Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

E vërteta e Ramës për dështimin e BE-së

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Opozita si instrument i prishur

Nga: Enton Abilekaj

Plot 7 vjet nga marrja e statusit të vendit kandidat, Shqipëria e sheh veten të ngecur. Këtë herë Bashkimi Europian nuk e caktoi datën për hapjen e negociatave jo për faj të Shqipërisë, po për faj të Maqedonisë së Veriut. Kjo shaka e hidhur, është vlerësuar si sukses nga Kryeministri, që arritit deri në konstatimin e dështimit të Bashkimit Europian.

Konstatimi prej lideri global, i shumti në numrin e deklaratave delirante të Edi Ramës, këtë herë ka një të vërtetë. Jo për shkak të dështimit të BE për tu marrë vesh për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por për mënyrën se si dy vendet u lanë në vend, megjithë premtimet apo edhe lutjet për të parë nga Brukseli, në vend të Ankarasë, Moskës apo Pekinit.

Mesazhi që Europa u dha shqiptarëve nuk ka qenë kurrë më i pakupueshëm. Thanë që zgjedhjet ishin të mira, megjithëse nuk e gjetën dot kufirin mes Shtetit dhe Partisë, megjithëse të dhënat personale që mbrohen nga të gjitha konventat europiane u abuzuan në mënyrë kapilare nga gjithë struktura e partisë në pushtet, nga kryetari deri tek patronazhisti i fundit, megjithëse punësimet e paligjshme në administratë arritën shifrën 13 mijë, megjithëse audio – skandalet dhe bisedat që rrodhën në media tregonin për shpërdorimin partiak të shërbimeve të detyrueshme shtetërore, megjithëse paratë e tërmetit që iu mohuan të dëmtuarve për 15 muaj, u dhanë vetëm në shkëmbim të votës muajin e zgjedhjeve, megjithëse grupet kriminale u shfaqën hapur në favor të pushtetit dhe blerja e votave në të gjitha mënyrat, u kam në flagrancë nga strukturat e opozitës dhe u shpëtuan nga strukturat shtetërore.

Për çudinë e të gjithëve, kushti i zgjedhjeve u zhduk nga lista me 12 pika që u vu si pengesë në fund të 2020. Ashtu si kushti për ndëshkimin e zyrtarëve të lartë që u plotësua befasisht me 2 vitet e burgut të Adriatik Llallës, apo ai për Kushtetuesen dhe Gjykatën e Lartë që quhet e plotë megjithëse janë pjesërisht funskionale, apo për azilantët që u mbyllën në Shqipëri prej pandemisë dhe i njihet merita Qeverisë etj.

I vetmi ndryshim brenda vendit para dhe pas 25 prillit ishte se deri në zgjedhje diçka mund të ndryshonte, pas tyre asgjë. Për BE ama ndryshoi shumë. Pas zgjedhjeve Shqipëria befas i plotësoi standartet, rruga për konferencën e parë ndërqeveritare ishte e hapur, qeveria ishte e lutur ta pranonte bujarinë deri në lutje të BE që të orientohej nga Perëndimi.

Pas kësaj sjelljeje dukej se fshihej një politikë e re, e pranimit së Shqipërisë dhe Ballkanit në BE pavarësisht standarteve, se rreziku gjeostrategjik, i orientimit lindor të rajonit, ishte më i madh se ai i autokracive që po ndërtojnë liderët e korruptuar, se kërkesat e brendshme për standarte europiane ishin detaje të vogla përpara tabllosë së madhe, që garanton mirëqënie të pamerituar, mbështetje të pakushtëzuar, ndihmë të pakontolluar.

Papritur Europa po sillej njësoj si Kina, Rusia dhe Turqia, që vënë influencën e tyre politike dhe ekonomike përpara standarteve demokratike, që me justifikimin e mospërfshirjes në punët e brendshme, mbyllin marrëveshjet e dyshimta në interes të tyre me liderët autoritarë, duke u garantuar edhe atyre mbështjetje. Papritur Europa nuk ishte më Perëndim, në këndvështrimin lindor të Perëndimit, 22 qershori nuk mund të shihej si datë historike e hapit të madh drejt Perëndimit, por si data e një marrëveshjeje pragmatiste që i jep fund ëndrrës demokratike që mezi lindi 30 vite më parë.

Dështimi i 22 qershorit në këtë kontekst ishte vërtet një dështim. Jo vetëm se mohuan atë që premtuan, por se dhanë mesazhin e gabuar. Shqipëria nuk dështoi për shkak të bëmave të një regjimi hibrid që po bëhet totalitar në kontrollin e institucioneve, nuk dështoi për mungesën e demokracisë, të zgjedhjeve, nuk dështoi prej korrupsionit galopant dhe ryshfetit rekord që na ka nxjerrë të parët në Europë, as prej pastrimit të parave që na rritet çdo ditë në formën e kullave të betonit.

Brukseli na tha se asnjë nga këto nuk është arsye e mjaftueshme për të na mbajtur larg. Ishte thjesht një incident me Bullgarinë. Qeveria nuk ka faj./Dosja.al

Tags: “Negociatat në BEEnton Abilekajopinionshqiperia

TË LIDHURA

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki
Aktualitet

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

22:37 | 19/06/2025
A do të kthehet Irani në një fuqi bërthamore?
Editorial - Opinione

A do të kthehet Irani në një fuqi bërthamore?

20:45 | 18/06/2025
Do rritet nafta nga sulmi i Izraelit mbi Iran?
Editorial - Opinione

Do rritet nafta nga sulmi i Izraelit mbi Iran?

19:24 | 17/06/2025
Next Post
Nostalgji futbolli/ Ancelotti: “Terimi hante keq dhe vdiste për Big Brother”

Nostalgji futbolli/ Ancelotti: "Terimi hante keq dhe vdiste për Big Brother"

Rihapet tenderi për Tunelin e Llogorasë, por buxheti nuk i ka të gjitha paratë

Rihapet tenderi për Tunelin e Llogorasë, por buxheti nuk i ka të gjitha paratë

Pandemia/ Regjistrohen dy viktima të tjera në Shqipëri

Asnjë humbje jete nga Covid në 24 orët e fundit, 78 raste aktive

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

19:15 | 13/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Shqipëria merr ftesën për të pritur Samitin e NATO-s, Holanda jep dritën jeshile
Aktualitet

Shqipëria merr ftesën për të pritur Samitin e NATO-s, Holanda jep dritën jeshile

by mirseda
22:47 | 19/06/2025
0

Shqipëria pritet të konfirmohet si mikpritëse e Samitit të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në...

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

22:37 | 19/06/2025
Krizë mes çiftit? DJ PM feston ditëlindjen, mungon urimi i Sarës

Krizë mes çiftit? DJ PM feston ditëlindjen, mungon urimi i Sarës

22:33 | 19/06/2025
Temperatura të nxehta deri në 40 gradë për sot

‘Çmendet’ moti në këtë vend, temperaturat arrijnë në 32.2 gradë

22:30 | 19/06/2025
34 vjet Partia Socialiste, por jo të gjithë festuan, ja kush mungoi

34 vjet Partia Socialiste, por jo të gjithë festuan, ja kush mungoi

21:51 | 19/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com