Kuriozitete

E thotë studimi/Nuk është Instagrami! Njihuni me aplikacionin më të përdorur në botë

               Publikuar në : 14:22 - 17/06/19 M. S

Ndoshta do të mendoni se Facebook-u ose Instagram-i bëjnë namin, por gaboheni. Një tjetër aplikacion është duke thyer rekordet, duke bërë që odo grupmoshë të krijojë varësi. Çdo ditë e më shumë, trendi i rrjeteve sociale është i pashmangshëm, duke u kthyer në një mjet jetese. Në bazë të një studimi të fundit kryer në këtë drejtim, ka dalë në përfundimin se një tjetër aplikacion po merr vëmendjen e përdoruesve.

Sensor Tower ka bërë një studim lidhur me aplikacionet më të popullarizuara, që janë shkarkuar mësë shumti në iOS dhe Android, dhe rezultoi që më i përdoruri është TikTok. Ai është dhe aplikacioni më popullor në botë, për të dytën herë për këtë vit.

Gjatë muajit shkurt, ky aplikacion është shkarkuar një miliard herë. Tik Tok ju ofron përdoruesve mundësinë që të bëjnë video të shkurtra me muzikë, dhe të komunikojnë me njëri-tjetrin. Aplikacioni i dytë më i përdorur në botë është Youtube, më pas vjen Instagram-i i cili së fundmi po preferohet nga përdoruesit, pasi ka bërë disa përditësime të reja.

Facebook-u renditet në vend të 5 dhe pas tij vjen Netflix.

Një nga aplikacionet që përdoret më shumë është dhe Study the Grait Nation, i cili ndodhet në vendin e 9. Ky është një aplikacion të cilin Partia Komuniste në Kinë, i detyron punonjësit dhe studentët që ta shkarkojnë.

Ndërkohë aplikacioni Gmail ndodhet në vendin e 10. Kurse Snapchat i cili mendohej si një nga më të dashurit dhe më trendy nga përdoruesit, habit me renditjen e tij, pasi ndodhet në vendin e 14.

Zhvillimi i teknologjisë dhe përdorimi i rrjeteve sociale vitet e fundit kanë mbërthyer para kompjuterave dhe smartfonëve adoleshentët dhe të rinjtë në mbarë botën. Sipas psikologëve, komunikimi për një kohë të gjatë online përmes rrjeteve sociale, i shkëput njerëzit nga bisedat dhe kontaktet ballë për ballë, duke e zhytur gjithmonë e më shumë drejt botës virtuale.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT