Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Voghera, në provincën Pavia, ku koronavirusi ka shuar një familje të tërë. Pas babait, Alfredo Bertucci, dhe dy djemve Daniele dhe Claudio, ka humbur jetën edhe nëna, Angela Albergati.
Alfredo, 86-vjeç, ishte një farkëtar shumë i respektuar në Voghera. Ai humbi jetën i pari nga koronavirusi. E ndërsa gruaja e tij 77-vjeçare u shtrua në spitalin e Voghera të mërkurën, por për fat të keq, ndërroi jetë këtë të hënë.
77-vjeçarja ishte e fundit që u dorëzua përballë virusit vdekjeprurës. Daniele, 54-vjeç, la pas gruan dhe dy vajza. Ai gjithashtu ishte një teknik i njohur i kompanisë Sordi Spa, e cila ndodhet në rrugën Bobbio.
Familja kishte kompaninë e tyre të prodhimit të hekurit të farkëtuar. 86-vjeçari ishte viktima e parë. Pas tij ndërroi jetë djali i tij, Claudio Bertucci, 46-vjeç. Ai la pas punime fantastike me hekur, të cilat janë botuar në faqen e Facebook të kompanisë. Ndërsa djali tjetër, Daniele, 54-vjeç, la pas gruan dhe dy vajza. Italia ka numrin më të madh të viktimave. Deri tani numri ka arritur në 11. 591 viktima.