Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

“E votoi Serbia”, Duka sulmon qeverinë: Ka një ligj qesharak, nevojiten 200 fusha

6 vjet ago
in Sport, Të Gjitha, W-Instant
“E votoi Serbia”, Duka sulmon qeverinë: Ka një ligj qesharak, nevojiten 200 fusha

Presidenti i Federatës Shqiptare, Armand Duka u zgjodh pak ditë më parë anëtar në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s. Në një intervistë për “ABC News”, kreu i FSHF-së ka zbuluar strategjinë fituese, teksa nuk ka nguruar të kritikojë qeverinë shqiptare për politikat, që sipas Dukës nuk e ndihmojnë sportin shqiptar. Në fund presidenti është ndalur edhe te “hallet” e futbollit shqiptar.

Cila ishte strategjia fituese?

“Para se të shkoj me ia thënë votuesve ia kam bërë këtë pyetje vetes. Ia kam bërë këtë pyetje disa njerëzve të mi rreth e rrotull. Më thuaj tre arsye pse njerëzit duhet të më votojnë mua dhe me këto tre arsye që unë kam menduar që pse duhet të më votojnë kam shkuar dhe kam kërkuar që të më mbështesin. Tre arsyet që kam kërkuar të jem: eskperienca që unë kam në drejtimin e FSHF dhe duke qenë anëtar dhe drejtues në disa komisione në UEFA dhe në FIFA. Europa përbëhet nga shumë vende dhe ka nevojë Komiteti Ekzekutiv që të ketë në përbërjen e tij përfaqësuesin e një vendi specifik apo të vogël”.

Mbështetja në Perëndim, dhe një kundërshti në Lindje…

“Mbështetja ime ka qenë nga të gjitha rajonet, kryesisht nga Europa Qendrore. Të gjithë vendet e mëdha, duke filluar nga Anglia, Gjermania, Italia, Franca, Spanja, Austria, Hungaria, Polonia, vendet nordike më kanë mbështetur pothujse të gjithë. Vendet nga ish-Bashkimi Sovjetik kanë pasur një lloj skepticizmi ndofta dhe sepse nuk e njohin shumë mirë Shqipërinë, nuk e njohin shumë mirë realitetin”.

 Vota e Serbisë…

“Ky nuk është votim politik, është votim sportiv. Marrëdhëniet me të gjitha federatat janë korrekte. Luajmë kundër njëri-tjetrit. Hyjmë në fushë që të fitojmë kundër njëri-tjetrit. Ka një lloj solidariteti dhe vendet e rajonit në përgjithësi kanë qenë pozitive, e kanë mbështet kandidaturën time.”

Përfitimet e Shqipërisë…

“Shqipëria nuk ka vuajtur në realizimin e projekteve të veta nëpërmjet FIFA-s apo UEFA-s. Kjo ka qenë dhe arsyeja pse është mbështet kandidatura e Shqipërisë sepse një vend si Shqipëria, të paktën vetëm me dy projektet e mëdha të vitit 2019, stadiumin e Tiranës dhe zyrat, pothuajse asnjë federatë nuk ka finalizuar projekte të tilla. Nuk është ky qëllimi i anëtarësimit në Komitetin Ekzekutiv. Qëllimi është për të kontribuar bashkërisht për të tërën”.

UEFA dhe realiteti shqiptar…

“Të qenit pjesë e një organizate shumë të rëndësishme si UEFA apo FIFA, pjesa e të qenit anëtar i një komuniteti europian apo botëror i futbollit është patjetër pjesa e kënaqësisë, pjesa e lumturisë e të qenit president i Federatës së Futbollit. Pjesa e menaxhimit të brendshëm të garave, e probleme, e pengesave, policia, arbitri, ankesa, kontestime është pjesa e halleve të mëdha”.

Problemet e futbollit dhe investimet…

“Klubeve dhe Federata kanë një investim Zero. Investime pothuajse përveç këtyre që thamë Zero. Qeveria të marrë një vendim dhe të thotë do të financojmë 200 fusha futbolli në Shqipëri. Kush i dëgjon mund t’i duken shumë, por janë pak. Tirana që vërtetë luajnë futboll të gjithë fëmijët që duan të luajnë futboll, ka nevojë për 100 fusha futbolli. Është e vështirë për hapësirat, por duhet t’i gjejmë dhe to, por buxheti qoftë i Bashkisë së Tiranës, qoftë dhe i qeverisë nuk është se varfërohet për kaq pak para për një sport që shqiptarët e dashurojnë shumë”.

 

Propozim i harruar i vitit 2013…

“Kur Rama do vinte në qeveri u mendua, madje mbaj mend që Fidel Ylli bëri fushatë me këtë që do kishte Ministri Sporti, e cila do mendonte për sportin dhe realisht kur ka një ministri, kur ka një administratë, e cila bashkon dhe mbledh grupet e interesit dhe prodhon vërtetë strategjira dhe politika të pakteave fiskale që ndihmojnë sportin, gjërat nëse nuk realizohen 100% do realizohen 50”.

Problemet ligjore…

“Tek ne ka një ligj që është qesharak. Më duket se është i ’94-s. Është pakësuar. Kanë lindur herë pas here iniciativa të cilat shuhen shpejt. Iniciativë të cilën e kemi marrë dhe ne. E kemi propozuar një herë një paketë fiskale që shkuam ta mbronim dhe në komision parlamentar dhe çuditërisht ca njerëz të sportit brenda komisionit i dolën kundra dhe u shua dhe ajo.”

Politika kosovare si shembull…

“Politika kosovare e mbështet sportin më shumë se politika shqiptare. Në mënyrë strategjike dhe jo në mënyrë spontane. Buxhetet që ka Kosova qoftë dhe buxhetet për financimin e sporteve janë 10 ose 20 herë më të mëdha se Shqipëria. Ajo paketë fiskale që për mua nuk është e plotë dhe që ka duhet të jetë dhe më e mirë e Kosovës”.

“Leksion” nga Hungaria… 

“Hungaria i detyron kompanitë, shoqëritë e biznesit të shkojnë të bien dakord me një nga federatat e 4 sporteve prioritare dhe të investojnë nga fitimet e tyre. Kjo pjesë nga Tatimet. Në tre-katër vitet e fundit janë shifra marramendëse. Janë ndërtuar fusha futbolli pa fund dhe do ketë ndryshime”,

Optimizmi i Dukës…

“Nëse do shohim kolonën e të ardhurave dhe shpenzimeve të 10 viteve më parë me sot ndryshimi është më shumë se 200% nga sponsorizimet që kanë vetë klubet, të cilat nuk kanë ekzistuar dikur. Ka të ardhura nga e drejta televizive. Ka të ardhura nga shitjet e lojtarëve dhe vetëm të ardhurat e klubeve nga UEFA nëse 10 vite më parë e gjithë Shqipëria në total kishte të ardhura 700-800 mijë euro, në 3-4 vitet e fundit të ardhurat totale janë mesatarisht 8-9 milionë euro”.

Këshilla dhe kërcënime për klubet shqiptare…

“Duhet të bëjmë aq futboll sa kemi të ardhurat. Sa prodhojmë në atë lloj niveli gare duhet të jemi. Ekipet e kategorisë Superiore në Shqipëri me një menaxhim të mirë mund të jenë me një bilanc pozitiv. Disa prej tyre janë. Deri më sot ne nuk është se kemi marrë ndonjë masë për të përjashtuar nga aktivitete apo për të zbritur nga një kategtori më poshtë. Duhet të jemi akoma më strikt dhe duhet t’i ndihmojmë që të jenë me bilanc pozitiv dhe në të njëjtën kohë mos t’i lejojmë për të vazhduar me bilanc negativ”.

Përzgjedhjet në Kombëtaret e moshave…

“Selektimi sot nuk bëhet nga një individ. Selektimi bëhet nga i gjithë stafi teknik i Federatës së Futbollit dhe sot e them me bindje, në edicionin që jemi, që nuk ka shans që të selektohet një njeri që nuk e meriton. Të gjitha të tjerat që fëmija im është si Maradona por nuk e thirrin janë legjenda urbane. Është i gjithë stafi, të gjithë trajnerët, drejtori teknik bashkë me ta, të cilët shkojnë në fushë, japin vlerësimet individuale të pavarur nga njëri tjetër pa ia ditur emrin lojtarit, vetëm me numra”, theksoi Duka./abcnews.al

Tags: “E votoi Serbia”200 fushaDukaligjnevojitenqesharakqeverinesulmon

TË LIDHURA

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”
Sport

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025
Barcelona, merret vendimi, lojtari do qëndrojë te katalanasit
Sport

Barcelona, merret vendimi, lojtari do qëndrojë te katalanasit

19:09 | 29/05/2025
Ronaldo para finales së Champions: Zemra ime rreh fort për Interin, kam besim
Sport

Ronaldo para finales së Champions: Zemra ime rreh fort për Interin, kam besim

18:53 | 29/05/2025
Next Post
“Do të të dua gjithmonë”, e dashura ‘sekrete’ e Emiliano Sala tregon bisedën e fundit

“Do të të dua gjithmonë”, e dashura ‘sekrete’ e Emiliano Sala tregon bisedën e fundit

I dënuar me 8 vite burg, karabinierët kapin në befasi shqiptarin

I dënuar me 8 vite burg, karabinierët kapin në befasi shqiptarin

Nuk gjeti hapësirën e duhur, Kristal Abazaj largohet nga klubi belg

Nuk gjeti hapësirën e duhur, Kristal Abazaj largohet nga klubi belg

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025




TË FUNDIT

Parashikimi i motit për sot, data 30 maj 2025
Moti

Parashikimi i motit për sot, data 30 maj 2025

by mirseda
08:26 | 30/05/2025
0

Qarkullimi i masave ajrore nga veriu i Afrikës drejt brigjeve Mesdhetare do të diktoje kushtet atmosferike edhe...

“Turi 82 çiklistik: Ja rrugët që do bllokohen nga policia e Fierit”

“Turi 82 çiklistik: Ja rrugët që do bllokohen nga policia e Fierit”

22:52 | 29/05/2025
Dëshironi më pak stres në punë? Shkoni me biçikletë në zyre

Dëshironi më pak stres në punë? Shkoni me biçikletë në zyre

22:21 | 29/05/2025
“Autostrada Tiranë-Qafë Kashar rikthehet: Shpejtësia e re – ja sa do lejohet!”

“Autostrada Tiranë-Qafë Kashar rikthehet: Shpejtësia e re – ja sa do lejohet!”

22:04 | 29/05/2025
“Gaza: Hamasi shqyrton armëpushimin 60-ditor, Netanyahu jep verdiktin”

“Gaza: Hamasi shqyrton armëpushimin 60-ditor, Netanyahu jep verdiktin”

21:58 | 29/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com