Gazetari Flamur Vezaj, pas zhvillimeve të fundit që është përfshirë ish-ministri Tahiri, ka shfryrë dufin ndaj tij, ndërsa vlerësimin e tij e sqaron përmes disa argumenteve. Tahiri është në hetim nga Krimet e Rënda me akuzën e ‘trafikut të drogës’, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, teksa akuzohet se ka ndihmuar indirekt vëllezërit Habilaj të transportojnë drogë drejt Italisë.
Në fund të tetorit, Gjykata e Katanjas mbylli hetimet për ish-kreun e Ministrisë së Brendshme, pasi nuk gjeti prova të mjaftueshme që e implikonin atë në trafikun e drogës, pavarësisht disa bisedave ku kreu i grupit, Moisi Habilaj, e ka përmendur disa herë emrin Saimir.
Gazetari Vezaj, mjaft i revoltuar, e nis statusin e tij duke i rikujtuar akuzat për parcelat me drogë.
Statusi
Pyetësor sqarues me disa alternativa
##
Kur lejoi mbjelljen e gjithë vendit me hashash dhe del e thua qe ke asgjësuar 99.98 % te parcelave, si quhesh?
Kur mohon lidhjet me trafikantet e drogës dhe me pas del qe edhe ti je pjese e grupeve kriminale, si quhesh?
Kur nuk i njeh kushërinjtë dhe pastaj kujtohesh se i ke te afërme qe ju “shet” edhe makinën, si quhesh!?
Kur dënohesh për shpifje dhe “nuk ke leke” ta paguash, si quhesh?
Kur nuk zbaton vendimin e gjykatës dhe fshihesh pas informalitetit, si quhesh?
Kur i mbron kushërinjtë duke thënë se nuk janë trafikant dhe pastaj del që janë biles me tonelata, si quhesh?
Kur thua se nuk i kam takuar dhe pastaj del qe ke udhëtuar bashke, si quhesh?
Kur i shet makinën dhe pastaj ia merr përsëri për xhiro (edhe pas shitjes), si quhesh?
Kur mohon udhëtimet me skaf dhe pastaj del qe ke udhëtuar, si quhesh?
Kur i jep skafin disa trafikanteve per ta rregulluar, si quhesh?
Kur mohon udhëtimet e familjes me trafikant droge dhe pastaj del që kanë udhëtuar, si quhesh?
Kur deklaron se nuk je ne hetim nga Italia dhe del qe je hetuar, si quhesh?
Kur thua se nuk njeh biznesmenin me 863 mije euro dhe del që me atë ke udhëtuar jashtë shtetit dhe ne makinen e tij u gjenden patentat e tua, si quhesh?
Kur takon dëshmitaret pas nisjes se hetimeve për “sqarim”, si quhesh?
Kur donin ta arrestonin, dilte e qurravitej e kur i shpetoi prangave me ndihmen e politikes, del e bene trimin, si quhesh? Etj etj etj….
#PERGJIGJET:
- Gënjeshtar!
- Mashtrues!
- Shpifës!
- Frikacak!
- Trafikant!
- Të gjitha bashkë!