Profesori Ksenofon Krisafi, pjesë e grupit negociator për marrëveshjen me detit me Greqinë, ka deklaruar se me rënien e ligjit të luftës në Greqi, bien automatikisht edhe dekretet për sekuestrot preventive të pronave.
“Po ra ligji i luftës, bien automatikisht edhe dy dekrete që kanë të bëjnë me sekuestron preventive të pasurive të shqiptarëve. Në qoftë se nuk bëhet ndonjë lloj marifeti. Mund të hiqet ligji i luftës, dhe mund të bëhet diçka tjetër.
Ka disa akte që kanë dalë në shtetin grek, përsa i përket regjistrimit në kadastra të pronave. Gjë që i ka bërë shqiptarët të humbasin afatet ligjore të regjistrimit të pronave të tyre”. Ky ishte qëndrimi i tij, teksa ishte i ftuar në studion e “Arena”, në “Ora News”.