Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Manskuri të Kavajës. Forcat e policisë kanë gjetur një brenda një automjeti një kufomë të djegur.
Mësohet se kufoma i përket një 45-vjeçareje të identifikuar si Fëllënxa Shirja.
Ngjarja merr përmasa më të tmerrshme, pasi bashkëshorti i saj Bilbil Shirja është gjetur i vetëvarur në një pemë.
”Më datë 10.04.2021, rreth orës 11:45, në fshatin Manskuri, Kavajë, është gjetur i djegur plotësisht një mjet. Brenda mjetit është gjetur një kufomë e djegur, e cila dyshohet se i përket shtetases me iniciale F. Sh., 45 vjeçe. Nga kontrolli i zonës përreth është gjetur i vetëvarur në një pemë bashkëshorti i saj, shtetasi B. Sh., 48 vjeç.”, informon policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin dhe zbulimin e rrethanave te ngjarjes.