”E shkrova gjatë pandemisë”/ Basha zbulon detaje për librin “Misioni im”

Kryetari i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha i surprizoi të gjithë disa ditë më parë, teksa prezantoi librin e tij ”Misoni im”.

I ftuar në emisionin ”Kjo Javë”, Basha zbuloi edhe disa detaje rreth librit të tij. Libri është produkt i 2-3 muajve të parë të pandemisë, ndërsa në muajt e verës iu rikthye sërish e më pas u përgatit botimi.

Ndër të tjera, Basha u shpreh se për librin ka folur me disa miq, teksa në fillim ishte i pasigurt për ta shkruar.

Lulzim Basha: ”Le të themi pjesa më e madhe është konceptuar gjatë kohës të muajve të parë të pandemisë. Muajt e verës më kanë dhënë një mundësi t’i rikthehem dhe pastaj është bërë gati për botim. Do të thoja që thelbi, esenca e asaj që kanë sot në duar lexuesit e librit është produkt i dy tre muajve të parë të pandemisë.

Padiskutim kam folur me disa miq, jo direkt, se me thënë të drejtën nuk isha i bindur në fillim që ishte diçka që do të mund ta çoja deri në fund për shkak të presion që kisha edhe gjatë kohës së pandemisë. Ka qenë një kohë me angazhime të shumta politike, ju e mbani mend, pavarësisht se vendi u mbyll për dy muaj, sfidat ishin të mëdha, edhe detyrat e mia si kryetar i opozitës ishin të përditshme, të përdorshme do të thoja.

Kështu që ndërkohë që flisja me disa miq, një rreth të ngushtë miqsh, doja në radhë të parë të isha i sigurt që ajo që do të dilte do të ishte jo thjesht një rrëfim por diçka më shumë, një thirrje, një mision ndaj shqiptarëve për të bërë të mundur kapërcimin e dëshpërimit që u shumëfishua në ato muaj.”