E shtunë, 26 Shtator, 2020
19 C
Tirana

E rrallë/ Dy motrat: Shoqja na strehoi në ’97 pa asnjë lloj detyrimi

Më të lexuarat

U ekzekutua nga RENEA/ Çfarë u gjet brenda shtëpisë së të moshuarit në Elbasan

RENEA ka ekzekutuar sot Lefter Zhidrun, pas më shumë se 5 orësh rezistencë nga 71-vjeçari në banesën e tij. RENEA u fut nga tarraca e...

RENEA/ Kush e jep urdhrin e ekzekutimit? Eksperti tregon hapat që ndiqen

Një nga efektivët e RENEA ka treguar se si funksionon reparti RENEA në një situatë të ngjashme me ngjarjen e djeshme dhe kush janë...

“Kemi një specialist të ri që ka dalë në qarkullim”, Artan Hoxha zbardh detajet e forta të atentatit ndaj Preng Gjinit

Pak ditë më parë, 51-vjeçari Preng Gjini të cilit iu hodh makina në erë në Tiranë, nuk dha të dhëna të vlefshme për hetimin...

Prej 17 muajsh në kërkim, gjendet trupi i pajetë i 36-vjeçarit shqiptar në Greqi

Pas 17 muajsh kërkimi, është gjetur në Greqi trupi i pajetë i 36-vjeçarit shqiptar, Laert Beqaj. Ky i fundit humbi gjurmët mesnatën e 9...

“I kishte ardhur dita e perëndisë!”, ja çfarë thotë djali i madh i 71-vjeçarit që u ekzekutua në Elbasan (VIDEO)

71-vjeçari që u ekzekutua në përplasjen me forcat RENEA, ishte divorcuar dy herë më parë. Djali i Lefter Zhidrus ka thënë në një prononcim...

Ju atje “lart”, merreni videon e këtij burri që qan dhe shikojeni natë e ditë (VIDEO)

Nga: Mentor Kikia Ky burrë është një fermer në Korçë, i cili në janar i preu mollët që kishte mbjellë, sepse nuk e shiste dot...

Detaje tronditëse nga masakra në Elbasan/ Lefter Zhidru kishte lidhje me bandat në Elbasan, Vlorë dhe Sarandë

Grupi hetimor po kryen veprimet e fundit të këqyrjes së vendit të ngjarjes, pas masakrës në Elbasan. Në banesën e 71-vjeçarit Lefter Xhidru, janë...

“Pse i ndihmon kaq shumë njerëzit?”/ Rrëfimi prekës i Cunmulajt: Dua t’i ngjaj mamit sa thoi i gishtit të këmbës

Modelja e njohur, Emina Cunmulaj ishte ftuar sot në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, teksa ka bërë një rrëfim si asnjë herë më...

Ndodh e papritura në emisionin “Përputhen”, konkurrenti largohet me urgjencë nga studio (VIDEO)

Çdo ditë emisioni "Përputhen” në Top Channel ofron shumë surpriza. Me plot të papritura ishte emisioni i djeshëm, ku një nga protagonistët e ka...

“Zhidro u qëllua me snajper”/ Artan Hoxha: Nëse do shpërthente tritoli, rrafshohej pallati

Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur detaje të tjera nga ekzekutimi i Lefter Zhidros në Elbasan, nga forcat RENEA. Sipas gazetarit, nëse armatimi që 71-vjeçari kishte...

Dy motrat nga qyteti i Beratit rrëfyen në rubrikën ”Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan historinë e veçantë të jetës së tyre. Etleva dhe Teuta treguan se në vitin ’97, ato ishin në shkollë dhe jetonin në një konvikt në Elbasan sepse nuk kishin të afërm në atë qytet.

Konvikti nuk ishte në kushte të mira dhe vajzat ndiheshin të frikësuara për shkak të situatës në atë periudhë.

Por shoqja e tyre Blerina bisedon me prindërit dhe vendosin që t’i mirëpresin në shtëpinë e tyre.

Motrat tregojnë se aty u ndjenë si në shtëpinë e tyre dhe ata u bënë familja e dytë për to duke iu dhuruar përkrahje, mbrojtje dhe dashuri.

Teuta: Etleva vjen dy javë pas meje dhe që ditën e parë që shkon në auditor takohet me shoqërinë e saj dhe një ndër to dhe shoqja jonë e shtrenjtë Blerina.

Etleva: Më tha Etleva ti ku qëndron. Në konvikt i thashë. Po pse, nuk ke frikë nga këto që po ndodhin. Kam po ç’të bëj thashë, se nuk kam asnjë person të njohur dhe të afërm këtu në Elbasan. Heshti për momentin, nuk më foli të më kthente përgjigje, seç bisedoi në familjen e saj, ne edhe sot e kësaj dite nuk jemi në dijeni të bisedës së tyre, por ditën tjetër kur kthehemi sërish në ambientet e Universitetit më thotë: Etleva ti sëbashku me motrën do vini të qëndroni në familjen tonë. U emocionova Ardit, nuk kam si t’i shpjegoj ato emocione.

Ardit Gjebrea: Ju i njihnit prindërit e shoqes tuaj?

Etleva: Jo absolutisht nuk i njihnim, njihja vetëm motrën e Blerinës, Anilën sepse ishte pedagogia ime e Italishtes. Edhe ajo si Blerina reflektonte një qetësi, mirësi.

Ardit Gjebrea: Normal e ka emrin Anila!

Etleva: Patjetër, Anilat të gjitha janë shumë të mira! Ngurova që t’i ktheja përgjigje, që po do të vij të qëndroj sepse emocionet të jetosh në një familje të panjohur, aq më tepër që pedagogia ime do të bashkëjetonte më mua për një kohë.

Ardit Gjebrea: Po shkuat?

Etleva: Me familjen nuk kishim komunikuar që t’iu thonim prindërve që ne na ka ftuar Blerina për të jetuar në këtë periudhë të keqe atje, telefonat nuk ishin si sot që ne të komunikonim.

Ardit Gjebrea: Pra bëhet fjalë për 23 vite më parë?

Etleva: Po!

Ardit Gjebrea: Dhe shkuat tek shtëpia e Blerinës?

Etleva: Përfundimisht Ardit shkuam tek shtëpia e Blerinës!

Ardit Gjebrea: Cili ishte momenti i parë?

Etleva: Momenti i parë ishte se si do përballeshim me prindërit e saj.

Ardit Gjebrea: Si ishin ata?

Etleva: Ata ishin dy njerëz të mrekullueshëm, në sytë e tyre rezultonte një qetësi.

Ardit Gjebrea: Ju liruan një dhomë?

Etleva: Po na liruan një dhomë, ku ne qëndronim të dyja, studionim, ndiheshim si në shtëpinë tonë, na mirëpritën me fjalë të ëmbla, të ngrohta.

Ardit Gjebrea: Ju ushqeheshit aty, mëngjes, drekë, darkë?

Etleva: Mëngjes, drekë, darkë.

Ardit Gjebrea: Pra u kthye në një shtëpi tjetër për ju?

Etleva: Po kundrejt asnjë lloj detyrimi./tvklan.al

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Njerku abuzon me 14-vjeçaren në Durrës, nëna e denoncon në Polici

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja në Durrës ku një 39-vjeçar dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur...

Pas Kukësit dhe Dibrës, votohet në qarkun e Gjirokastrës. Zbardhen emrat e kandidatëve të PD

Demokratët e Qarkut të Gjirokastrës do të votojnë të dielën për kandidatët e propozuar nga anëtarësia, të cilët kanë kaluar filtrin paraprak të verifikimit...

Balla: 83 mijë të punësuar më shumë në biznesin e vogël se në vitin 2013

Deputeti i PS Taulant Balla thotë se ekonomia e vendit ka shënuar rritje. Duke iu referuar dokumenteve në regjistrat e llogarive të shtetit, Balla shorehet...

Vajza e Sabianit pozon topless, e fotografon i ati

Vajza e këngëtarit të njohur Sabiani, Keisi Medini, ka publikuar së fundmi disa foto e shtrirë në krevat dhe duke pozuar topless. E menjëherë pas...

Qytetarja nga Lezha: Pallati i pabanueshëm, se dimë çfarë do ndodhë me ne

Tërmeti i 26 nëntorit la me mijëra objekte të pabanueshme në qytetin e Lezhës. Një ndër to ishte dhe banesa e qytetares Drane Fane....