Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

E rëndë/ I moshuari abuzon sekualisht me të sëmurën mendore, Prokuroria zbut akuzën

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
E rëndë/ I moshuari abuzon sekualisht me të sëmurën mendore, Prokuroria zbut akuzën

“Fiks Fare” solli sot në mbrëmje, historinë e rëndë të abuzimit të një vajze me probleme të shëndetit mendor nga një i moshuar.

Një 22-vjeçare me probleme të shëndetit mendor është abuzuar seksualisht nga fqinji i saj 71-vjeçar. Ky i fundit kapet “mat” nga babai i vajzës duke e abuzuar seksualisht.

Gjendja shëndetësore e 22-vjeçares është e rënduar dhe për këtë ajo e ka të pamundur komunikimin, përveç lëshimit të pasthirrmave. Për këtë arsye është shumë e vështirë të kuptohet nëse kjo ishte hera e parë apo vajza është abuzuar rregullisht.

71-vjeçari po hetohet i lirë, pasi sipas prokurorisë nuk ka prova konkrete edhe pse në momentin që 71-vjeçari është kapur në flagrancë ka pranuar fajin. Abuzimin seksual me 22 vjeçaren me probleme të shëndetit mendor e konfirmon edhe akti i ekspertizës mjeko-ligjore, ku thuhet se vajza paraqet deflorim të vjetër.

Fiksi ishte në shtëpinë e 22-vjeçares, e cila jeton me prindërit në një fshat të Poliçanit. Babai dhe nëna me lot në sy tregojnë që vajza e tyre ka shfaqur probleme të shëndetit mendor që në moshën 2-vjeçare. Nuk flet dhe komunikon, vetëm nëpërmjet pasthirrmave. Ajo nuk e dallon dot të mirën nga e keqja, është shumë e vështirë për të, pasi ka ndenjur gjithmonë brenda mureve të shtëpisë. Babai tregon se e kanë ruajtur gjithmonë dhe për këtë arsye e kanë mbajtur në shtëpi.

”Por është pikërisht në këtë shtëpi që e kemi ruajtur për kaq vjet që vajza është abuzuar.” Nuk e dija, se po ta dija nuk do ta fusja kurrë fqinjin në shtëpi.” -thotë babai.

Ai çohet në këmbë dhe tregon divanin ku gjeti fqinjin e tij tek qëndronte i shtrirë mbi vajzën, mbuluar me batanije po tentonte të kryente aktin e turpshëm. Në momentin kur babai kishte hyrë në shtëpi, vajza ish shkëputur nga i moshuari dhe ish hedhur për ndihmë në këmbët e të atit.

Ndërsa fqinji i kapur mat e kish pranuar aktin e turpshëm duke thënë “Për këtë që të bëra unë ty, më vrit”. Por atë natë të 3 Majit të vitit 2019, babai vendosi të thërriste policinë për ta hetuar ngjarjen, duke mos bërë vetgjyqësi.

Pas ngjarjes nisi edhe hetimi i policisë. Për shkak të moshës së thyer dhe faktit që ishte i sëmurë, u vendos që 71-vjeçari te hetohej i lirë. Sipas babait të vajzës së abuzuar, ai tani del nëpër fshat edhe pretendon se nuk ka bërë asgjë, duke acaruar edhe më shumë situatën, madje ai ka arritur deri aty sa ka menduar vetëgjyqësinë.

Akti i ekspertizës, e nxjerrë vajzën të defloruar të vjetër, ç’ka do të thotë që vajza kish kohë që abuzohej. Mjeku ligjor e kish marrë aq seriozisht aktin e ekspertizës së vajzës, sa i kishte ngatërruar emrin me dikë tjetër, duke vonuar kështu edhe dërgimin e aktit pranë prokurorisë.

Prokurori i çështjes Tasim Puçi, gjatë takimeve me babain i thotë se ty të është bërë një dëm moral, ne do ta çojmë çështjen në Gjykatë, ku ti mund të kërkosh dëmshpërblim dhe është gjykata ajo që do të vendosë. Kur babai i thotë se po zvarritet ai i thotë që këto gjëra bëhen avash avash. “Gjëja ruhet sa mos të ndodhi, se po ndodhi, këto punë ke, deri sa të mbarojnë gjyqet” shprehet prokurori.

Çështja aktualisht i është kaluar gjykatës e cila ka bërë vetëm seancë paraprake dhe nuk ka vendosur akoma datën për nisjen e gjykimit të çështjes./Top Channel

Tags: abuzoni moshuariProkuroriatë sëmurën mendorezbut akuzën

TË LIDHURA

Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja
Aktualitet

Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

22:08 | 13/12/2025
Elisabeta Katiaj humbi jetën në aksident, Spiropali: Samiti i 6-të i Gruas shtyhet në nder të saj
Aktualitet

Elisabeta Katiaj humbi jetën në aksident, Spiropali: Samiti i 6-të i Gruas shtyhet në nder të saj

20:49 | 13/12/2025
Ngordhje masive e shpendëve në Portëz të Fierit, rrezik për shëndetin publik
Aktualitet

Ngordhje masive e shpendëve në Portëz të Fierit, rrezik për shëndetin publik

19:53 | 13/12/2025
Next Post
Studimi/ Sa kohë i duhet një të riu në Shqipëri për të gjetur punë

Studimi/ Sa kohë i duhet një të riu në Shqipëri për të gjetur punë

A ndodhet Italia para një krize të re qeveritare?

A ndodhet Italia para një krize të re qeveritare?

Shifrat, rritet numri i azilkërkuesve në Evropë/ Kush kryesojnë

Shifrat, rritet numri i azilkërkuesve në Evropë/ Kush kryesojnë







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025
U hodh nga ura më e lartë në Ballkan, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës

U hodh nga ura më e lartë në Ballkan, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës

09:11 | 09/12/2025




TË FUNDIT

Vjosa Osmani kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani
Kosovo

Vjosa Osmani kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani

by mirseda
22:41 | 13/12/2025
0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot është pritur në Selinë e Shenjtë, në audiencë nga...

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari

22:29 | 13/12/2025
Reagimi i ish-banores ndez debat jashtë BBVK, thumb ndaj Olta Gixharit

Reagimi i ish-banores ndez debat jashtë BBVK, thumb ndaj Olta Gixharit

22:24 | 13/12/2025
Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

22:08 | 13/12/2025
Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë

Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë

21:15 | 13/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com