Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Përgjigjja për djalin e Kostaq Stefës: Thoni rroftë Partia, ai është eliminuar sot në mëngjes

5 vjet ago
in Të Gjitha, W-Instant
Përgjigjja për djalin e Kostaq Stefës: Thoni rroftë Partia, ai është eliminuar sot në mëngjes

Dënimi dhe pushkatimi i pedagogut të “Harry Fultz”-it, kryetarit të shoqatës së parë të boy scout-ve në Shqipëri, Kostaq Stefa. Gjatë luftës shoqëroi si përkthyes një grup amerikanësh të rrezikuar nga pushtuesit nazistë, por pas saj, u dënua si agjent.

Ata ishin pesë fëmijë. Alfredoja ishte më i madhi. Motra e tij më e vogël, pikërisht atë ditë, mbushte 1 vjeç.

Ngjarjet e atyre muajve, nga shtatori 1947, e kishin rritur djaloshin më tepër seç mund ta rriste mosha. Në fillim, mbrëmjen e 8 shtatorit, në portën e shtëpisë së tyre në lagjen Mangalem, ishin dëgjuar disa të goditura dhe më pas tre burra me rroba ushtarake kishin hyrë në shtëpi dhe pasi kishin pyetur kush ishte Kostaq Stefa, i kishin thënë: “Në emër të popullit, je i arrestuar”. I kishin vënë prangat dhe e kishin marrë me vete. E ëma e Alfredos i kishte thënë djalit të madh të kujdesej për fëmijët dhe i kishte ndjekur nga pas për të parë ku po e çonin të shoqin. E kishin çuar në Degën e Brendshme, aty ku i gjithë qyteti i Beratit e dinte që ishin birucat e torturave. Më pas, në mes të janarit 1948, ishte bërë gjyqi në kinemanë e qytetit dhe familja kishte mësuar dënimin me vdekje të Kostaqit. Kishin kaluar një muaj e gjysmë ankthi në pritje të përgjigjes nga Gjykata e Lartë dhe më në fund, më 1 mars, Elenin e kishin thirrur në degë dhe i kishin thënë që Gjykata ia kishte falur jetën Kostaq Stefës dhe e kishte dënuar me 101 vjet heqje lirie. Gjithçka është relative në këtë botë. Ky lajm ishte më i bukuri i jetës për Elenin që u kthye në shtëpi duke ia thënë çdo të njohuri që shihte rrugës që Kostaqit i ishte falur jeta. Kur mbërriti në shtëpi, i tha djalit të madh, Alfredos të shkonte e t’ua thoshte të afërmve dhe fqinjve që jetonin në rrugicat e Mangalemit. Atë pasdite ata filluan të vinë për urim në familjen e tyre. Elenit i kishin thënë edhe që në datë 3 apo 4, Kostaqin do e çonin në burgun e Burrelit, ndaj mëngjesin e datës 3, ajo mori lejë për të birin në shkollë dhe e dërgoi me disa pasta të mbështjella mirë, disa nga të cilat edhe për policët si urim që Kostaqi kishte shpëtuar, për të pyetur kur do të nisej ai në Burrel. Imagjinoni një djalë adoleshent që gjatë atyre muajve i ishte përmbysur bota, por pastaj, vetëm një fjalë e kishte kthyer çdo gjë në vend brenda shpirtit të tij. I ati do të shkonte larg, do ta shihte shumë rrallë, do i mungonte shumë, por ai do të kishte një baba të cilit mund t’i shkruante, ta takonte herë pas here, një baba për të cilin do kish mundësi të shpresonte që një ditë mund të kthehej në shtëpi, nëse vendimet ndryshonin. Dhe kaq ishte shumë! Ndaj atë ditë me siguri që kishte më shumë gëzim sesa trishtim në hapat e tij drejt burgut të qytetit ndërsa mbante me kujdes pakon e pastave. Nëse vazhdoni të imagjinoni, atë që ndodh më pas është e vështirë ta perceptoni. Siç tregon Eleni Stefa, në librin e saj të shkruar në vitet e fundit të jetës, “Kostaq Stefa-Martiri i Demokracisë”, polici ia kish marrë pastat Alfredos, ia kishte dhënë një polici tjetër dhe pastaj ishte kthyer nga djali dhe i kishte thënë: “Për Kostaq Stefën i keni këto? Thoni rroftë Partia, se ai është pushkatuar sot në mëngjes.”

Alfredoja ishte kthyer me vrap te ema, i kishte treguar çfarë i kishin thënë dhe më pas ajo kishte vrapuar vetë drejt burgut. “Mbeta si e ngrirë, por kolegia ime, Fili Cici, më tha: “Leni, mblidhe veten. Shko vetë më mirë se Alfredoja është kalama dhe kushedi ka ndonjë keqkuptim. Nisu se ta mbaj unë klasën.” Ika me vrap, pa kthyer kokën prapa, por afër pazarit shikoj Ymer Haznedarin, i cili ishte i përlotur dhe më doli përpara. Më përqafoi dhe më tha: “Leni, moj motër! Na i kanë vrarë sot në mëngjes, Tajfurin (vëllain e tij) dhe Kostaqin.” Në ato çaste m’u nxi çdo gjë rreth e rrotull, por nuk e di se ku i gjeta forcat dhe i thashë Ymerit: “Unë do të shkoj atje!” Edhe pse ai këmbënguli që ishte e kotë, unë vrapova me një frymë drejt degës dhe kur ma përsëritën edhe mua të njejtën gjë si edhe djalit, Alfredos, nuk di se ç’kam nxjerrë nga goja, duke uluritur dhe sharë policët, derisa njëri nga ata më dha një pëllëmbë fytyrës dhe unë rashë përtokë…”, shkruan në librin e saj, Eleni.

Ajo çfarë i kishte ndodhur Kostaqit të saj ishte e pabesueshme. Ai ishte një nga ata djemtë me inteligjencë dhe zotësi të spikatur që sapo mbaroi “Harry Fultz”-in e caktuan pedagog në atë shkollë, u bë kryetar i shoqatës së parë të Boy Scout-ve të Shqipërisë dhe shkoi edhe në Londër për t’u trajnuar në vitin 1927, pikërisht atë vit kur njohu Elenin, në atë kohë gjimnaziste në Shkollën Normale Femërore të Korçës. U fejuan pas tre vitesh dhe pas pesë vitesh u martuan, duke u bërë prindër të pesë fëmijëve. Pas martesës, Kostaqi shkoi me studime në Firence, nga u kthye në vitin 1936 për t’u vendosur më vonë me familjen, në qytetin e tij dhe të Elenit, Berat ku të dy iu kushtuan mësimdhënies, por pati edhe një mision tjetër të veçantë gjatë kësaj periudhe Kostaq Stefa, që përputhej me karakterin e trashëguar të një familjeje patriote dhe të kultivuar të një boy scout-i. Atij iu ngarkua shoqërimi deri në kufi i një grupi mjekësh dhe infermierësh amerikanë, të cilëve u kishte rënë avioni në Shqipëri në nëntor 1943. U kthye në shtëpi në janar 1944 pasi kishte vënë veten në rrezik për disa muaj, por kush mund ta mendonte që pas vetëm 4 vitesh, në mes të janarit 1948 do të dënohej me pushkatim si agjent i amerikanëve. Amerikanët jo vetëm që nuk konsideroheshin më aleatë, por kushdo që kishte pasur të bënte me ta, po dënohej. Nxënësit e Harry Fultz-it ishin në krye të listës. Kur e thirrën Elenin në hetuesi e pyetën nëse Harry Fultz-i kishte qenë në shtëpinë e tyre dhe çfarë mbledhjesh ishin bërë aty nën drejtimin e tij. Asnjëra nga të dyja nuk kishte ndodhur, por të dyja dhe më shumë janë shkruar në akuzat për Kostaq Stefën që do ta çonin atë drejt pushkatimit.

Bashkë me Hamit Myftiun (ish-deputet), Tajfur Haznedarin dhe Baba Bedri Cakranjin mëngjesin e 3 marsit u pushkatuan të lidhur me zinxhirë, pranë përroit të Uznovës, në Berat. Ato çaste po niste një ditë e re. Kostaq Stefa ishte 42 vjeç. Vajza e vogël, atë ditë mbushte 1 vjeç. Ai mëngjes duhet të kishte qenë një nga ato mëngjese kur besohet se jeta është e bukur. /kujto.al

Tags: EleniHarry FultzKostaq Stefa

TË LIDHURA

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
“Zoti kryeministër, edhe futbolli ka mbetur në duart tuaja”, Shtubina i bën apel Ramës

“Zoti kryeministër, edhe futbolli ka mbetur në duart tuaja”, Shtubina i bën apel Ramës

LISTA/ Ja 10 filmat më të bukur me futboll që mund t’i ndiqni gjatë kësaj kohe në shtëpi

LISTA/ Ja 10 filmat më të bukur me futboll që mund t’i ndiqni gjatë kësaj kohe në shtëpi

Koronavirusi/ Nuk iu bindën urdhrave të shtetit, plas sherri në aeroportin e Kievit (VIDEO)

Koronavirusi/ Nuk iu bindën urdhrave të shtetit, plas sherri në aeroportin e Kievit (VIDEO)

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Ja se si të shpëtoni nga dhjami në mëlçi
Kuriozitete

Ja se si të shpëtoni nga dhjami në mëlçi

by mirseda
22:44 | 09/07/2025
0

Shumica prej nesh shqetësohemi për grumbullimin e dhjamit në trupin tonë, qoftë për arsye estetike, por edhe...

Trump: Mundësi reale për armëpushim në Gaza këtë ose javën tjetër

Trump: Mundësi reale për armëpushim në Gaza këtë ose javën tjetër

22:13 | 09/07/2025
Dilema e vetme e Vllaznisë/ Gurishta si qendërmbrojtës

Dilema e vetme e Vllaznisë/ Gurishta si qendërmbrojtës

21:53 | 09/07/2025
‘Salianji është viktimë e Berishës’, Meçe zbulon prapaskenat në PD: Kur hyri në seli…

‘Salianji është viktimë e Berishës’, Meçe zbulon prapaskenat në PD: Kur hyri në seli…

21:20 | 09/07/2025
Verë me rrezik, rritet numri i pickimeve nga gjarpërinjtë

Verë me rrezik, rritet numri i pickimeve nga gjarpërinjtë

21:18 | 09/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com