Sot pasdite (e diel dt.07) priten reshje të dobëta në të gjithë qarqet. Nesër (e hënë dt.08) pritet rritje e intensitetit të reshjeve, ato priten të arrijnë deri mesatare në qarqet Shkodër, Lezhë, Tiranë, Durrës, Fier dhe Vlorë.
Në pjesën më të madhe të qarqeve, reshjet do të shoqërohen me shtrëngata.
TEMPERATURAT
Nesër (e hënë dt.08) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 11 / 15 °C
në vendet e ulëta: 11 /15 °C
në vendet malore: 5 / 10 °C