Burri dogji të gjallë gruan dhe u vetëflijua/ Detaje nga tragjedia në Kavajë

Zbulohen detaje të reja nga tragjedia e dyfishtë e ndodhur në fshatin Manskuri të Kavajës, ku u gjetën të pajetë një çift bashkëshortësh.

Mësohet se Bilal Shirja ka djegur fillimisht makinën, brenda së cilës u gjet dhe kufoma e gruas së tij, Thëllënxa Shirja, dhe më pas, i ka dhënë fund jetës së tij duke u vetëvarur në një pemë.

Ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur për shkaqe xhelozie. Mjeti i djegur është gjetur në orën 11:45 ndërsa më pas u vu re trupi i djegur brenda.

”Më datë 10.04.2021, rreth orës 11:45, në fshatin Manskuri, Kavajë, është gjetur i djegur plotësisht një mjet. Brenda mjetit është gjetur një kufomë e djegur, e cila dyshohet se i përket shtetases me iniciale F. Sh., 45 vjeçe. Nga kontrolli i zonës përreth është gjetur i vetëvarur në një pemë bashkëshorti i saj, shtetasi B. Sh., 48 vjeç.”, informi policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin dhe zbulimin e rrethanave te ngjarjes.