Në fillim Federata, më pas klubet dhe tashmë lojtarët. Të gjithë duan mbështetje financiare nga Qeveria! Situata e krijuar së fundmi në futbollin shqiptar nga pandemia e Koronavirus, padyshim që ka nevojë për vëmendjen dhe mbështetjen e Qeverisë, për ta kaluar këtë moment të vështirë për futbollin shqiptar, i cili rrezikon eksiztencën.
Ndërkohë së fundmi nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ka qenë futbollisti i Vllaznisë, Ndriçim Shtubina, i cili i ka bërë apel që të ndihmojë futbollin
“Përshendetje zoti kryeminister! Te uroj te jesh mire, ti bashke me familjen tande. Te pergezoj per punen e mire qe po ben per popullin tone. Ne rradhe te pare dua qe te ndihmosh çdo shqiptar, por tani edhe futbolli ka mbetur ne duart tuaja. Ke bere stadiume te reja bashke me FSHF, tani ke rradhen te shpetosh futbollin sepse gjithe klubet e futbollit kane nevoje per ty. Me respekt, Ndriçim Shtubina– KF Vllaznia”