Hollanda ndez motorët, fiton ndaj Letonisë në stadiumin e Amsterdamit me tifozë

Steven Berghuis dhe Luuk de Jong shënuan të dyja pjesët e lojës teksa Hollanda ndezi motorrët me kohë vonesë për kualifikimin për në Kupën e Botës me një fitore 2-0 ndaj Letonisë modeste ne ndeshjen e orës 18:00.

Hollandezët po kërkonin një përgjigje të fortë pas humbjes tronditëse 4-2 ndaj Turqisë në Stamboll të mërkurën në aktin hapës të fushatës së tyre në Grupin G.

Megjithatë, përkundër një sulmi intensive që nga fillimi (hollandezët patën 11 goditje në shënjestër në 25 minutat e para) atyre iu deshën shumë përpjekje, goditje në portë dhe goditje këndi për të shënuar dhe për të fituar duke arkivuar kështu 3 pikët e para.

Në ndeshjen tjetër të grupit, Turqia që duket në super formë ka mundur Norvegjinë e Halandit me rezultatin bindës 0-3 në transfertë dhe kryeson me pikë të plota..