgjon arsyetime të tilla se ky kallëzim është bërë për të shpëtuar Berishën e Metën!!! Dikush thotë jemi të shtyrë nga opozita dhe opozita, për të treguar që s’na ka nxitur, boton në gazetën e saj një artikull kundër nesh. Ca të tjerë thonë se jemi vënë nga qarqe të caktuara, që janë kundër BE-së. Soreca thotë se jemi të dëshpëruar e nga dëshpërimi shpifim për të. Ndoca të tjerë që kemi shkatërruar diplomacinë e bërë këto vite me ambasadorët dhe do të qe më mirë një notë proteste (mbase si ato mijëra nota proteste që Republika Popullore e Kinës i bënte SHBA). Kjo diplomaci, me gjithë takimet me ambasadorët, përfshi Sorec-ën, ku na çoi? Në prishjen e Teatrit. Patë ndonjë ambasador në sheshin e teatrit, u shpreh ndonjëri prej tyre publikisht për prishjen? Për të mos thënë pastaj, që ka prej tyre që i kanë dhënë mbështetje qeverisë për ta prishur. Faleminderit, këtë diplomaci nuk e dua!

Dikush distancohet prej nesh!! Kush u ka kërkuar të jenë me ne? Distancohen nga çfarë? Ne nuk jemi as OJF, as organizatë e regjistruar në Gjykatë, sikundër na rekomandoi së fundmi të bënim kryetari i Beledijes (Bashkisë). Na pëlqen të vazhdojmë të jemi Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, sepse e gjejmë veten këtu. Të tjerë nuk e gjejnë dhe kanë Aleancën e tyre. Ku qëndron problem? Kallëzimi, që i kemi bërë zotit Soreca, është individual. Gjithkush ka firmosur me bindje të plotë dhe është i gatshëm të mbajë edhe përgjegjësitë. Askënd “të mos e presë barku”, të mos na qajë hallin se po bëjmë harakiri me veprimin tonë “të papjekur”. Jemi një grup qytetarësh, që besojmë tek e drejta jonë kushtetuese. Që nuk jemi vasalë të asnjë partie apo pushteti. Që nuk kemi interesa t’u servilosemi të huajve deri në pështirosje për të marrë fonde e financime për të mbajtur portalet, apo për të bërë projekte.

Nuk marrim asnjë qindarkë nga askush dhe kemi bindjen, që në këtë vend gjërat mund të ndryshojnë kur beson në një ide dhe e çon deri në fund atë. Duhen veprime konkrete, jo vetëm fjalë. U fol për dy vjet e ca në sheshin e teatrit. Deri në procesin e llafollogjisë, marrjes së mikrofonit, daljes nëpër ekrane, një pjesë ishin shumë aktivë, por kur erdhi momenti i gjërave konkrete, rreziqeve, marrjes së përgjegjësisë shumë u tërhoqën. Bënin kujdes të mos prishnin ekuilibrat, të mos humbitnin projektet, financimet. U bë edhe ndonjë kallëzim, që nuk u ndoq nga askush.

Këto nuk e penguan qeverinë ta shembte. Ajo u ndal vetëm kur ne bëmë kallëzimet, vumë fytyrat, emrat tanë dhe i ndoqëm ato deri në fund. Edhe për to na anatemuan se po shkatërronim protestën, se kallëzimet ishin si telenovela e nuk vlenin, por ato tashmë janë objekt hetimi. Na thanë hajvanë, të lajthitur, imbecilë edhe kur vumë germat, kur ndaluam të zbrazej teatri nga kostumet, gardëroba etj., kur u përleshëm për ta çliruar, kur i pastruan një nga një të gjitha ulëset e sallës, kur e dezinfektuam, kur organizuam festivalin, kur e ruanim natë e ditë, kur shpërndanim ndihma nga tërmeti, kur na akuzonin për abuzime, por edhe sot në kontejnerit, që ne iu çuam familjet jetojnë, kur u shkruanim bankave të huaja të mos financonin projektin korruptiv të teatrit të ri, kur bënim kallëzimet në SPAK, kur kërkuam të jemi palë e tretë në Gjykatën Kushtetuese. Jemi po këta të lajthitur, hajvanë e imbecile, që fituan në Gjykatën Kushtetuese, që kanë kallëzuar edhe zotin Soreca dhe që këtë çështje janë të vendosur ta çojnë deri në fund. Të gjitha sharjet, fyerjet, kërcënimet për ne janë kolloqithka me rigon. /Panorama

Tags: edmond budinaGjykata Kushtetuese

TË LIDHURA

Aktualitet

Reagon Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Kërkesat e protestuesve po trajtohen me arrogancë!

09:23 | 12/06/2026
Kryesore

Shkodër/ Shoferi përplas me makinë 4 persona pas një sherri, zbardhen detajet e ngjarjes

16:37 | 11/06/2026
Analizë

“Protestuesit kanë mosbesim te çdo lider që mund të dalë”, analiza e Fugës

12:58 | 11/06/2026
Next Post

Kush e spiunoi biznesmenin shkodran që lëvizte i arm*tosur? Çfarë thotë policia

Faqet e para të gazetave sportive europiane, 20 korrik 2021

Pas 16 muajsh, Kanadaja i hap kufirin amerikanëve të vaksinuar







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Netanyahu: Për sa kohë që jam kryeministër, Irani nuk do të ketë kurrë armë bërthamore

by mirseda
22:39 | 12/06/2026
0

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar se nuk do ta lejojë kurrë Iranin të ketë armë bërthamore....

Rritje 20% e aksioneve të SpaceX, Musk shkruan histori si trilioneri i parë në botë

22:11 | 12/06/2026

Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës, mbushin kryqëzimin e sheshit “Willson”

22:10 | 12/06/2026

SHBA-ja publikon grupin e tretë të dosjeve të UFO-ve

22:07 | 12/06/2026

Alarm për bombë në tragetin Blue Star 2 në Greqi, mbi 1.000 persona në bord

21:51 | 12/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com